Aktualitet

Nga shtëpiake në luftëtare e ISIS, si u transformua nëna e Alvin Berishës pasi ra në dashuri me terroristin, mori djalin e iku: Një ditë do vdesim

  • Merr fund kalvari i vuajtjeve për Alvin Berishën, 11-vjeçari kthehet në gjirin e familjes, i ati rrëfen emocionet
  • Valbona ishte nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë, dhe bashkë me bashkëshortin e saj Afrim Berisha u shpërngulën në Barzago të Italisë ku u sistemuan familajrisht. Por diçka ndryhsoi tek Valbona e cila u tërhoq nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj.
    Featured image of article: Nga shtëpiake në luftëtare e ISIS, si u transformua nëna e Alvin Berishës pasi ra në dashuri me terroristin, mori djalin e iku: Një ditë do vdesim Valbona Berisha

    TIRANË– Valbona Berisha është nëna e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar që përjetoi pesë vite makth në kampet e Sirisë, ku u çua me duart e të ëmës. Mediat italiane kanë sjellë histornë Valbonës, e cila nga një shtëpia u kthye në një luftëtarë të ISIS.

    Valbona ishte nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë, dhe bashkë me bashkëshortin e saj Afrim Berisha u shpërngulën në Barzago të Italisë ku u sistemuan familajrisht. Por diçka ndryhsoi tek Valbona e cila u tërhoq nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj.

    Më pas ajo vendosit të të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin, Alvin Berishën, nëmënyrë që edhe i vogli të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

    Gjithçka nisi ngadalë. Si fillim Valbona filloi të mbante shami koke e më pas krijoi kontakte në internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili u kthye në rekrutuesin e saj.

    Corriere della Sera shrkuan se Mnedus me të cili Valbona u dashurua virtualisht si fillim i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin e më pas ajo nis fshehurazi bashkëshortit Afrim Berisha nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit.

    Pasi vuri këmbën në Turqi ajo iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës. I shqetësuar Afrim Berisha denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: “Për të vdekur kemi gjithsesi”

    Nga ana tjetër ajo filloi stërvitjen për t’u bërë pjesë e ISIS dhe të njëjtën gjë bëri edhe me djalin e saj të vogël.

    Va;bona Berisha u martua me Selimovic Mendus me të cilin lidni edhe një djalë. Gjatë një bombardimi, e ëma e Alvinit humbi jetën bashkë me rekrutuesin me të cilin u dashurua dhe djalin që kishte me të. Alvini i vogël shpëtoi me një dëmtim në këmbë që edhe sot e kësja dite ë bën të çalojë.

    Sot 11-vjeçari është shpëtuar nga kampet e ISIS dhe është kthyer në krahët e dy motravë dhe të atit Afrim Berisha, i cili s’ka reshtuar së kërkuari dëshpërimisht.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment