All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Basha nga Vau i Dejës: Falë demokratëve, qeverisë së krimit do t’u hasë sharra në gozhdë

8 Maj 2019, 12:20 Nga DOSJA
Basha nga Vau i Dejës: Falë demokratëve, qeverisë së
All - Paragraf - 1

VAU I DEJËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vau i Dejës sot nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku u shpreh se zgjedhje të diktuara mga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës.

Basha shpalosi programin e PD-së para qytetarëve, ku tha se 100 mln euro subvencione në vit janë për fermerët shqiptarë.

FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NE VAUN E DEJËS

Dua të falënderoj nga zemra lidershipin e demokratëve të mbledhur këtu në sallë duke nisur padyshim me kryetarin e degës me z.Bushati, që me mençuri, me vendosmëri, fjalëpak por punë shumë ka ditur t’i japë kësaj dege të re me organizim, tiparet e një prej degëve me më shumë përvojë, me më shumë  energji dhe me më shumë kontribut në betejat e shumta që kemi luftuar këto vite sup më sup me njëri tjetrin. Mirënjohja ime për ju, mirënjohje për strukturat, mirënjohje për demokratët, mirënjohje për mbështetësit tanë që kanë qenë dhe janë në ballë të betejës tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim, do të ketë mposhtjen e tiranisë, largimin e qeverisë së krimit, mposhtjen e kriminelëve që jo rrallëherë por në çdo palë zgjedhje  janë munduar të imponohen kudo, ku me më shumë e ku me më pak sukses por këtu falë demokratëve të Vaut të Dejës iu ka hasur gjithmonë sharra në gozhdë, e në gozhdë do t’u hasë.

Partia Demokratike e ka mision kombëtar të mos e lërë demokracinë dhe lirinë të vdesë në duart e një bande hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh droge. Padyshim Partia Demokratike ka për detyrë të luftojë për standardin europian në zgjedhje, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, në konkurrencën e lirë në ekonomi. Padyshim Partia Demokratike do t’i prijë një reformë të thellë transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betejë kanë bërë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e Dhjetorit ’90. Nderim për betejën tuaj! Por tani ju jap fjalën se misioni im, i bashkëmoshatarëve të mi, por edhe i brezit më të ri këtu në këtë sallë është t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Europa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme.

Pra, kur të shkoni e t’i ftoni në protestë i thoni se ju ftojmë për një gjë fisnike, për lirinë. Se njeriu pa lirinë s’ka asgjë. por ju ftojmë edhe për një gjë tjetër për një qeveri e cila do t’ju kthejë dinjitetin, shpresën dhe mirëqenien, 100 mln euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, është programi i Partisë Demokratike. Se akti ynë i parë në ndihmë të fermerëve do të jenë subvencionet derë më derë, blegtor më blegtor, bujk më bujk. 100 milionë euro në vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjalën para Zotit, asnjë cent më pak nuk do të japë Shqipëria për fermerët e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike.

 

Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomive të vendeve si e jona. Është shtylla kryesore madje edhe e ekonomive si Italia. Për këtë arsye, propozimi ynë për biznesin e vogël do të bëhet realitet. Menjëherë i gjithë biznesi i cili është nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të konsiderohet biznes i vogël. Taksa e vetme, një taksë do të paguajë biznesi i vogël. Lokale dhe qëndrore, një taksë vetëm z. Kryetar i Bashkisë. Një taksë vetëm. 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër dhe kjo do të shkojë e gjitha për pushtetin vendor. Me pullën fiskale të vendosur tek dera, tek dritarja apo tek qepeni i hyrjes, do të ndalohet me ligj hyrja në premisat e biznesit të vogël çdo taksidari, çdo inspektori, çdo pjestari të administratës shtetërore. Po u kapën me atë pullë, përveçse duke blerë, i pret burgu, i pret shkarkimi nga administrata. Horrori administrativ mbi biznesin e vogël, terrori i taksidarëve mbi biznesin e vogël është një nga përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e vendeve të punës dhe ne do t’i japim fund. Do ta çlirojmë dhe do t’i japim oksigjen biznesit të vogël.

