LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Bab më ço te gjyshi’/ Kurrë s’harroi shqipen, historia më VIRALE e vitit, Alvin Berisha frymëzoi mijëra shqiptarë

7 Nëntor 2019, 16:51 Nga DOSJA
‘Bab më ço te gjyshi’/ Kurrë s’harroi

TIRANË– Lot, përqafime, mall dhe një fëmijë i mbetur peng mes kampeve të Sirisë….Kjo është historia e një familjeje shqitare, të ndarë për së gjalli e cila u bë historia më virale e këtij viti dhe mbajti mbërthyer përpara ekranit mijëra njerëz.

Ishte emisioni investigativ italian “Le Ienne” ai që pati mëshirë për dëshpërimin e Afrim Berishës, babait shqiptar që prej pesë vitesh kërkonte të birin, Alvinin, që e shoqja ia kishte degdisur në kampet e ISIS për ta kthyer në luftëtar.

Me zemër të thyer, Berisha iu drejtua emisionit italian, teksa rrëfeu se prej vitesh nuk e kishte ndjerë më erën e të birit, të voglit Alvin. Burri shqiptar rrëfente përpara gazetarëve italianë se si gruaja e tij Valbona Berisha para pesë vitesh ishte arratisur së bashku me Alvinin për t’u bërë pjesë e ISIS.

“Ishim shumë mirë. Kishim dy vajzat dhe Alvin, por një ditë diçka ndodhi me të. Para pesë vitesh, mori djalin dhe iku. Nuk dyshoja për asgjë, fillimisht filloi të lexonte shumë libra myslimanë, vishej me shami, pro deri këtu nuk u tremba. Nuk pashë asgjë të frikshme deri në ditën e kobshme. Më bëhet mishi kokrra, dua vetëm t’i ndjej erën dhe ta përqafoj. Alvi im i vogël kampioni babit,”– tregonte ai me lot në sy.

Pas muajsh investigime, babai shqiptar mori një letër nga i vogli i tij, i cili shkruante se e ka marrë shumë malli për të atin dhe se dëshiron të kthehet në shtëpi.

“Çkemi baba si je? Jam unë djalit jot…më mungon baba. Më merr me vete në shtëpi të lutem, më mungon shumë. Për babain Berisha,”- shkruhej në letrën që për babain shqiptar ishte si një goditje në zemër.

Teksa asnjë sinjal nuk po vinte më nga kryqi i kuq, stafi i emisionit dhe shqiptari u nisën për në Siri. Rrugës ndaluan për të blerë rroba të reja për Alvinin, teksa Berisha tregon se vetëm të birin ka pasur prej kohësh në kokë.

Zgjohem në mëngjes dhe e përshëndes në foto. Bëj për të ngrënë dhe kam vetëm atë në mendje. Gruan time s’e kam kërkuar asnjëherë. Ajo filloi të lexonte kuranin, të shoqërohej me njerëz që s’i njihja dhe vishte perçe.

U mbulua dhe nuk arrita të kuptoja asgjë. Asnjëherë s’i ka munguar gjë, kam punuar gjithmonë,”- rrëfen ai teksa tregon më tej se nuk do t’i përmbajë dot lotët në momentin që do ta shohë të birin.

Dhe ashtu ndodh vërtet. Gazetari gjen Alvinin mes mijëra personave në kampin sirian dhe e merr në krahë ‘kampionin’ e vogël për ta dërguar tek i ati i përmalluar. Berisha e përqafon të birin, me mall, si për të dashur të kompesojë 5 vitet gjatë të cilave nuk e ka parë të birin dhe s’i ka ndjerë erën.

Në video dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar.

Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”– thoshte ai teksa në gjuhën amtare që s’e harroi edhe mes bombave e luftërave.

 “Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai për të motrën.

E teksa i ati i shikon gungën në këmbë që 11-vjeçari kishte marrë gjatë një një bobmardimi në Siri ku dhe humbi të ëmën, i vogli Alvin nuk ankohet.

Nuk është gjë,”- thotë ai për t’i thënë forcë të atit. Ky takim ishte takimi që bëri që çdo shqiptar ë italian, përveç shumë njerëzve të tjerë në botë të derdhnin lot e ta shpërndanin masivisht në rrjetet sociale si histori.

Afrim Berisha u kthye duarbosh nga kampet në Itali, pasi për çështje proçedurash nuk e rimori dot të birin. Me zemër të plagosur, babai shqiptar që kishte pritur me ankth këtë përqafim, e gënjëu të birin duke i thënë se do shkonte të bënte disa dokuemtne e do të kthehej ta merrte sërish, duke e ditur mjaft mirë se situate që kishte përballë ishte më e komplikuar se kaq.

Mos ki frikë nuk të lë vetëm,”- i tha Afrimi të voglit të tij teksa e la sërish mes bombave e molotovëve.

A do flesh këtu me mua?”- e pyeti Alvin, teksa më pas Berisha e gënjen dhe i thotë që do shkojë të bëjë disa letra.

Ti, po. Unë jo, sepse s’më lënë të fle këtu. Do bëj disa letra,”– i thotë ai dhe s’i mban dot lotët.

Babai shqiptar u kthye pranë dy vajzave të tij në Itali, ndërsa Alvini ashtu me hap të çalë u kthehet kampeve të Sirisë, pa derdhur asnjë pikë loti. Dukej sikur asgjë nuk e lëndonte dot më, kishte hequr mjaftueshëm….

Këtu nisi vërtet lufta për shpëtimin e Alvinit…Gazetari i “Le Ienne” u lidh me qeverinë shqiptare, konkretisht me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, i cili siç u transmetua në emision mbylli telefonin e s’u dëgjua më.

Kjo çështje kishte nevojë për ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, por pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve italianë, këtyre të fundit nuk u bëri përshtypje kjo gjë. Në dalje televizive, kryeministri Edi Rama dhe ministri në detyrë për punët e Jashtme Gent Cakaj këmbëngulnin se çështja ishte shumë e komplikuar dhe se Siria nuk kishte një ‘kokë’ me të cilin mund të negocionin.

Për më tepër, Romina Kuko zv/ministrja e Brendshme e ftuar në “Open”, hodhi idenë se ambasadori Gazheli mund të merrej peng.

Fiks tre ditë pas publikimit të këtij emisioni, Gent Gazheli dha dorëheqjen, por nuk u largua pa marrë ‘shplarjen’ e publikut, të cilët e masakruan në komentet në faqen e tij në Facebook. Pavarësisht se shumë prej tyre u fshinë në fraksion sekondi, njerëzit që kishin ndjerë lotët e Alvinit dhe përmallimin e babait shqiptar nuk hoqën dorë.

Çdo ditë e më tepër, presioni ndaj qeverisë shqiptar rritej, njerëzit kërkonin llogari në çdo dalje publike të kryeministrit Edi Rama, që sot postoi me mjaft krenari foton teksa Alvini doli nga kampi.

Vogëlushi shqiptar tashmë është shumë pranë derës, pas të cilës e pret gjiri i familjes prej ku shpresojmë të mos largohet më kurrë. Edhe pse pa të ëmën, me dy motrat dhe të atin e papërkulur, Alvini i vogël do t’i kthehet një jete normale, sigurisht vështirë do të jetë të harrojë bombat që i kumbonin në vesh çdo natë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha valbona berisha afrim berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha valbona berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet