LIVE UPDATES
Politike

“Asnjë minutë për të humbur për Kushtetuesen”, konstitucionalistja Anastasi për DW: Kusht prioritar i Bundestagut për

3 Tetor 2020, 15:35 Nga DOSJA
“Asnjë minutë për të humbur për

DW: Presidenca dhe Parlamenti kanë hapur procedurat për dy vende vakante në trupën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.(GJK). A bëhet funksionale GJK nëse ky proces përfundon me sukses, me emërimin e dy gjykatësve kushtetues? Nëse kjo ndodh rriten gjasat të plotësohet në kohë, deri në fund të këtij viti, një nga kërkesat prioritare të Bundestagut gjerman dhe Këshillit Europian, që Shqipëria të meritojë hapjen me BE të negociatave të anëtarësimit.

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Plotësimi i dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është prioritet. Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur. Uroj që procesi të arrijë qëllimin dhe GJK t’i shtohen dy anëtarë të rinj. Nëse kjo ndodh atëhere numri i gjykatësve kushtetues arrin në 6, gjë që lejon shqyrtimin e çështjeve në themel dhe marrjen e vendimeve përfundimtare. Gjithsesi, përbërja e GJK-së vetëm me 6 anëtarë mbetet e brishtë, pasi trupa e plotë e gjykatësve kushtetues ka 9 anëtarë. Aktualisht, GJK operon vetëm me 4 anëtarë, ku një anëtareje i ka përfunduar mandati, por vazhdon detyrën deri sa të zëvendësohet. Duke pasur në konsideratë sa më lart, situata është e tillë ku përveç dy gjykatësve kushtetues, që pritet të emërohen në përfundim të procesit në fjalëduhet të emërohen edhe 4 të tjerë për të arritur tek 9 anëtarë. Gjithashtu, mungesa e trupës së plotë të gjyqtarëve mund të vështirësojë arritjen e shumicave në marrjen e vendimeve. Madje, në ndonjë çështje, mund të shfaqen shkaqe ligjore që pamundësojnë pjesëmarrjen e të gjashtëve. Prandaj, mendoj se krahas procesit për emërimin e dy anëtarëve të GJK-së, të nisur nga Presidenca dhe Parlamenti, është i nevojshëm përshpejtimi i zgjedhjes së 3 anëtarëve, që vijnë nga Pushteti Gjyqësor, proces ky që lidhet ngushtë me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Më tej, duhet të kryhet edhe procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve që u ka mbaruar ose pritet t’u përfundojë mandati.

DW: Numri i mangët në trupën aktuale të GJK është kryesisht kosto e vetting-ut. Shifrat zyrtare flasin për 106 gjyqtarë të shkarkuar, të nxjerrë jashtë sistemit deri tani. A ka Shqipëria burime njerëzore për të mbushur vakumin që ka krijuar dhe do vazhdojë të krijojë vettingu prej skanimit të në vijim gjyqtarëve?

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Largimi nga sistemi i drejtësisë i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh si rrjedhojë e vetting-ut, ndikon drejtpërdrejt në kandidimet që vijnë nga brenda gjyqësorit. Por rezulton që janë të pakët edhe kandidatët që vijnë nga jashtë gjyqësorit. Në të dyja rastet kërkohen kandidatë të kualifikuar, që përmbushin kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj. Nga ecuria e deritanishme e zbatimit të Reformës në Drejtësi është krijuar përshtypja, se ajo është ngadalësuar prej mungesës së burimeve njerëzore. Por nëse shikohen shifrat e përgjithshme kjo përshtypje rezulton pa bazë. Ka një numër mbresëlënës studentësh të diplomuar në drejtësi, siç tregojnë shifrat nga analiza e arsimit juridik, të kryer në kuadër të Reformës në Drejtësi. Vetëm në vitin akademik 2013-14  rezultonin të regjistruar në shkollat e Doktoraturës të Arsimit Juridik Publik 373 kandidatë dhe në atë Privat 198 të tjerë. Ndërkohë ka më shumë se 11.000 avokatë të licencuar në të gjithë Shqipërinë, ku rreth 5000 prej tyre kanë përvojë pune më shumë se 15 vjet. Problemi qëndron tek përbërja mjaft heterogjene e juristëve. Ka juristë që kanë studiuar përpara viteve 90′, të tjerë të diplomuar në studimet afatshkurtra 6 mujore pas viteve ’90,  juristë që vijnë nga universitete publike e shkolla të larta private me nivele të ndryshme dijesh, ashtu sikurse ka edhe juristë të diplomuar ose të kualifikuar jashtë vendit, madje edhe të afirmuar në nivele ndërkombëtare. Kjo përbërje heterogjene dhe problemet që ajo paraqet ka gjasa të ndikojnë në mospërmbushjen e kritereve. Ndërkohë, zbatimi i reformës në drejtësi ka evidentuar ose ka krijuar edhe faktorë të tjerë që nxisin kandidatët të shmangen nga gara si për shembull, verifikimi i pasurive të juristëve nga vetting-u,  mund të ketë rritur ndrojtjen për të kandiduar.