 

Zonja dhe zotërinj, studentët janë e ardhmja e vendit. Siç është arsimi sot do të jetë Shqipëria nesër dhe mua nuk më pëlqen fare se çfarë shoh sot. Zot na ruaj nqse Shqipëria nesër do të jetë si ç’është arsimi sot. Prandaj ndërhyrja në arsim është ndërhyrje prioritare. Prioriteti i të gjithë prioriteteve. Qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të dedikojë të gjithë fondet e nevojshme për ta nxjerrë arsimin nga gjendja e kolapsit, për të siguruar programet më të avancuara, për të siguruar që çdo fëmi shqiptar të mësojë anglishten, për të siguruar që çdo bir e bijë e Vaut të Dejës dhe të gjithë Shqipërisë që dëshiron dhe ka kapacitetin për të studiuar në arsimin e lartë por mundësitë nuk i ka familja për shkaqe ekonomike, t’i jepen këto mundësi dhe për këtë arsye para katër ditësh kemi zbuluar para pedagogëve shqiptarë, planin tonë për arsimin e lartë, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, subvencionimin e plotë të tarifave për bachelor dhe master për të gjithë familjet me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj që janë 90% e familjeve që çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Qeveria që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku të gjithë janë të përjashtuar, por jo kriminelët, oligarkët dhe politikanët që kanë marrë pushtetin me ta, do të marrë fund. Koha ka ardhur dhe asnjë ditë nuk do të vonojë. Prej ditës sonë të parë në pushtet, do të vemë në jetë planin tonë dhe në në fund të 4 viteve të para të qeverisjes sonë, nuk do të ketë pension në Shqipëri nën 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakishme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data është e rëndësishme, pork a diçka tjetër shumë të më të rëndësishme sesa data, kushtet për zgjedhje të parakoshme. Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë standard zgjedhore afrikane për shqiptarët. Asgjë më pak se standardet e zgjedhjeve të lira. Dhe, kushti I kushteve për zgjedhje të lira është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, që do të marrë të gjitha masat e nevosjhme për të marrë masat që të gjithë qytetarët të votojnë të lirë, të pakërcënuar, të pashantazhuar, të pablerë në vullnetin etyre. Nga vendosmëria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfurnojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshmetë Shqipërisë.

Nuk jemi parti ne që lindëm për kalkulime elektroale. Ne jemi parti që lindëm për një mssion kombëtar,ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë  që rrëzuam Enver Hoxhën dhe diktaturtën e tij. Ne jemi partia që do t;I japë Shqipërisë zgjedhje të lir e demokratike dhe do t’i hapë rrugën e bblokuar të integrimit europian. Ndaj, ju kërko të mos kursejmë asgjë këto ditë  ekëto javë. Të gjithë në këmbë, të projektojmë bashkimin më të madh, vebdosmërinë më të madhe dhe forcën më të vendosur për t’i dhënë një goditjë përfundimtare tiranisë së krimit. Edhe një gjë ta keni fare të qartë: zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara mga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës

Kur të vijnë zgjedhjet, që ne do t’i diktojmë bashkë dhe ne do të synojmë në të njëjtën ditë edhe zgjedhjet parlamentare, edhe zgjedhjet lokale, ka shumë gjëra që do të diksutojmë deri atëherë. Por një gjë e kemi të sigurtë sot. Bashkinë e Vaut të Dejës nuk e dorëzojmë. Kurrë. Askujt. Askush mos ta mendojë e askush të mos guxojë. Ju them sot në emrin tuaj e në emrin tim, as mos e çoni në mend Bashkinë e Vaut të Dejës. Fitore!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha vau i dejes zgjedhjet lokale lulzim basha vau i dejes zgjedhjet lokale

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 8 Maj 2019, 11:07

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar llogari institucionit të Autoritit të Dosjeve, duke i thënë se nuk kanë raportu...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta