Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme të atin e heroit të luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagami.
Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.
Postimi i plote:
Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci. Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi. Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare. Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit. Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim. Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të nismës “Thurjes” kanë bërë ditën e sotme një prezantim të partisë.Sipas Hajdarit, pas 30 vit...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit.Basha shkruan se Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botë...
TIRANË– Këshilli i Ministrave, ka vendosur që të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit.V...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Në Twitter Basha shkruan se 28 nëntorit tjetër d...
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kreu i shtetit ka dhënë edhe nj...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ditën e sotme ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë.Aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes në Shqipëri zhvil...
TIRANË- Partia Demokratike, ka reaguar pas bilancit që bërë publik ministri Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë....
BERAT- Është përkujtuar ditën e sotme në memorialin e “Dëshmorëve të kombit” në Berat festa e 28 Nëntorit,një datë historike dhe mjaft e rëndësishme për mb...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu thotë se sot ...
TIRANË -Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka thënë se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërm...