LIVE UPDATES
Bota

Me hyrjen në fushatë zgjedhore, nisin goditjet ndaj opozitës në Rusi

4 Korrik 2021, 08:58 Nga DOSJA
Me hyrjen në fushatë zgjedhore, nisin goditjet ndaj opozitës

RUSI– Në një kohë kur sondazhet publike po tregojnë një rënie të mbështetjes për partitë pro presidentit Putin, përpara zgjedhjeve të planifikuara parlamentare të vjeshtës, Kremlini ka nisur të zbatojë një strategji të re fushate: “pastrimin e terrenit” nga sfiduesit e mundshëm. Nga Moska, raporton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Charles Maynes.

Pas arrestimit dhe dënimit të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni në fillim të këtij viti, Kremlini ka rritur presionin ndaj kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, realë apo të perceptuar, përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës. Një gjykatë e etiketoi në qershor si organizatë “ekstremiste”, fondacionin antikorrupsion të zotit Navalni gjatë një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura, një vendim që nxiti shpërbërjen e organizatës dhe që praktikisht ndalon anëtarët e saj të jenë pjesë e jetës politike në të ardhmen.

Ndërkohë, politikanë të tjerë kryesorë të opozitës, si dhe anëtarë të familjeve të tyre, papritur e gjetën veten përballë hetimesh penale. Një lëvizje e ndërmarrë për t’i detyruar ata që t’i japin fund fushatave zgjedhore e të largohen nga vendi.

“Sigurisht, arsyeja kryesore janë zgjedhjet parlamentare. Kremlini dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur vetëm për të hequr qafe kundërshtarët e fortë të tij”, thotë Dmitry Gudkov, politikan i opozitës në mërgim.

Pas këtyre masave thonë kritikët, qëndron popullariteti në rënie, para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, i partisë qeverisëse të Kremlinit, Rusia e Bashkuar.

“Rregullat kanë ndryshuar plotësisht që nga viti 2019, kështu që aktualisht është pothuajse e pamundur që një kandidat i pavarur, ose një kandidat serioz i opozitës, jo vetëm të zgjidhet, por edhe të regjistrohet”, thotë Boris Kagarlitsky, i Shkollës së Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë.

Forcat e linjës së ashpër brenda Kremlinit duken të etur për të shmangur përsëritjen e gabimeve të zgjedhjeve të kaluara, kur shkeljet ligjore gjatë ditës së votimit çuan në një rritje të protestave në rrugë. Ata që janë futur në një listë qeveritare të ashtuquajtur lista e të padëshiruarve, thonë se është më lehtë për autoritetet t’i burgosin kandidatët e ardhshëm me çdo mjet të nevojshëm.

“Është më e thjeshtë ta heqësh diçka nga rrënjët sesa ta lejosh që situata të zhvillohet, sepse është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas dhe si do të reagojë shoqëria. Pse të rrezikosh kur thjesht mund të fusësh njerëz në burg?!”, thotë ajo.

Vëzhguesit thonë se është provë drejt rritjes se autoritarizmit ndërsa Presidenti Putin hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet mbështetur nga reforma të diskutueshme kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet deri në vitin 2036.

“Regjimet autoritare funksionojnë në bazë të një parimi, që atë që kontrollon sot, duhet ta kesh edhe më shumë nën kontroll në të ardhmen”, thotë analist politik Kiril Rogov.

Në takimin e tij me Presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, udhëheqësi rus Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet për një goditje të opozitës, duke thënë se ligji synonte ata që mbështeten hapur nga Uashingtoni.

“Këto janë organizata dhe njerëz që reklarojmë politikën e Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë. Si duhet t’i trajtojmë ne ata?!”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti Biden thotë se administrata e tij do të vazhdojë t’i bëjë presion Kremlinit mbi çështje të të drejtave të njeriut në vend. Por kjo nuk e lehtëson barrën për kandidatët e mundshëm, që janë penguar të hyjnë në garën zgjedhore, apo për mbështetësit e tyre, të cilëve u ngushton çdo ditë mundësitë për të zgjedhur në fletën e votimit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fushata zgjedhore ne rusi opozita ruse fushata zgjedhore ne rusi opozita ruse

Sondazh

Poll
Bota 4 Korrik 2021, 07:07

FILIPINE– Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.Të paktën 17 persona janë vrarë, ndër...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë