LIVE UPDATES
Politike

Zhvillojnë homazhe para monumentit të Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit / Lëvizja Vetëvendosje u uron shqiptarëve Ditë

28 Nëntor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Zhvillojnë homazhe para monumentit të Ismail Qemalit dhe të

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ditën e sotme ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë.Aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes në Shqipëri zhvilluan sot homazhe përpara monumentit të Ismail Qemalit dhe monumentit të Adem Jasharit në Tiranë. Ato shkruajnë se shqiptarët duhet të ngrihen në vetëdijen më të lartë politike dhe shoqërore, pikërisht sepse gjenden në planin më të ulët të organizimeve qeveritare e shtetërore.

POSTIMI I PLOTË: 

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Shqipëri, i uron sot të gjithë shqiptarëve, anëmbanë trojeve dhe kudo në mërgatë, Ditën e Pavarësisë. Aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes në Shqipëri zhvilluan sot homazhe përpara monumentit të Ismail Qemalit dhe monumentit të Adem Jasharit në Tiranë.

28 Nëntori është dita që u themelua nga një lëvizje e gjerë e që mbuloi disa dekada veprimtarie kombëtare, politike dhe lufte, letërsie dhe militance. Rreth kësaj date mblidhet dhe shprehet më qartë populli ynë, populli i një gjuhe. Në emër të Rilindjes nënshkuhet Lidhja e Prizrenit dhe Shpallja e Pavërësisë. Këto dy data kanë përcaktuar në mënyrën më të përkryer projektin kombëtar të Lëvizjes sonë. Ne nuk mund ta humbim më rrugën si popull, si komb dhe si shtetime. Kushtetutat tona, Kuvendet tanë, tërë veprimtaria e institucioneve tona duhet të regjistrohen mbi këto dy data dhe të pyetësojnë tërë zhvillimin e tyre lidhur me projektin që përcaktohet në aktet themeltarë të historisë sonë.

Sot, shqiptarët duhet të ngrihen në vetëdijen më të lartë politike dhe shoqërore, pikërisht sepse gjenden në planin më të ulët të organizimeve qeveritare e shtetërore. Kjo është detyra më e pjekur e shoqërisë në Republikën tonë, të bëjë ç’është e mundur në përditësinë e vet për të ngritur një emocion të vërtetë politik nga buron ndershmëria dhe sinqeriteti i domosdoshëm i çdo pjesëmarrjeje kolektive. Kjo datë duhet të na kujtojë se përbërësit socialë dhe përfaqësues, ekonomikë dhe ushtarakë, duhet të rimëkëmben sa më shpejt të jetë e mundur.

Vetëm duke qenë besnikë ndaj projektit kombëtar ne do të mund të numërojmë mirë vuajtjet dhe fitoret e njerëzimit shqiptar, luftën e shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave tona në Serbi, Mal Të Zi, si dhe popullsinë tonë në shqiptarinë lindore. Vetëm kështu ne mund të vlerësojmë saktësisht shumën e dhimbjeve dhe guximit që kanë realizuar pavarësimin e Kosovës.

Me ndershmëri, partitë politike dhe shoqëria mund të kuptojnë drejt dhe publikisht veprimet e ngutshme që i kërkohen Kuvendit të Shqipërisë në përcaktimin e drejtë të politikës mbarëkombëtare dhe kushtetuese të Republikës sonë. Vetëm nëse i referohen kthjelltësisë së datës 28 Nëntor 1912, subjektet politikë shqiptarë do të jenë në lartësinë e duhur që kërkon aktualiteti i gjendjes sonë.

Le të ngulmojmë e urojmë që sa më shpejt Kuvendi i Republikës të miratojë Rezolutën që dënon hapur gjenocidin serb dhe që përcakton shprehjen më të qartë të politikës sonë të jashtme. Pa veprime të tilla, Kuvendi i Republikës dhe partitë politike që e përbëjnë nuk janë aspak në linjën e pavarësimit të shqiptarëve dhe urimi i tyre për festën e 28 Nëntorit mbetet hipokrizi dhe mashtrim. Sepse urimi i kësaj dite është programi i të gjithë akteve përmes së cilëve rritet pesha e shqiptarëve në rajon dhe botë.

Urojmë ta ndjejmë e ta gëzojmë së bashku Ditën e madhe të Pavarësisë. Urojmë një ndjenjë më të lartë përgjegjësie dhe ndërgjegjje mbarëshqiptare.

Gëzuar!

Tiranë, 28 nëntor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 28 nentori 28 nentori


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet