Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Rendit nuk është komunale që të hapë varret, të gjejë eshtrat dhe t’ua çojë qytetarëve, se po e tha kështu atëherë nuk është mirë”.
Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave me 5 tetor 1991 është diskutuar për herë të parë që shteti duhej të ofronte asistencë për të gjetur eshtrat e ish-të burgosurve politikë vdekur në burgje apo pushkatuar gjatë regjimit komunist.
Në atë mbledhje, kryeministri ,Ylli Bufi, ka përmendur një vendim qeverie që kishin nxjerrë për disa probleme që kishin të bënin me ish-të burgosurit politikë. Bufi ju bën thirrje në këtë mbledhje drejtuesve të dikastereve qendrore që të vepronin “me shumë përgjegjësi për ato çështje”.
Por ministri i Rendit Publik, Bajram Yzeiri tregon hapur se nuk është dakord me nismën e qeverisë madje është i revoltuar që ministrisë që ai drejton i janë ngarkuar detyra pa pasur ai dijeni.
“Po bëhet dy herë rresht, që nxirren vendime qeverie, ngarkohet Ministria e Rendit pa qenë ministri ose njëri nga zëvendësat duke vënë detyra. Unë i shikoj të nxituara këto gjëra. Edhe intervistën e sekretarit të Këshillit të Ministrave, që tha se Ministria e Rendit të gjejë eshtrat dhe t’ua çojë nëpër shtëpira nuk e kuptoj. Ministria e Rendit nuk është komunale që të hapë varret, të gjejë eshtrat dhe t’ua çojë qytetarëve, se po e tha kështu atëherë nuk është mirë.
Prandaj në këtë drejtim ne kemi ngritur një komision në Ministrinë e Rendit dhe ato dokumente që ka Drejtoria e Burgjeve po shikohen e do t’ia përcjellim listën Ministrisë së Drejtësisë, sepse vetëm nga kartotekat gjyqësore, dokumentat do t’u përcillen komiteteve ekzekutive. Janë thirrur tërë drejtuesit nga rrethet, janë dhënë porositë se si do të veprojnë, por gjithmonë brenda detyrave tona, jashtë kuadrit tonë, ne nuk bëjmë”.
Ky reagimi i ish-ministrit të Rendit, paralajmëron gjithë sa do të ndodhte në Shqipëri për 3 dekada me radhë.
Vjeshta e vitit 1991 shënoi përballjen e parë të shtetit shqiptar të sapo dalë nga regjimi komunist me ish-të burgosurit e atij regjimi që kërkonin të rehabilitoheshin në shoqëri. Presioni ishte i madh e shumëkush mendoi se secili do të gjente të afërmit e zhdukur gjatë regjimit, apo se do të dëmshpërblehej për vitet e burgut politik, por koha dëshmoi se procesi i zbulimit të eshtrave të të zhdukurve do të zvarritej pa fund, dhe nuk u bë kurrë realitet në Shqipëri. Të dënuarit u mjaftuan me nga një vertetim për burgun politik e luftuan për 30 vite pa arritur ende të marrin dëmshpërblimin e burgut, pa pretenduar më tej të gjejnë drejtësi për krimet që iu shkaktuan për 45 vjet.
Marrw nga; Kujto.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Ndërsa gjithnjë e më shumë, po qarkullojnë lajme të rreme, sidomos mbi personazhe të njohur për publikun, një histori e pahijshme i ka ndodhur blog...
GJERMANI– Reperja Loredana Zefi prej kohësh i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, dhe madje kanë debatuar disa herë virtualisht mes tyre. Por, ndërsa reperja ka va...
TIRANË– Zhvendosja e familjes së Vasil Dilos nga Gjirokastra në Tiranë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ku Vasili në fillimin e vitit 1939, i n...
TIRANË– Prej katër vitesh të ndarë, Enca Haxhia merr vesh lajmin se ish i dashuri i saj do të martohet. Ai e ka njoftuar këtë lajm në rrjetin social Facebo...
SHBA– Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë së bashku dhe madje po planifikojnë një martesë sekrete…Kanë kaluar 15 vjet që kur Jennifer Aniston paraqiti kërkesën ...
SHBA– Mark Blum, aktori i njohur për filmat “Desperately Seeking Susan” dhe “Crocodile Dundee”, ka vdekur për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Blum ishte 69 ...
RUSI – Dy mediat sociale më të përdorura në botë, Facebook dhe Twitter janë detyruar të fshijnë një lajm të rremë mbi gjendjen e koronavirusit në Rusi. Me kërke...
DashiKeni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë...
TIRANË– Ilda Bejleri ka rrëfyer se si po e kalon kohën e saj dhe se sa është stresuar në karantinë. Me anë të një videoje ku shihet e përlotur, në profilin...
TURQI- Almeda dhe Tolghan Saysman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Të dy së bashku ndodhen në izolim në Turqi ndërsa këngëtarja ka zgjedhu...