Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Bie numri i të infektuarëve nga koronavirusi, boshatiset dhoma e urgjencës në Parma të Italisë (FOTO)
31 Mars 2020, 12:09Nga DOSJA
ITALI– Ka ndodhur sot për herë të parë që dhoma e urgjencës në Parma të Italisë, është boshatisur, nuk ka më pacientë.
Ky lajm është bërë me dije nga komisari rajonal për urgjencën shëndetësore Sergio Venturi.
Përmes një deklarate Departamenti i urgjencës në spitalin Maggiore në Parma ka treguar se numri i të prekurve nga Covid-19 është ulur ndjeshëm.
Prandaj edhe kjo ulje e fluksit të punës me pacientët e infektuar, po ndikon në përmirësimin e situatës që po përjeton prej më shumë se një muaji Italia.
Sipas mediave të huaja në Emilia-Romagna, shërbimi i ambulancës ka rënë në mënyrë të ndjeshme krhasuar me ditët më zeza të Italisë. Ndërsa në Piacenza të dielën janë regjistruar vetëm 57 shërbime të ambulancës, kjo një nga shifrat më të vogla prej datës 4 mars.
Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.
BELGJIKË– Një vajzë 12-vjeçare në Belgjikë është bërë viktima më e re në Evropë që vdiq nga koronavirusi.Vajza kishte pasur ethe për tre ditë para s...
GJERMANI– Koronavirusi ka prekur botën mbarë dhe izolimi në shtëpi shihet si një sfidë nga të gjithë ata njerëz që ditën e kishin shumë të ngarkuar me punë, e ...
SPANJË– Ditën e sotme Spanja ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi, ku 849 njerëz kanë vdekur dhe rastet e r...
KOSOVË– Ditën e sotme në Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se edhe dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-1...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë në telefon kreun e zjarrëfikëses për ta falenderuar për punën që po jep gjatë krizës së koronavirusit, por ...
ITALI– Një e ve 38-vjeçare, e cila jeton në zonën e Bergamos me 3 fëmijët e saj të vegjël, rezultoi pozitive me koronavirus. Përmes një letre dërguar red...
ITALI– Montaldo Torinezja shtrihet rreth 19 km nga Torino, kryeqyteti rajonal ku nga e shtuna, 3.658 persona ishin infektuar nga COVID-19. Përtej Piemonte, rajo...
MAQEDONI E VERIUT- Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia. Ceremoninë solemne t...