DW: Çfarë mendoni për idenë e hedhur kohët e fundit lidhur me “ndryshimin/zbutjen” e kritereve në aplikimet për GJK?

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Zbutja e kritereve kërkon ndryshime kushtetuese. Përpara se të shkojmë sërish në ndryshime kushtetuese duhet t’i jepet përgjigje pyetjes: a janë kriteret ato që pengojnë kandidimet? Apo ka faktorë të tjerë? Mendoj që kriteret nuk mund të ndryshohen a priori, nëse nuk janë identifikuar shkaqet reale të kandidimeve të pakta ose të mospërmbushjes së kritereve. Në rastin konkret të procesit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese konkurrohet për mandate kohore mjaft të shkurtra, që kanë mbetur të pakryera pas largimit të gjyqtarëve të mëparshëm dhe nxjerrjes së tyre jashtë sistemit të drejtësisë nga vetting-u. Vonesat e organeve të emërtesës në zëvendësimin e tyre e kanë shkurtuar edhe më tepër kohën e qëndrimit në detyrë të kandidatëve potencialë, madje tani mund të ketë mbetur ndoshta vetëm një vit. As logjika juridike, as ajo matematike nuk e pranon që juristët të kenë dëshirë dhe vullnet për të kandiduar për vende vakante për anëtarë të GJK-së për një kohë kaq të shkurtër. Në këtë situatë, organet e emërtesës duhet të marrin në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias, (KV) që këshillon të bëhen ndërhyrje, me qëllim që mandatet të jenë më tërheqëse për kandidatët.

Ky komision rekomandon që kjo situatë të zgjidhet me dispozita kalimtare në Kushtetutë, të cilat do të jenë të përkohshme, vetëm për të kapërcyer barrierat e sipërpërmendura. Mund të ketë edhe zgjidhje të tjera. Por duhet vepruar me shpejtësi, pasi mendoj që nuk ka kohë. Kam parasysh që disa nga kandidatët duhet t’i nënshtrohen verifikimit të pasurive, proces i cili kërkon kohë. Aktualisht, jemi në një terren të pasigurtë që mund të na ꞔojë në shtyrje ose rishpallje të procesit, deri në përfundimin e mandateve të vjetra dhe fillimin e mandateve të reja. Uroj që kjo të mos ndodhë. Një aspekt tjetër që lidhet me vlerësimin e përmbushjes së kritereve ka të bëjë me testimin e kandidatëve: në kushtet që jemi, mendoj se nuk duhet të zgjidhet një “test strikt” i shqyrtimit të plotësimit të kritereve, por një “test i arsyeshëm”. P.sh., një test i arsyeshëm mund të ndiqet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për llogaritjen e viteve të përvojës në punë. Kam vërejtur se ka përvoja pune brenda dhe jashtë vendit, që nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk janë marrë parasysh ose nuk janë njësuar me punën e juristit, gjë që ka shkaktuar humbjen e disa kandidatëve me kualifikime të larta, madje edhe jashtë vendit. Mendoj, që ky qëndrim duhet të rishikohet. P.sh. ndjekja e studimeve të doktoratës duhet vlerësuar si një përvojë juridike në kërkim dhe në arsim.

DW: Mungesa e GJK ka sjellë edhe situata kontradiktore, të pazgjidhura ligjore, për ꞔështje me ndjeshmëri të lartë për qytetarët si p.sh e drejta kushtetuese për pronën, një tjetër kusht i  Bundestagut gjerman për t’u plotësuar. A mund t’u rikthehet GJK kontradiktave të pazgjidhura ligjore për këtë të drejtë, kur ajo të bëhet funksionale?

Më lejoni të jem më eksplicite: disa vendime të Këshillit të Ministrave, (VKM), që janë në fuqi, e përjashtojnë “de facto”regjistrimin fillestar të pronave në emrin e pronarëve të tyre, proces që  ka filluar ta kryejë Agjensia Shtetërore e Kadastrës, (ASHK). VKM në fuqi e nëntorit 2019, i konsideron shtetërore pronat e pronarëve në bregdetin e Jonit, që ndodhen në zonat e përcaktuara nga VKM si zona strategjike për investime private, jo publike. Në zbatim të kësaj VKM këto prona duhet t’i kenë kaluar tanimë Ministrisë së Turizmit, (MT) dhe të  jenë regjistruar në kadastër si prona të kësaj Ministrie, të cilën VKM në fjalë e ngarkon me detyrën e dhënies së tyre një grupi investitorësh, të cilësuar strategjikë, për investime private. Çfarë pronash do të regjistrojë AKSH, në emrin e pronarëve legjitimë, kur në zbatim të VKM në fuqi këto prona duhet t’i kenë kaluar Ministrisë së Turizmit dhe duhet të jenë regjistruar si prona shtetërore? A mund të jenë edhe prona shtetërore, edhe prona të pronarëve, që i kanë trashëguar ato brez pas brezi?

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Gjykatën Kushtetuese e presin një sërë ꞔështjesh që kanë nevojë të gjykohen prej saj. Çështjet e pronësisë vijojnë të kenë konflikte të juridiksionit kushtetues, të cilat duhet të shihen rast pas rasti. Sidoqoftë, në vija të përgjithshme theksoj se pavarësisht mungesës së seancës plenare të Gjykatës Kushtetuese, kolegji i seleksionimit të kërkesave funksionon dhe për më tepër, mjafton vetëm një gjyqtar që të regjistrojë kërkesat që i drejtohen asaj për gjykim kushtetues. Prandaj, të gjithë personat e interesuar, pronarët e pronave në zonat e shpallura strategjike, duhet të paraqesin kërkesat e tyre brenda afatit ligjor. Por, do të jenë në pritje të gjykimit, së paku, pasi të jetë krijuar minimumi i trupës së gjyqtarëve për të gjykuar në themel çështjen, pra 6 anëtarë. Si rregull, vendimet e gjykatës Kushtetuese kanë efekt nga dita e hyrjes së tyre në fuqi e në vijim. Kjo do të sillte një drejtësi kushtetuese shumë të vonuar. Mendoj se ndryshe nga drejtësia e zakonshme, drejtësia kushtetuese nuk është kurrë e panevojshme, edhe pse mund të vijë me vonesë. Megjithatë, i këshilloj qytetarët ankues që krahas kërkesës për Gjykatën Kushtetuese, t’i drejtohen me një kërkesë edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ka shumë gjasa që kjo e fundit t’i pranojë ato për shqyrtim, edhe pse gjykimi nga Gjykata Kushtetuese nuk ka përfunduar.

DW: Vonesa në bërjen funksionale të GJK ka sjellë ulje të besimit të qytetarëve tek reforma në drejtësi, ata nuk po shohin të përmbushen pritshmëritë e tyre nga drejtësia e re, mes të cilave edhe për një GJK funksionale. Si mund të rifitojë reforma në drejtësi besimin e qytetarëve?

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Reforma në drejtësi është një nga momentet më të rëndësishme kushtetuese që populli shqiptar ka kaluar, që nga viti 1998 kur u miratua Kushtetuta, e cila pati një mbështetje të gjerë. Edhe pse kjo reformë nuk u miratua me referendum popullor, mbështetja popullore u duk qartë përmes sondazheve, konsultimeve, entuziazmit në media, pjesëmarrjes së grupeve të ndryshme të interesit, mbështetjes së faktorit ndërkombëtar. Kjo lidhet edhe me ndikimin që ka zbatimi i saj në proceset e integrimit të Shqipërisë në BE, që gjithashtu, gëzon mbështetje të gjerë popullore. Mendoj që jo vetëm presioni ndërkombëtar, por edhe kjo mbështetje masive, ishte një nga faktorët kryesorë të miratimit me unanimitet të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi në korrikun e 2016-ës.

Për fat të keq, ky entuziazëm ka rënë. Forcat politike nuk bashkëpunuan me njëra tjetrën sikurse ranë dakord për ndryshimet kushtetuese. Menjëherë pas miratimit të tyre pati edhe një sërë sulmesh që u ngritën kundër reformës në drejtësi. Këto janë arsye që kanë dobësuar besimin qytetar. Por mendoj që kjo rënie lidhet edhe me mungesën e besimit ndaj organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Reforma nuk ka të bëjë vetëm me ndryshim personash, por në radhë të parë, me ndryshim mentaliteti dhe filozofie për vetëqeverisjen e gjyqësorit. Në përmbushjen e kësaj pritshmërie organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë po ecin shumë ngadalë. Madje, ka pasur raste, kur ndërhyrjet e politikës i kanë ngatërruar aq keq këto organe, saqë kanë marrë vendime jobindëse. Përpos kësaj, ato janë ende organe mjaft “të heshtura” në kuptimin e transparencës. Nuk po arrijnë të shkathtësohen si organe kolegjiale dhe nuk po arrijnë të kundërshtojnë hapur presionin që u vjen nga politika. Nuk kanë një plan se si të nxjerrin proceset nga ngërçet që krijohen herë pas here. Ka ende nevojë që ato të tregojnë se ndihen organe të qeverisjes po aq të rëndësishme, paralelisht, jo të varura nga organet e legjislativit dhe ekzekutivit. Këto organe “kanë nevojë për kurajë”, sikurse është shprehur kohët e fundit ish-Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu.

Marrë nga DW 

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aurela anastasi aurela anastasi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit