Vrasja e Branko Shkozës në Durrës nga Majlind Habibi, prindërit e vitkimës: Kanë 4 vite që hanë dhe pinë...
Politike
VIDEO- Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë që rritën çmimin e miellit, Ahmetaj: Janë profesionistë, u besoj!
30 Shtator 2021, 09:32Nga DOSJA
TIRANË- Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ka komentuar për asnjë moment rritjen e çmimit të bukës, por tha se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importimit të miellit që e rritën çmimin në grup, ishte profesional. Në një konferencë pë shtyp, ai tha se të gjithë anëtarët janë profesionistë dhe vendimet i marrin si të tilla.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetje: Kur do të bëhen aktive ndihmat që keni premtuar për turizmin dhe manifakturën? Evazioni, çfarë po ndodh sepse ka biznese që nuk lëshojnë më as fatura? A po bëhen kontrolle? Çfarë mendimi keni për Autoritetin e Konkurrencës që nuk gjobiti rritjen e çmimit të bukës?
Ibrahimaj: Evazioni, qeveria ndërmori një nismë për gjobat e lidhura me fiskalizimin. Kemi qenë të kujdesshëm ta theksojmë. Gjobat janë të lidhura me fiskalizimin. Nuk më rezulton, administrata tatimore është duke ndërmarrë një aksion për moslëshimin e faturave. Pra mund të jetë preceptim, por nuk janë të reflektuara në shifra. Synohet të jetë kontroll nga biznesi i madh tek i vogli. Do të kemi fokus në implementimin e saktë, sepse suksesi i kësaj reformë është i yni. Do të ndjehen lehtësirat e fiskalizimit.
Ahmetaj: Të gjitha ministritë po formatojnë një dokument reformash. Një pjesë e tyre do të përshkallëzohen. Me buxhetin e ri do të kemi dhe një pjesë të premtimeve. Graduale, ashtu siç e kemi premtuar. Qoftë edhe për reformat e tjera. Është një gamë e tërë instrumentash dhe refomash që do të injektojnë mbështetje. Sa i përket pyetjes suaj të dytë, unë kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurencës, janë profesionistë. Janë ent i pavarur. Sa më përket mua vendimi që nuk ka marrëveshje dhe as monopol në tregun e miellit, praktikisht besoj që kanë hetuar dhe kanë votuar me përgjegjshmëri.
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar ditën e sotme me debate mes kryetarit dhe anëtarëve të opozitës. Shkak i një debati është bërë ndryshim...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së nderimit që u zhvuillua në oborrin e Ministrisë së Brendshme ndaj oficerit Saimir...
TIRANË– Nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi që do të depozitojnë ditën e sotm...
Partia Demokratike nxori në terren vullnetarë të mbrojtjes së votës fill pas incidentit të ditës së verës me mbështetësit e mazhorancës.Struktura ishte prezantu...
TIRANË- Qeveria shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama ka miratuar ditën e sotme përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Gard...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes të cilit...
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar....