LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do vijë një ditë kur…”, drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” prek me rreshtat e shkruara: Kurrë s’i kam parë p

25 Nëntor 2020, 20:33 Nga DOSJA
“Do vijë një ditë kur…”, drejtori i Spitalit

TIRANË– Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, i kthyer prej kohësh në spital Covid, Perlat Kapisyzi ka vendosur të shkruajë disa rreshta në kaudër të situatës me të cilën po përballet spitali që ai drejton. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kapisyzi shkruan se asnjëherë nuk e ka parë të mbushur sit sot spitalin dhe të dyndur në njerëz.

Ai shton se fjala ‘kohë covid’ do të përdoret një ditë si një frazë për të treguar një periudhë të trishtë e vuajtjeje. I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj, sipas Kapisyzit kanë punuar me devotshmëri dhe që nuk janë ankuar në asnjë moment për sakrificat e bëra.

Statusi i Dr. Perlat Kapisyzi, drejor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”:Do vijë një ditë kur në fjalorin tone “ kohë kovidi “ do të përdoret nga të gjithë ne për të shprehur momente dhimbjeje, dëshpërimi, trishtimi, vuajtjeje… ankth, ndjesi, të cilat që prej një shekulli njerëzimi nuk i kish përjetuar… E kur të thonë “ si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me kovid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijëra jetë, për të rikthyer me qindra mijëra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, për të flakur tej ankthin mundues, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën. I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kane punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste. Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen qe të shkakton humbja e jetës… me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kane mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra…Por gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor kovidian “, do te ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës . Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre. Si asnjëherë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë.. maska oksigjeni.. sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën.. maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarve… Veshjet munduese anti kovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy na njohin nga “dritaret e shpirtit” përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire… Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje! Sy plot lutje , shpresë e gëzim kur ndjehen më mirë.. por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës…kthjelltësinë e mendjes.. Si kurrë ndonjëherë sot pacientët, familjarët e tyre komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “kovidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që te na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne gëzimi për jetën. Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar…në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij…por duke i vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës. Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dalë… na duhet ndihma e skalioneve të dyta – komunitetit mbështetës, medias, politikës besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen. “Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje. Kush na bën të ndihemi me prit ne te ardhmen. Kush na bën që të jemi krenarë me jetu. Shpresa është përgjigje” (Amores). Se bashku shpresa gjallon ,rritet, forcohet shpërndahet kudo me jete të shpëtuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perlat kapisyzi perlat kapisyzi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj