LIVE UPDATES
Aktualitet

“Berishës i shkonte loti kokërr për Hajdarin”, Sali Lushaj rrëfen momentet e fundit të Azemit, zbulon përplasjen e Ize

25 Nëntor 2020, 22:13 Nga DOSJA
“Berishës i shkonte loti kokërr për Hajdarin”, Sali

TIRANË– Sali Lushaj, ish truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit dhe rigjykimin e kësaj çështje që sipas tij është thjeshtë një farsë dhe qëllimi i Izet Haxhisë është vetëm të fitojë lirinë.

Prej disa ditësh ka nisur rigjykimi i dosjes “Hajdari”, me kërkesë të Izet Haxhisë, i cili kërkon që të thirren për të dëshmuar në gjyq disa persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Sali Lushaj ka kujtuar momentet e fundit të Azem Hajdarit, të cilit iu bë atentat para PD-së si dhe takimin e fundit me Izet Haxhinë, të akuzuarin për vrasjen e Hajdarit.

“Vetëm një farsë me heq vëmendjen nga realiteti i sotëm, nga e gjithë kjo katastrofë që po ndodh në Shqipëri, të merren me gjyqin e Azem Hajdarin që është 95% i zbardhur. Izeti është i arrestuar, do që të dalë. Ai e di se ka një dënim apo 20, 25 vjet, do që të dalë, të marrë pafajësinë. Për mua është normale nga çdo i burgosur.

Unë me Izetin, ditën e vrasjes së Azemit kemi qenë deri në orën 01:00 bashkë me të vëllain e Izetit. Kemi ngrënë drekë bashkë para PD dhe më pas Izeti tha kam një punë me disa miq dhe se kam parë deri të nesërmen. Të nesërmen e takova nga ora 8.30-9.00 para PD. Kemi diskutuar, por jo në detaje sepse ishin të gjithë të revoltuar, të gjithë të mërzitur se ishte ditë e zezë.

Kemi ndejtur 4 veta në një shtëpi, por nuk jepte asnjë përshtypje se ishte në dijeni. Pas një muaji, e kishte të ëmën sëmurë në Tropojë, erdhi vëllai e mori atë natë dhe nuk jemi parë më deri sot”, tha Lushaj.

Ish truproja i Berishës ka treguar se me Izet Haxhinë kanë lidhje familjare prej vitesh dhe kanë marrë pjesë në ceremoni dasmore apo mortore të njëri-tjetrit.

“E kam shumë afër me shtëpi në fshatin e Tropojës. Jemi 200-300 metër larg njëri tjetrit. Kemi shkuar shumë mirë me njëri tjetrin sepse si të thuash jemi një fis. E kam njohur babain, një punëtor i tmerrshëm, po ashtu dhe e ëma, një punëtore fisnike, mikja më e ngushtë e nënës sime.

Unë nuk mund të them asgjë çfarë nuk shoh. Atë natë, unë për veten time nuk i kam parë në asnjë vend. Se çfarë kanë dëshmuar të tjerët, le të flasin të tjerët”, tha Lushaj.

Sa i përket faktit që Haxhia ka zgjedhur Idajet Beqirin për tu mbrojtur, Lushaj zbulon se nuk ia merrte mendja kurrë që të merrte atë avokat pasi në të kaluarën ka përfunduar pas hekurave nga përplasja me të.

“Avokati po e gropos Izetin, për aq sa shoh unë. Jam habitur se si Izeti merr atë avokat. Ka pasur një sherr me Idajetin. Kemi qenë bashkë atë ditë, një përplasje kur po zbriste Izeti nga shkallët. Madje të nesërmen, na ndaloi policia tek Ushtari i Panjohur. Izetin e çuan tek 313, e mbajtën 72 orë dhe e kthyen në detyrim paraqitje. Të më kishte çuar fjalë Izet Haxhia, ma gjej një avokat, do ja kisha gjetur ku të donte, por vetëm atë njeri të mos e merrte. Unë e shoh sepse në një intervistë thotë se Izet Haxhia do të thotë shumë gjëra. Ti po e përlyen, nuk je hetues. Izeti po pati bërë gjë, le të flasë, por nuk ma do mendja që është i përlyer në ndonjë krim”, u shpreh Lushaj në emisionin ‘Aktualitet’.

Lushaj ka rrëfyer me detaje momentin e fundit të Azem Hajdarit dhe momentin kur Berisha shpërtheu në lot pas vdekjes së tij, ndaj e cilëson të paarsyeshme kërkesën për të dëshmuar në gjyq.

“Po kam qenë në bilardo, më kërkoi Pollo, shkoj e takoj në korridor, në derë të zyrës së tij. Shkoj e takoj 2 minuta, në këtë moment Azemi po dilte. Më tha Sali, a mundesh 2 minuta sepse është një makinë e dyshimtë poshtë, se kush e kishte njoftuar nuk e di. Po dola Azem, i thashë, mbarova me Gencin, edhe i them rojes ku iku Azemi. Ishte një moment shumë errësirë se dritat u fikën me qëllim, 4-5 minuta para, komplet krahu i lulishtes. Makina nuk dukej, derisa të afroheshe jo. Dëgjova që po bëhej një debat, sa jam afruar, jo më shumë se 3-4 metra, aty kanë plasur armët. Nuk kishte armë Azem Hajdari.

Është gjasme insekim. Pse të dilte Azemi me armë? Nuk po shkonte për luftë. Ku e panë pistoletën në atë errësirë? Përballë ishin ata që u vranë. Në këto momente Berisha ndodhej në zyrë. S’ka shanse të shihej gjë. Të bëjnë ekspertizën. Duan që të fusin figurën se e futi Berisha. Hajdari ishte shumë mirë, më mirë se kurrë. Pas ngjarjes, e morëm me një makinë, e çuam në spital të vdekur. Më pas erdhi Berisha me të tjerët, me Ylli Rakipin, kanë hyrë brenda shumë punonjës. Ky është një truk që duan ta bëjnë të gjithë të majtët që duan patjetër ta fusin Berishën. Berishës i shkonte loti kokërr më shumë se të tjerëve e familjes së tij. Për çfarë të thirret Berisha? Edhe unë nuk kam pse shkoj në gjyq, por sa të më thërrasin shkoj”, tha Lushaj.

Nuk la pa përmendur edhe një tjetër atentat që i bënë Azem Hajdarit dhe bisedën me Berishën kur i tha se nuk i lejojnë të hyjnë në Tropojë. Aso kohe, realizuan atë që Lushaj e cilëson si mitingun më të zjarrtë të të gjitha kohërave pasi njerëzit menduan se u çlirua Tropoja.

“Azemit i bënë dhe një atentat përpara që u plagos Bardhyl Pollo. Me Berishën kemi hyrë në Tropojë, e kemi shtëpinë atje. Sa kemi zbritur nga trageti, tha se është shumë vështirë të hysh në Tropojë. Tha Berisha, si? Para… Kemi ecur unë me Azemin me 2 makina. Para se të hynim në qytet, nuk mund të futen thanë. Po si tha Azemi. Nuk mund të shkoj te varri i nënës dhe babës? Kemi ecur përpara. Të gjithë prisnin mitingun dhe të gjithë ata që prisnin të mos hynim ne, ishin aty (Haklajt, Mulosmani). Të gjithë ishin 100 metra nga podiumi. Ai ka qenë mitingu më i zjarrtë i të gjithë kohërave. Njerëzit kanë qarë me lot. Njerëzit kujtuan se u çlirua Tropoja”, tha Lushaj.

Marrë nga Faxweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha sali lushaj sali berisha sali lushaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2020, 21:10

TIRANW- Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Kom...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje