LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Biseda telefonike në anglisht e gazetarit Alberto Crespi me Bekim Fehmiun, shqiptarin nga Kosova, i lindur në Sarajevë, jeta

15 Gusht 2020, 07:44 Nga DOSJA

Aventura e vërtetë e Uliksit
Një ditë më parë, Raitre filloi të shfaqë Odisenë e vjetër të Franco Rossi-it. Kështu, keni mundur të shihni Uliksin, ose Bekim Fehmiun, një aktor që u bë shumë i njohur 25 vite më parë falë kësaj “shfaqje – drame” të shkëlqyeshme dhe me fat.

Por çfarë ndodhi me Bekim Fehmiun ? Ai jeton në Beograd, dhe si një shqiptar nga Kosova, i lindur në Sarajevë, jeta e tij nuk është e lehtë në Serbinë e sotme. Le ta dëgjojmë sesi e tregon atë.

…Biseda me të nëpërmjet telefonit ishte njëkohësisht emocionuese dhe frustruese :
“Familja ime vjen nga Kosova, nga një qytet që ka dy emra : një shqiptar, Gjakovë dhe një “sllav”, Giakovica. Babai im ishte fëmijë i vetëm dhe pati studiuar në Shkup, Maqedoni. Ai ishte mësues. Gjatë gjithë rinisë së tij ai luftoi kundër turqve, si me pushkë, ashtu edhe me libra. Qëllimi i tij, si mësues, ka qenë gjithmonë t’iu japë njerëzve tanë njohuri, krenarinë e identitetit të tyre kulturor. Ai gjithmonë ka punuar për të hapur shkolla ku mund të studiohet gjuha jonë shqipe. Në 1972 shkova në Shqipëri dhe në një arkiv në Shkodër zbulova se babai im ishte dënuar me vdekje nga serbët dy herë, në 1914 dhe 1917. Më 1929 u martua me nënën time dhe dy javë më vonë ata u internuan (u dëbuan). Të gjithë familjen e futën në një tren, dhe e dërguan në Sarajevë. Unë kam lindur atje, në qytetin që sot është simbol i hipokrizisë botërore.

Babai dhe nëna ime ishin me fat në krahasim me të tjerët : ata mbijetuan. Kur isha tre vjeç, në 1939, u kthyem në Shqipëri, dhe në 1941 u transferuam në Kosovë, në Prizren, i cili sipas Le Corbusier ishte qyteti më i bukur në botë. Më në fund ishim në tokën tonë. Aty u rrit familja jonë : tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Jeta ishte e qetë për shumë vite. Babai im jepte mësim, unë flisja shqip në familje, por kurrë, nuk them kurrë se i shoh serbët dhe malazezët si armiq. Unë gjithmonë kam menduar se ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij në të gjitha racat dhe të gjitha fetë, dhe unë ende mendoj kështu. Asnjëherë nuk më është dashur të fshihem se jam shqiptar, dhe kur shkova në Beograd në vitin 1957 më duhej të mësoja më mirë gjuhën serbo-kroate për të hyrë në Akademi, por isha i pari aktor shqiptar që recitoja (aktroja) në historinë e teatrit jugosllav. Beogradi ishte një qytet i bukur dhe një metropol i shkëlqyeshëm, i hapur për të gjitha ndikimet më moderne dhe të gjalla kulturore. Nje shembull ? The Caretaker e Pinter-it (Harold) pati shfaqjen e tij të parë jashtë vendit, jashtë Londrës, në Beograd në 1959, dhe unë interpretova atje, në Atelier 212, teatrin ku unë punoja. Sot, Beogradi është një qytet i trishtë. Të rinjtë dhe intelektualët largohen. Më të bukurit, më inteligjentët, largohen. E gjithë puna jonë, puna e të gjithë artistëve, është shkatërruar.

Megjithatë unë jam këtu. Dhe nuk po iki. Nga viti 1981 e tutje jeta ime ka qenë ferr. Sepse atëherë filloi urrejtja, në Kosovë, ndaj shqiptarëve, por atëherë askush jashtë vendit nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte, askush nuk kujdesej për Kosovën! Por ne e dinim shumë mirë se çfarë do të ndodhte. Tragjedia ishte në rritje, ngadalë, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk mund të punoja më. As që mund të mendoja për aktrimin. Hyra në një periudhë depresioni shumë të rëndë. Kam menduar shumë herë të vras veten. Mbase, ti vë flakën vetes në shesh! Ndoshta do të kishte ndihmuar, ose mbase jo, kush e di? Depresioni sapo përfundoi. Këtu në Beograd jeta për një shqiptar nuk është e lehtë, por nuk mund ta mohoj se, duke qenë aktori më i famshëm në këtë vend, unë jetoj më mirë se të tjerët. Unë mbështes fëmijët e të afërmve të mi në shkollë, të cilët përndryshe nuk do të kishin mundësi të studionin. Ndihem si dikush që ka udhëtuar nëpër ferr, si Dante. Tani jam në purgator. Por ferri vazhdon rreth meje. Disa ditë më parë isha në Kosovë për të vizituar të afërmit e mi. Situata është absurde. Mund të shpërthejë në çdo moment. Në çdo moment jeni në prag të masakrës. Shqiptarët trajtohen si skllevër, pushohen nga puna, nuk kanë për të ngrënë. Por, duket e jashtëzakonshme, ekziston të paktën një gjë e bukur në Kosovë, për mendimin tim. Nuk ka urrejtje. Ndoshta serbët po e kuptojnë ngadalë se shqiptarët nuk janë “armiku”.Ka atje 50.000 policë, por nuk ka incidente. Ndoshta shqiptarët do të jenë të mençur si në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku pati masakra dhe hakmarrje në Bosnje dhe Kroaci, por jo në Kosovë. Shpesh mendoj i lehtësuar se Nënë Tereza e Kalkutës është shqiptare, dhe se mbase nuk është rastësi.

Është gjithashtu e vështirë për ne të shpjegojmë se çfarë ndodhi në vendin tonë. Frojdi na mëson se instinkti për të vrarë është gjithmonë i pranishëm te njeriu, por Jung dhe Adler thonë të kundërtën, unë mendoj se njeriu është një krijesë e re, krahasuar me epokën e këtij planeti. Ne sapo kemi filluar të çlirojmë veten nga instinktet e kafshëve. Por unë gjithashtu mendoj se bota është hipokrite. Se kushdo që përfiton nga këto masakra është hipokrit. Evropa dhe bota po lejojnë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë: që Sarajeva është rrethuar prej dy vitesh, Sarajeva, qyteti i tre feve dhe të tre racave, të cilat ende jetojnë së bashku, dhe ky është paradoksi. Utopia e Sarajevës nuk ka vdekur, sepse unë njoh shumë njerëz atje, që janë të racave dhe feve të ndryshme dhe që vazhdojnë, edhe në këto kohë të errëta, të respektojnë njëri-tjetrin.

Unë nuk kam një shpjegim politik. Sigurisht, pyes veten se kush dëshiroi ta shkatërrojë këtë vend, Jugosllavinë, që ishte maja e ekuilibrit midis Lindjes dhe Perëndimit. Edhe nëse nuk jam politikan, i përgjigjem vetes në këtë mënyrë: kishte vetëm një imperializëm në Evropë, ai Sovjetik. Gorbaçovi e rrëzoi atë dhe si mund ta mbajë (luajë) rolin e saj Rusia e re? Duke filluar (nxitur) një luftë në Evropë. Nëse kjo luftë do të përfundojë, Rusia është jashtë loje. Nëse vazhdon, Rusia e ruan fuqinë, duke e mbajtur Serbinë në orbitën e saj ndërsa Kroacia tani është një vend satelitor i Gjermanisë. Është si në 1912. Ne u kthyem pas një shekull. Gjithmonë është loja e fuqive të mëdha në lëkurën e njerëzve të varfër, dhe është vetëm fillimi, bota është e vogël dhe koha është e shkurtër, dhe nuk dua të dukem kërcënues, por është e qartë se Italia është fqinji ynë më i afërt. Nuk duhet të mbyllni sytë. Nuk duhet të bëni sikur kjo luftë nuk ju përket!

Sa për mua, nuk aktroj më. Djali im, Uliksi, aktron. Padyshim quhet kështu sepse lindi në 1968, gruaja ime ishte shtatzënë dhe më priste ndërsa unë luaja Odisenë, ajo ishte me të vërtetë Penelopja ime. Unë gjithashtu kam një djalë tjetër 17 vjeç, emri i tij është Hedon, një emër arab që do të thotë “dhuratë nga Zoti”, i mbështes ata dhe nuk pendohem për kohërat kur isha yll. Sigurisht, unë isha aktori i parë jugosllav që u bëra i famshëm në të gjithë botën, isha “lumturia” dhe krenaria e vendit tim, ndihesha po aq ambasador, sa artist. Kam plot kujtime, kam parë botën, kam njohur kultura, kam mësuar gjuhë, kam miq në të pesë kontinentet dhe e di mirë që bota është e vogël dhe se njerëzit janë të gjithë njerëz, dhe nuk mund t’i besoj kufijtë e rinj që lindin në shtetin tim.”

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur alberto crespi bekim fehmiu alberto crespi bekim fehmiu


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 14 Gusht 2020, 17:06

SHBA– John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.Lajmin e ka dhënë vetë dyshja në videoklipin e fundit të ...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez