LIVE UPDATES
Bota

Bota islamike “bashkëpunon me Kinën” në shtypjen e ujgurëve

4 Korrik 2021, 11:43 Nga DOSJA
Bota islamike “bashkëpunon me Kinën” në shtypjen e

Në vitin 1997, Qeveria e Pakistanit ka dëbuar 14 ujgurë, të akuzuar nga Pekini për terrorizëm. Është thënë se ata kanë bërë komplot për të ndarë Ksinjiangun – provincën perëndimore të Kinës, të banuar me shumicë myslimane – nga pjesa tjetër e vendit. Me të arritur përtej kufirit me Kinën, ata janë ekzekutuar.

Sipas një databaze të re, të publikuar më 24 qershor, ky rast është i pari i dokumentuar i ujgurëve të ekstraduar me kërkesë të Kinës.

Në total, databaza përfshin 1.546 raste të ndalimit dhe dëbimit në 28 vende – nga incidenti i vitit 1997 deri në mars, 2021.

Databaza, e titulluar Shtypja Transnacionale e Ujgurëve në Kinë, është një nismë e përbashkët e Shoqatës Oxus për Çështje të Azisë Qendrore dhe Projektit Ujgur për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tregon se fushata e Kinës kundër ujgurëve ka marrë karakter global, duke u zgjeruar me shpejtësi nga Azia Qendrore dhe Jugore në Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi Juglindore.

Raporti nga databaza dokumenton se si qeveritë – kryesisht nga vendet me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme dhe Azi – kanë bashkëpunuar me Pekinin për të vëzhguar, ndaluar dhe riatdhesuar ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane nga Kina, që janë larguar nga Ksinjiangu.

“Ka pasur shumë kritika kundër vendeve me shumicë myslimane për heshtjen e tyre ndaj Ksinjiangut dhe shtypjen e ujgurëve”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Bradley Jardine, drejtor i hulumtimit në Oxus dhe autor kryesor i raportit.

“Kjo databazë tregon se nuk është vetëm hipokrizi e botës islamike, por edhe bashkëpunim aktiv me Kinën”, është shprehur Jardine.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vlerësojnë se 1 milion ose më shumë ujgurë, kazakë dhe myslimanë të tjerë janë ndaluar në kampe të internimit në Kinë. Shumë ish-të paraburgosur thonë se u janë nënshtruar përpjekjeve për indoktrinim, abuzimit fizik e madje edhe sterilizimit.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe disa parlamente perëndimore i kanë përshkruar veprimet e Kinës në Ksinjiang si gjenocid, por shumica e qeverive të shteteve me shumicë myslimane – të cilat kanë lidhje të ngushta financiare dhe politike me Pekinin përmes Nismës së Rripave dhe Rrugëve të Kinës (BRI) – kanë qëndruar të heshtura ndaj çështjes.

Sipas raportit, përpjekjet për të shënjestruar ujgurët dhe për t’i detyruar të kthehen në Kinë janë intensifikuar prej vitit 2017, kur Pekini besohet se ka nisur programin e tij të internimit masiv në Ksinjiang.

“Përmes këtyre praktikave, Qeveria e Kinës është në gjendje të rrisë shtypjen dhe kontrollin mbi ujgurët përtej kufijve sovranë”, thuhet në raport.

Qeveria e Kinës fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve në Ksinjiang, por më vonë ka thënë se këto qendra të “aftësimit profesional” janë të nevojshme për të luftuar ekstremizmin islamik.

Autoritetet kineze, prej kohësh, i kanë parë me dyshim ujgurët dhe separatistët radikalë ujgurë kanë kryer disa sulme.

Në raport thuhet se trazirat etnike të vitit 2009 në kryeqytetin e Ksinjiangut, Urumki, kanë qenë pikë kthese për Pekinin.

Rreth 200 njerëz kanë vdekur në këto trazira – shumica e tyre pjesëtarë të komunitetit hans. Sulmet e kanë përshkallëzuar situatën e sigurisë në Ksinjiang në vitet në vijim dhe kanë nxitur hakmarrje të shpejtë nga Pekini, në emër të luftimit të ekstremizmit.

Sipas Jardine, kjo ka çuar në largimin e shumë ujgurëve nga Kina, të cilët kanë kërkuar azil dhe status refugjati gjetkë në botë.

“Kjo e ka detyruar Kinën të ketë një shtrirje më globale, ndërsa më parë ishte e përqendruar në zonat fqinje, si Azia Qendrore dhe Pakistani”, ka thënë Jardine.

Databaza nxjerr në pah tri faza të Kinës kundër ujgurëve.

E para është përqendruar kryesisht në zonat fqinje me diasporë ujgure, përkatësisht në Azinë Qendrore dhe Jugore. Në këtë fazë, nga viti 1997 deri më 2007, 89 ujgurë janë ndaluar ose dërguar në Kinë.

Faza e dytë, nga viti 2008 deri më 2013, është zgjeruar në 15 vende dhe ka pasur në shënjestër 130 individë.

Faza e tretë, nga viti 2014 deri në mars, është përshkallëzuar ndjeshëm, me 1.327 persona të ndaluar ose ekstraduar nga 20 vende.

Të dhënat tregojnë një përqendrim të madh në vendet me shumicë myslimane: 647 raste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe 665 raste në Azinë Jugore.

Sipas të dhënave, 1.151 raste kanë qenë ujgurë të arrestuar në vendet nikoqire, ndërsa 395 kanë qenë dëbime ose ekstradime përsëri në Kinë.

“Këta numra janë vetëm një pikë në kovë. Ne jemi të kufizuar vetëm në njerëz që flasin, por ka shumë më tepër raste të paraportuara që thjesht nuk i dimë”, ka thënë Jardine.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka bërë tituj lajmesh së voni, kur, në një intervistë për mediumin amerikan Axios, ka refuzuar të pranojë ose dënojë abuzimet e pretenduara me të drejtat e njeriut në Ksinjiang. Islamabadi dhe Pekini mbajnë lidhje të forta dhe Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan, në vlerë prej miliarda dollarësh, mbetet projekti kryesor i Nismës së Rripave dhe Rrugëve të Kinës.

Por, sipas databazës, bashkëpunimi i Pakistanit me Kinën, sa u përket ujgurëve, është me dekada i vjetër dhe u paraprin investimeve të shtuara të Pekinit.

“Nuk ka prova për marrëveshje zyrtare për monitorimin e aktiviteteve të ujgurëve, por aktivitetet e Pakistanit në fund të viteve 1990 kanë lënë të kuptohet se një e tillë është arritur, formalisht ose ndryshe”, thuhet në raport.

Ngjashëm, avokatët e grupeve ujgure kanë paraqitur prova të reja në Prokurorinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, që tregojnë se Qeveria e Taxhikistanit ka bashkëpunuar me Pekinin për të kthyer ujgurë në Kinë. Ankesa po ashtu thotë se autoritetet taxhike kanë ndihmuar në lehtësimin e kthimit të ujgurëve nga Turqia në Kinë.

Turqia mbetet një vend i rëndësishëm për komunitetin e gjerë ujgur.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka mirëpritur ujgurët për shumë vite. Rreth 40.000 ujgurë jetojnë sot në Turqi. Erdogan ka qenë kritik ndaj politikave të rënda të Kinës në Ksinjiang, por, kohët e fundit, i ka zbutur vërejtjet e tij, pasi Ankaraja është afruar ekonomikisht me Kinën.

Në dhjetor, Pekini ka ratifikuar një traktat ekstradimi me Turqinë, që daton nga viti 2017. Por, Parlamenti turk nuk e ka bërë ende një gjë të tillë. Ujgurët frikësohen se ratifikimi i mundshëm mund të çojë në ekstradimin e shumë prej tyre në Kinë, me kërkesë të Pekinit.

”Turqia shihej dikur si strehë e sigurt, por jo më”, ka thënë Jardine.

Sipas tij, Perëndimi duhet të fillojë të shikojë tani zgjerimin e kuotave të refugjatëve.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bota islamike shypja e ujgureve bota islamike shypja e ujgureve

Sondazh

Poll
Bota 4 Korrik 2021, 07:07

FILIPINE– Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.Të paktën 17 persona janë vrarë, ndër...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë