LIVE UPDATES
Politike

“Të të vijë turp”/ Manjola Cakoni thotë se u kërcënua nga Rama: Denoncova dhe më morën në telefon nga kryeministria

10 Shtator 2020, 11:41 Nga DOSJA
“Të të vijë turp”/ Manjola Cakoni thotë se u

TIRANË- Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Grida Duma publikoi dëshminë e fortë të Manjola Cakonit, dhe akuzon kryeministrin se ka përdorur djalin e vogël për propagandë. Vetë Manjola thotë se është kërcënuar dhe thotë se ndoshta “Rama kërkon që të më shohë edhe mua të vdekur, të bëhemi tre viktima nga tërmeti”. Manjola Cakoni thotë se pas denoncimit të rastit në televizion, ku tha se nuk ka marrë dëmshpërblim pas tërmetit, ka përfunduar në spital me serume dhe se kur është kthyer, telefoni ka rënë në shtëpi. Receptori është ngritur nga mamaja e saj, e cila është përballur me “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”. 

DËSHMIA E MANJOLA CAKONIT: 

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

U përpoqa dje të sjell në vëmendjen e shqiptarëve kalvarin e një historie të trishtë të familjes Cakoni. Është familja që u kthye në simbol të propagandës së Ramës gjatë tragjedisë së Thumanës në tërmetin e nëntorit. Simbol, edhe pse me humbjen e tyre u ngrit një kalvar propagande e Ramës që u shfrytëzua pa asnjë kufij.  Tragjedia e kësaj familjeje e humbjes së jetëve, e humbjes së banesës dhe pamundësisë, po vijon me një tragjedi të dytë. Është ajo e braktisjes së indiferencës nga autoritetet por edhe më shumë. Pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë. Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shown televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi. U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë. Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën. E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje. Bëhet fjalë për një telefonatë të rëndë, një telefonatë goditëse, kërcënuese, një akt poshtërues. Nëna e Alesios, Manjola duke qenë se kishte jetuar një tronditje të thellë atë ditë, ka përfunduar në serum. Ishte një goditje gati me rrezik për jetën, sepse del në media, tregon të vërtetën dhe jo vetëm kaq. Nën presionin e shumëfishtë përfundon me serume dhe gjatë gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ditën e nesërme, ajo rrëfen për një tronditje më të madhe, një tronditje goditëse dhe kërcënuese për të. Ditën e nesërme të intervistës së saj, ditën kur ajo ishte ende nën shok dhe traumë nga gjendja shëndetësore, por jo vetëm kaq dhe ju do ta shihni pse, unë e takova Manjolën. Takova Manjolën, qëndrova orë me të dhe ajo më dha një dëshmi tronditëse në momentet e saj më shokante dhe të traumatizuara, një dëshmi të cilën vlen t’ia tregojmë shqiptarëve, sepse vetëm veshi i tyre bëri që kjo grua të mbrohej dhe të mund të mbrohet në vijim. Dhe unë dua dhe duhet të dëgjojmë dëshminë e saj ashtu siç e dëgjova me veshët e mi.

Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”

Vazhdon deklarata e ish-deputetes Grida Duma:

Ju dëgjuat një dëshmi që po të ishit aty prezent me orë edhe orë të shikonit dramën e kësaj familje e cila nuk ka humbur vetëm bashkëshortin në rastin e Manjolës edhe vajzën 15 vjeçare por më shumë nga familja Cakoni, do të ishit dëshmitarë se çfarë ndodh në këto raste trishtimi. Se si sytë e një nëne nuk kanë frikë vetëm nga presioni, nuk kanë frikë vetëm nga goditja, por kanë frikë t’i përgjigjen nevojës për zgjidhje nga sytë e fëmijëve të vetë, nga sytë e Alesios në atë moment. Kjo është ajo që pashë unë në sytë e Manjolës që kërkonte zgjidhje që kërkonte mbrojtje. Por shqiptarët besoj dhe shpresoj që te kjo dëshmi të dëgjojnë dhe të dëshmojnë gjendjen që degdisen me të pa mundurit nga kryeministri i tyre deri në kërcënim, Edi Rama. Bazuar në dëshminë e kësaj nëne, ka kryer në fakt një akt kriminal, poshtërimit kërcënues. Kjo familje nënë e birë janë në fakt simboli, jo simboli vetëm i të pa mundurve po simboli i atyre që e kërkojnë të drejtën dhe e gjejnë forcën për të drejtën e vet dhe për këtë arsye e meritojnë për shkak të fatkeqësisë, e meritojnë për shkak të forcës që kanë gjetur për të dhënë dëshminë, për të dhënë të vërtetën nga e para tek e fundit si një mjet i cili duhet ngritur në mbrojtje të vetvetes dhe të fëmijëve. Sot, kjo familje jo vetëm meriton mbrojtje, jo vetëm meriton pensionin e duhur por meriton solidaritetin dhe forcën e të gjithë atyre që e kuptojnë se çfarë ndodh në këtë vend nëse të vërtetat nuk shfaqen dhe nuk kuptohen ashtu siç janë. Faleminderit!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alesio cakoni edi rama manjola cakoni alesio cakoni edi rama manjola cakoni

Sondazh

Poll
Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...

Politike 10 Shtator 2020, 10:55

TIRANË- Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj