Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish pas lajmit që shkaktoi ‘tërmet’ në politikën shqiptare, pasi u shpall non-grata. Në një intervistë për TVKlan, Berisha shprehet me bindje se kjo është një lojë politike e stisur nga kryeministri Edi Rama. Por, pavarësisht këtij pretendimi, Berisha shton se ai është gati të njihet me faktet dhe provat që SHBA-ja mund të ketë për të. Ish-kryeministri u pyet nëse Gjykata në Francë mund t’ia marrë në shqyrtim padinë që ka bërë dhe tha me bindje që avokati e ka siguruar për këtë gjë.
I pyetur për imunitetin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Berisha iu përgjigj dhe Profesor Paul Williams që e theksoi këtë gjë në një prononcim për Zërin e Amerikës. Ai shton se nuk ka asnjë diskutim që Blinken ka imunitet në ushtrimin e funksioneve, por ka një ligj universal për imunitarët, që kanë imunitet për çdo gjë në ushtrimin e funksioneve përveç shpifjes. Berisha e konsideroi veten të vendosur përballë një sulmi politik. Ai tha se këtij sulmi mund t’i përgjigjej në mënyrë politike me anë të miqësive që ka por ka vendosur që të ndjekë gjithçka strikt në rrugën juridike.
Intervista e plotë:
Pyetje: Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratën e një zëdhënësi të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për mediat shqiptare, ku rreshtohen disa nga burimet e informacionit që DASH ka marrë parasysh për vendimmarjen ndaj jush dhe shpalljen si person “non grata” në SHBA?
Sali Berisha: Ky është një skenar politik i montuar me lobim nga Edi Rama dhe George Soros. Dhe për këtë unë kisha bindjen absolute. Fatmirësisht, deklarata e zëdhënësit të DASH dje ndriçoi një hap të rëndësishëm, ndriçimin e burimeve nga janë marrë të dhënat. Dhe çfarë doli? Burimet ishin NGO lokale, rajonale, ndërkombëtare të gjitha të Sorosit, të gjitha paratë e Sorosit kundër Sali Berishës. Ishin mediat e sponsorizuara nga Soros dhe ishin Edi Rama direkt hetimi qeveritar antikorrupsion. Në këtë deklaratë, Edi Rama del qartësisht si person direkt i përfshirë por pa asnjë diskutim në të gjitha ato që thuhet deklarata nënkuptohet George Soros, multimiliarderi për të cilin unë kam shprehur gjithë mendimet e mia si në Parlamentin shqiptar, si në mediat sociale ashtu dhe në takime ndërkombëtare. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë. Në ditët në vazhdim unë do informoj shqiptarët se cilat kanë qenë përpjekjet në vite kundër Sali Berishës të George Sorosit.
Pyetje: A mendoni se ka DASH, përtej këtyre informacioneve që ju thatë se janë marrë nga NGO, edhe informacione më të klasifikuara që çuan në vendimmarrjen e këtij vendimi ekstrem ndaj jush dhe ndaj familjes suaj? Dhe a mund të bëhen këto publike në ditët në vijim?
Sali Berisha: Në qoftë se kanë informacione të tjera përsa i përket privatësisë së Sali Berishës, e ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi. Ndërkohë unë kam kontraktuar avokatin dhe kam autorizuar atë për ngritjen e një padie në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje. Padia ime nuk atakon vendimin e Sekretarit Blinken për vizën për moshyrjen, jo! Ajo është e drejtë ekskluzive e tij dhe nuk është e drejtë e Sali Berishës viza amerikane. Unë kam paditur dhe qëndroj fuqishëm për shpifjen e cila ka lënduar thellë dinjitetin tim njerëzor.
Pyetje: Çfarë po ndodh aktualisht me padinë tuaj për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, dhe në çfarë faze është ajo z.Berisha?
Sali Berisha: Avokati që po merret me të, po e përgatit për ta dorëzuar në gjykatë. Ka marrë kontakte apo jo, nuk e di.
Pyetje: Doja të dija nëse Gjykata e Parisit ku ju keni bërë këtë padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, a e ka në juridiksionin e saj marrjen në shqyrtim të padisë dhe ngritjen e çështjes?
Sali Berisha: Gjykata ku unë kam bërë padinë, nëse e merr apo jo, këtë e vendos gjykatësi. Por avokati im gjykon se ekziston e gjithë baza e domosdoshme për ta marrë në shqyrtim. Është e vërtetë që thoshte dhe dje në Zërin e Amerikës Profesor Paul Williams që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Pa asnjë asnjë diskutim që ka imunitet në ushtrimin e funksioneve. Por ka një ligj universal për imunitarët. Kanë imunitet për çdo gjë në ushtrimin e funksioneve përveç shpifjes. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën demokratike nga imuniteti. Dhe shpifja paditet kudo që ajo shfaqet. Në këtë kontekst, në vlerësimin e avokatit gjykata ka autoritetet të plotë për të bërë interepretimin e imunitetit të z.Blinken. Cilidoqoftë vendimi i gjykatës, unë do të dëshiroja që një vendim pozitiv dhe siguroj që do të jem i hapur për çdo lloj hetimi, por nga ana tjetër, cilido do të jetë vendimi i gjykatës unë absolutisht do të vazhdoj me të gjithë forcën time në rrugë juridike dhe jo politike. Unë jam përballë një sulmi dhe skenari politik. Unë mund t’i përgjigjesha në mënyrë politike edhe kam jo pak miq të cilët do mund të ndihmonin, por kam vendosur të ndjek gjithçka strikt në rrugën juridike për rivendosjen e dinjitetit tim.
Pyetje: Faleminderit!
Sali Berisha: Edhe unë ju falenderoj.
Ky reagim i radhës vjen nga Berisha disa ditë pasi u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sali Lushaj, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbështetur Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit e cilësoi vendimin e SHBA-ve për ta...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta të bërë publik ditën e sotme në lidhje me vendimin e DASH për shpa...
TIRANË– Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyjren në territ...
TIRANË- Disa orë para skadimit zyrtar të afatit për dorëzimin e formularëve të vlefshëm për të garuar për kreun e ri të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ...
TIRANË- Agron Shehaj, emri më i përfolur si kandidat i mundshëm, pas humbjes në zgjedhje të Partisë Demokratike, garon zyrtarisht për kryetarin e ri të PD....
TIRANË– Pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për garën e vlefshme për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, një nga ...
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që shpalli non-grata ish-kryeministri...
TIRANË- Ibsen Elezi ëshhtë kandidati i katërt në garën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Elezi depozitoi sot në PD formularin e kandidimit dhe ...