LIVE UPDATES
Bota

A i shkon në dobi propagandës së Kremlinit sulmi i Hamasit?

Rusia nuk pozicionohet as me Izraelin, as me Hamasin. Moska gjithashtu fajëson Perëndimin për përshkallëzimin e dhunës.

11 Tetor 2023, 08:04 Nga A.B
A i shkon në dobi propagandës së Kremlinit sulmi i Hamasit?
Mbledhja

Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule janë me ngjyrë të bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit izraelit. Gratë ruse vijnë në ambasadën izraelite në Moskë për të shprehur simpatinë e tyre për viktimat e sulmit të Hamasit në Izrael. Oficerët po kontrollojnë dokumentet e tyre. Nuk ka incidente, gjithçka mbetet e qetë deri në mbrëmje. Po aq e qetë sa është edhe përballë përfaqësisë palestineze në kryeqytetin rus.

Rusia tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me të dyja palët, si me Izraelin ashtu edhe me palestinezët, por në të njëjtën kohë është e distancuar nga të dyja palët, deklaron në një intervistë për DW eksperti rus i Lindjes së Mesme, Ruslan Suleimanov, i cili jeton në Azerbajxhan. "Marrëdhëniet janë ende pjesërisht të bazuara në besim, edhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe pasi marrëdhëniet me Izraelin u përkeqësuan pjesërisht."

Në lidhje me këtë, Suleimanov kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov nga maji 2022. Në atë kohë, Lavrov, duke iu referuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pohoi se "antisemitët më të zellshëm" janë vetë hebrejtë. Qeveria izraelite e dënoi këtë deklaratë të Lavrovit. Ministri i Punëve të Jashtme Jair Lapid e quajti atë "një deklaratë të pafalshme, skandaloze, një gabim të tmerrshëm historik". Por pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë "e pariparueshme”, përfundon Suleimanov.

Intensifikimi i kontakteve me Hamasin

E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e Kremlinit ndaj Hamasit, të cilinBE, SHBA dhe Izraeli e konsiderojnë organizatë terroriste. "Këto kontakte janë intensifikuar kohët e fundit. Përfaqësuesit e Hamasit kanë ardhur gjithnjë e më shpesh në Moskë, herën e fundit në mars të këtij viti." Ky ekspert nuk beson se Kremlini ishte informuar për sulmin e madh të planifikuar nga Hamasi radikal islamik ndaj Izraelit. "Edhe ushtria izraelite dhe shërbimi i inteligjencës ishin krejtësisht të befasuar”. Në të vërtetë, një skenar i tillë nuk përjashtohej në parim as në Moskë. Por askush nuk e priste një shkallë të tillë, thotë eksperti i Lindjes së Mesme.

Gjëra të ngjashme sheh edhe politologia nga Moska, Jelena Suponina. Udhëheqja në Kremlin nuk dinte asgjë, ajo është e sigurt për këtë. Dhe në një intervistë për Deutsche Wellen, ajo thotë se dyshon që Rusia mund të kontribuojë në ndonjë gjë të konsiderueshme për të shmangur një sulm.

Arsyeja për këtë është fakti, se Kremlini aktualisht ka prioritete të tjera, përkatësisht Ukrainën. Përveç kësaj, Saponina supozon se Moska aktualisht po përpiqet të koordinohet në lidhje me këtë konflikt me partnerët e saj arabë, kryesisht Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin. Në të njëjtën kohë, Rusia nuk do të marrë asnjë anë dhe nuk do të veprojë kundër "veprimtarive terroriste".

Moska zyrtare e ka dënuar vërtet përshkallëzimin aktual të konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ministria e Punëve të Jashtme ruse e quajti atë "rezultat i një rrethi vicioz dhune" dhe kërkoi përmbajtje. Propagandistët rusë, të cilët e diskutojnë atë në mediat besnike të Kremlinit, në thelb mbrojnë tri teza kryesore: se përshkallëzimi u shkaktua nga gabimet e Perëndimit, se luftërat janë bërë normale dhe se tani rusët, të cilët (për shkak të luftës kundër Ukrainës) shkuan në Izrael, do të kthehen në Rusi.

Fajtorë janë "të marrët" nga Perëndimi

Teza se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-ja, është fajtor për sulmet e Hamasit, është veçanërisht e preferuar për ish-presidentin rus Dmitry Medvedev. Kreu aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse në profilin e tij në Telegram etiketoi SHBA-në si "lojtar kyç". Në të njëjtën kohë, Medvedev bën një lidhje gjeopolitike me luftën ruse kundër Ukrainës. Konflikti në Lindjen e Mesme është pikërisht ajo që "Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të jenë më të shqetësuar”, thotë ai. Në vend të kësaj, "të çmendurit" nga Uashingtoni "ndërhynë duke ndihmuar neo-nazistët dhe duke provokuar një konflikt midis dy popujve që janë afër njeri-tjetrit" (rusët dhe ukrainasit. shën.red.), thotë Medvedev.

Eksperti i Lindjes së Mesme Ruslan Suleimanov nuk i merr seriozisht fjalët e Medvedevit. "Ai është shumë larg realitetit, ai nuk ka pasur asnjë ndikim për një kohë të gjatë," thotë Suleimanov. Megjithatë, Medvedev përfaqëson mendimin e Kremlinit se Perëndimi provokoi konflikte të tilla. Por kjo është një teori e pastër konspirative, sepse konflikti palestinezo-izraelit në realitet ka arsye krejtësisht të ndryshme, thotë ai.

Suleimanov beson se Kremlini po përfiton nga përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme. "Së paku, sulmi e largon vëmendjen nga ajo që ushtria ruse po bën në Ukrainë." Për të, çdo gjë tjetër është propagandë për përdorim të brendshëm rus. Në të njëjtën kohë, shumica e rusëve nuk janë të interesuar për konfliktin midis palestinezëve dhe izraelitëve, sepse ky konflikt është shumë larg tyre dhe është shumë e ndërlikuar, beson eksperti i Lindjes së Mesme.

Kjo mund të jetë e vërtetë për shumicën, por jo për të gjithë. Ndryshe nuk do të vendoseshin lule para ambasadës izraelite në Moskë, e as nuk do të kishte një grua me një pankartë ku shkruhej "Jo terrorit”. Por sipas mediave, ajo nuk ka qëndruar gjatë atje. Policia e arrestoi./DW

hamas kremlin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet