"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Pas Metës, reagon për herë të parë edhe LSI për Berishën, Vasili: Rama non-grata me ligjin dhe demokracinë! Ja faktet, k
22 Maj 2021, 10:03Nga DOSJA
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që shpalli non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Petrit Vasili, nënkryetar i LSI në një postim në rrjetet sociale, disa orë pas qendrimit të presidentit Ilir Meta, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kthyer thashethemet për rivalët në fakte. Teksa rendit të gjitha akuzat e opozitës për Ramën por edhe përplasjet e tij brenda gjatë qeverisjes me oficerët e policisë, Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, Vasili thotë se kush amniston këto fakte, brenda dhe jashtë Shqipërisë armiqësohet me shqiptarët.
REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:
Edi Rama ” non grata” me ligjin dhe demokracine, ja faktet! Edi Rama i bazuar mbi strategjine mashtruese qe: “thashethemet per kundershtaret t’i ktheje ne fakte, dhe fakte per vete t’i ktheje ne thashetheme” kujton se mund t’ja hedhe e te shpetoje perpara fakteve qe ulerasin. Eshte detyre pa kthim te mos harrojme asgje nga dhuna e pashembullt ndaj demokracise dhe ligjit, qe Edi Rama ka ushtruar gjate gjithe ketyre viteve dhe qe e kane katandisur Shqiperine ne kete gjendje mizerabël ku eshte sot. Konkretisht:
1.Edi Rama eshte paditur ne prokurori per shkaterrimin e zgjedhjeve te vitit 2017 kur i beri thirrje policise te hidhte uniformat dhe te bente vota per rilindjen.
2.Edi Rama eshte paditur per presionin ndaj oficerit te policise Emiljano Nuhu denoncimet e te cilit ndaj rilindjes dhe njerezve te saj u vertetuan te gjitha, ndaj ai jeton ne azil politik jashte Shqiperise.
3.Edi Rama kercenoi publikisht oficerin e policise Dritan Zagani per informacionet 100% te verteta per baderdine e droges ne Shqiperi ndaj ai jeton ne azil politik jashte Shqiperise.
4.Edi Rama i dha mbrojtje politike Saimir Tahirit duke hedhur poshte ne parlament kerkesen e prokurorise per arrestimin e tij.
5.Edi Rama rezultoi nga pergjimet e prokurorise personalisht i perfshire ne dosjen 184 te Dibres ku te gjithe degjuan me veshet e tyre ate vete si autor te masakres zgjedhore te Dibres te vitit 2016.
6.Edi Rama i dha mbrojtje publike dhe poste perfaqesimi te gjithe ministrave deputeteve e drejtoreve te perfshire ne Dosjen 184.
7.Edi Rama i ka dhene mbeshtetje te hapur publike si dhe rol politik Vangjush Dakos pas vendimit te SHBA ndaj tij.
8.Edi Rama zgjodhi Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota duke shqyer reformen e sapomiratuar ne drejtesi.
9.Edi Rama i ka dhene mbrojtje publike dhe i ka bere presion publik drejtesise per cdo minister dhe zyrtar te larte te akuzuar per korrupsion per tendera, koncesione dhe gjithfare procedurash me shkelje flagrante ligjore.
10.Retorika e Edi Rames ka qene dhune dhe presion i hapur ndaj drejtesise dhe publikut per cdo rast akuze ndaj tij, familjareve dhe bashkepuntoreve te tij.
11.Edi Rama me firmen e tij mbushi parlamentin me deputete dhe pushtetin lokal me kryetare bashkie me rekorde kriminale.
12.Edi Rama shkaterroi, manipuloi dhe kriminalizoi te gjitha zgjedhjet e administruara prej tij qofte ne maskaraden e zgjedhjeve te vitit 2017, votimet moniste ne 2019 dhe masakren e fundit ne 25 prill 2021.
13.Europa i kerkoi te heqe ligjin e shpifjes kunder medias, por Edi Rama beri krejtesisht te kunderten, ne menyren me antidemokratike per te dhunuar lirine e shprehjes.
14.Europa i kerkoi te mos e prishte Teatrin dhe Edi Rama beri te kunderten me Vendimin e qeverise, qe drejton ai e prishi Teatrin ne kulmin e pandemise.
15.Europa i kerkoi te ndalej marreveshja me Emiratet e Bashkuara per portin e Durresit pasi dhunohej ne menyre flagrante Marreveshja e Stabilizim Asocimit ndersa Edi Rama vazhdoi pa u ndalur kunder kerkeses se Europes.
16.Europa i ka kerkuar ndaljen e menjehershme te veprimeve e retorikes lidhur me ceshtjen e kufijve Kosove Serbi si nje moment kritik destabilizimi me pasoja te renda.
17.Edi Rama paditi edhe Kryeministrin Haradinaj sepse denoncoi rolin prej renegati te Rames ne ceshtjen antikombetare te kufijve.
18.Edi Rama u vertetua si dhunues i ligjeve amerikane lidhur me foton ne fushaten e presidentit Obama, kur ai u prezantua si gruaja e Bilalit dhe ku u paguan nga ai para’ te paligjshme sipas ligjeve amerikane dhe ku u denua edhe vete Bilali, ngjarje qe eshte pasqyruar gjeresisht ne median amerikane mbeshtetur ne informacione te FBI.
19.Edi Rama nderhyri me gjuhe te dhunshme ne fushaten presidenciale ne SHBA duke fyer publikisht z.Trump edhe ne CNN nje nga mediat me te medha te Amerikes dhe botes.
20.Nen qeverisjen e Edi Rames Shqiperia u fut serish ne listen e zeze te vendeve, qe pastrojne para’ dhe u kthye ne lavatriçe gjigande te parase se piset te njohur boterisht.
21.Nen qeverisjen e Edi Rames, sipas Departamentit Amerikan te Shtetit, Shqiperia u kthye ne bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut si dhe ku sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. A mund te harrohen keto? A mund te mbyllen syte perpara ketyre? Kurre jo! Amnistimi i ketyre fajeve shume te renda te Edi Rames nga kushdo, brenda dhe jashte vendit, do te ishte nje akt i vertete armiqesie kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ibsen Elezi ëshhtë kandidati i katërt në garën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Elezi depozitoi sot në PD formularin e kandidimit dhe ...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta është solidarizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha pas vendimit të DASH për ta shpallur non-grata atë dhe famil...
TIRANË- Agron Gjekmarkaj kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit me Partinë Demokratike. I ftuar në “Zonë e Lirë” në dhjetor të 2020-ës, Gjekmarkaj ...
Uaaaaaa e pabesueshme!DASH paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike!!! Nga ato thashethemet ku ska njeri që nuk është ...
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka treguar “provat” për shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha “Non-grata” në SHBA. I pyetur nga gazeta “Sot”, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për zgjedhjen e kryetarit të ri brenda partisë. Mësohet ...
TIRANË– Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Sali Berishën non grata dhe për ta etiketuar atë dhe familjen e tij si “të korrup...
TIRANË– Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri kët...
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Kërkesave miratuar rezultatin e zgjedhjeve në Berat pas rinumërimit. Gjatë mbledhjes është rrëzuar kërkesa e Lëvizjes Soci...