LIVE UPDATES
Politike

“Do paguahen 30 mln euro”/ PD denoncon: Terminali i Kontenierëve në Portin e Durrësit iu kalon klientëve të qeverisë,

3 Tetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
“Do paguahen 30 mln euro”/ PD denoncon: Terminali i

TIRANË- Këtë të shtunë Partia Demokratike ka denoncuar një aferë të re korruptive, që sipas kësaj force politike, arrin në 30 milionë euro. Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se bëhet fjalë për transferimin e Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit te klientët e qeverisë. Ajo sqaroi se qeveria ka larguar kompaninë ekzistuese dhe ka hapur dhe mbyllur brenda 20 ditëve koncesionin për këtë terminal, duke favorizuar kështu klientët e qeverisë.


“Koncensioni i kalatës se Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive. Në qoftë se do të kishin larguar thjesht një kompani që këtë Port ta menaxhonte shteti dhe që përfitimet t’i merrte buxheti i shtetit, sigurisht që historia do të kishte qenë ndryshe. Por u detyruan dhe larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës.”, u shpreh Jorida Tabaku.

Deklarata e plotë:

Në ditët e para të shtatorit u hap një procedurë koncencionare për një nga kalatat e Portit të Durrësit. Një koncesion që do të zgjasë 5 vite, me një kosto prej 30 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.

Por çfarë fshihet pas kësaj procedure? Pas kësaj procedure fshihet një faturë e kripur në Arbitrazh, pasi qeveria detyroi kompaninë komcesionare që të largohet për t’ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës.

Fatura që rrezikon qeveria shqiptare prej 100 milionë eurosh i shtohet njëkohësisht faturës së çështjes Beccheti dhe të çështjes Aktor. Në total janë tre çështje, të cilat e çojnë vlerën në 250 milionë euro. Të treja, çështje që kanë ardhur si rezultat i korrupsionit, babëzisë, mungesës së vizionit dhe ndihmës që qeveria do t’u japë klientëve dhe oligarkeve të saj.

Koncensioni i kalatës se Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive. Në qoftë se do të kishin larguar thjesht një kompani që këtë Port ta menaxhonte shteti dhe që përfitimet t’i merrte buxheti i shtetit, sigurisht që historia do të kishte qenë ndryshe. Por u detyruan dhe larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës.

Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncencionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë që do t’i beje Porti i Durrësit.

Kjo aferë e pastër korruptive që bëhet në ditët e fundit të largimit nga qeveria, e cila bëhet në Portin i cili ka ngarkesën me të madhe në Rajon, që bëhet duke ia dhënë një kompanie pa respektuar asnjë procedurë ligjore, është thjesht mënyra se si kanë operuar këto 7 vite, është thjesht mënyra sesi këta e konceptojnë buxhetin e shtetit, sesi këta nuk ndalen përpara asgjëje, thjesht për fitimin e tyre dhe për fitimin e miqve.

Partia Demokratike angazhohet që çdo proccedurë të tillë korruptive ta hetojë. Të ngrihet një grup i posaccëm pune i cili do të çojë përpara drejtësisë këdo që ka firmosur, këdo që ka konceptuar dhe këdo që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një faturë të tillë, siç është fatura që do të ndodhë me koncesionin e Portit te Durrësit, por njëkohësisht edhe me arbitrazhin.

Proccedura për konccesionin, e cila po realizohet e mbyllur, do t’ia japë një kompanie afër qeverisë, e cila, përveç cënimit të sigurisë kombëtare ka edhe probleme të cilat lidhen me menaxhimin.

Partia Demokratike do të vazhdojë që ta ndjekë këtë aferë në detaje.
Do të vazhdojë që të shohë lidhjet në momentin që publikohet tenderi. Do të vazhdojë që ta denoncojë këtë, ashtu siç ka bërë me çdo afere tjetër korruptive.

Është e papranueshme, është e pakonceptueshme që siguria jonë kombëtare, qe siguria e kompanive që operojnë në Portin e Durrësit të conohet thjesht për interesin personal të Ramës dhe për interesin personal të ministrave të tij.

Tenderi që duhej të kishte zgjatur 52 ditë dhe që do të zgjasë vetëm 20 ditë, është një tjetër shkelje, një tjetër vjedhje në buxheti e shtetit nga ana e Ramës, ministrave dhe kujtdo që është duke firmosur këto dokumente tenderi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet