LIVE UPDATES
Politike

Asnjë ‘hapësirë’ në media! Linda Rama gjen strehë në portalin e Baton Haxhiut, e përbashkëta me bashkëshort

7 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
Asnjë ‘hapësirë’ në media! Linda Rama gjen

TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka marrë pjesë ditën e djeshme në samitin “Lidershipi i gruas në botën tejet konkurruese të epokës post-COVID”, i cili ishte  organizuar online. Mirëpo, fjalimi i saj duket se nuk mori vëmendjen e mediave në vend, ndaj fjala e saj gjeti hapësirë në portalin e analistit Baton Haxhiu “Albanian Post”. Haxhiu ka publikuar të gjithë fjalimin si editorial, në të cilin flitej gjatë për rolin dhe ndikimin e grave gjatë pandemisë së koronavirusit. 

“Janë edhe më shumë akoma gratë që mbajnë lidhur prej më shumë se një viti zinxhirin e punës, përballë zinxhirit të infektimeve që sfidon të përditshmen tonë, duke kërcënuar vazhdimësinë e jetës për çdo kënd nga ne! Këto janë gratë heroina të betejës Covidiane që bota do i kujtojë gjatë!,”-shkruan ndër të tjera ajo. 

Ndërkohë në të gjithë shkrimin e bërë nga Rama për fuqizimin e grave, bie në sy e përbashkëta me bashkëshortin e saj, kreun e qeverisë shqiptare. Është pikërisht fakti që të dy citojnë në fjalimet e tyre ‘sure’ nga libri i shenjtë i Kuranit. 

Do të ngjiteni në majat e larta të karrierës, duke shpërblyer kështu mundin tuaj dhe mbështetjen e familjeve tuaja. Por mos harroni që sakrifica e brezave kërkon, që në përpjekjet tuaja, së pari të thërrisni atë, instinktin e nënës dhe të gruas që botës post pandemike do t’i jepte modestinë, vetëpërmbajtjen, kontrollin e vetvetes, shmangien nga vëmendja për veten dhe nga vaniteti sipërfaqësor, disiplinën, gjenerozitetin, dhe sensin e bashkësisë pikërisht ato asete që Kurani thotë duhet t’i kultivoni “nëse doni të korrni sukses” (Surat An-Nur, 24; 31),”-shton Rama.

SHKRIMI I PLOTË:

Lidership, grua, botë, konkurrencë vijnë në fakt me një emërues të përbashkët. Atë të betejave shekullore të së shkuarës për të mbërritur shumëçka që për stërgjyshet dhe gjyshet tona ishte e paimagjinueshme; por edhe për sfidat e së ardhmes që janë beteja të përditshme të së sotmes.

Ndërsa covid, do të mbetet gjatë në kujtesën e në reflektimet tona si momenti më spikatës i fuqisë së gruas në botën e punës.

Janë në këtë vit covidian një pafundësi grash heroina nëpër spitale dhe qendra shëndetësore, që u qëndrojnë te koka e vaksinojnë një pafundësi njerëzish çdo ditë, që punojnë për fabrikimin e vaksinave dhe medikamenteve të tjera, që studiojnë, analizojnë e komentojnë shpëtimin e miliona jetëve.

Po janë edhe një pafundësi mësuesesh që me përkushtim të admirueshëm në kushte të reja, tejet sfiduese, mbajnë të pandërprerë rrjedhën e marrjes së dijes për fëmijët tanë.

Janë edhe më shumë akoma gratë që mbajnë lidhur prej më shumë se një viti zinxhirin e punës, përballë zinxhirit të infektimeve që sfidon të përditshmen tonë, duke kërcënuar vazhdimësinë e jetës për çdo kënd nga ne! Këto janë gratë heroina të betejës Covidiane që bota do i kujtojë gjatë!

Lejomëni t’u përcjell secilës shprehjen e admirimit e të respektit tim për atë që jeni, atë që bëni dhe atë që rrezatoni rrotull jush, duke e bërë botën më të mirë falë pranisë e kontributit tuaj!

Unë vij nga një familje myslimane. Jam e martuar me Edin, që është katolik. Dy fëmijët tanë nga martesa e mëparshme janë të krishterë ortodoksë dhe i treti, djali ynë i vogël gjashtëvjeçar, do ta zgjedhë vetë se cilës fe do t’i përkasë, nëse do të dojë ta bëjë një ditë këtë zgjedhje natyrisht.

Kjo është në fakt Shqipëria e harmonisë ndërfetare, për të cilën, ne shqiptarët krenohemi. Dhe për këtë shkak, në shtëpinë tonë gjenden librat e shenjtë të Kuranit dhe Biblës ku po njësoj jepet porosia se cilido që shpëton një jetë, ka shpëtuar të gjithë njerëzimin! Fati e solli në këtë vit covidian të shohim jo një, por një armatë njerëzish në shpëtim të jetës dhe të gjithë njerëzimit, dhe gratë në ballë të tyre!

Unë jam ekonomiste. Por nuk është instinkti i ekonomistes më i forti instinkt që unë kam. Qëndron shumë më i fortë brenda meje instinkti i nënës dhe i gruas me një interes që shtrihet përtej vetes dhe familjes, në çështje të interesit publik, me dëshirën e vazhdueshme që të gjej me covidin për shpëtimin e jetëve të njerëzve, është së pari instinkti i nënës, i vajzës dhe gruas ai që i paraprin profesionalizmit të mjekes, infermieres, sanitareve, mësueseve, sipërmarrësve, shkencëtareve. Në këtë betejë të pamëshirshme, është pikërisht ky instinkt që nuk i le të lodhen, të mërziten, të dorëzohen.

Shqipëria sot ka një bilanc pararojë të përfaqësimit gjinor. 9 pikë më lartë se mesatarja europiane për nga prezenca e gruas në nivelet më të larta të vendimmarrjes publike, e barabartë me mesataren europiane në përqindjen e grave në parlament, më shumë gra se sa burra ministra në kabinetin qeveritar, administratë publike mbi 60% gra, gra edhe në majat e institucioneve të drejtësisë, prokurore dhe gjyqtare dhe sigurisht gjithnjë dhe më shumë modele të suksesshme grash sipërmarrëse apo në nivelet më të larta të administrimit privat.

Por, ndërsa i gëzohemi ngjitjes së grave drejt majave të vendimmarrjeve publike dhe private, dhjetëra e mijëra gratë e tjera presin të shohin atje, në majën e pushtetit politik dhe ekonomik, së pari një aktiviste dhe jo një burokrate. Që presin të pulsojë fuqishëm në karrigen e lartë të pushtetit apo në fronin e lartë të profesionalizmit dhe të sipërmarrjes, ashtu si për gratë heroina në betejën covidiane, instinkti i nënës dhe i gruas që në botën konkurruese lufton për të drejtën, refuzon ashpërsinë, dënon dhunën, hap shtegun e mundësive për të tjerë, shëron plagë, zgjat dorën, inspiron, motivon, mbështet pa u dorëzuar.

Kemi të drejtë të ndjehemi mirë dhe shpresëplotë sot teksa shohim më shumë ministre, gjyqtare, prokurore, menaxhere, administruese të larta, sipërmarrëse.

Por kjo prezencë do të mbetet një statistikë më shumë në harresën e kohës nëse nuk do të përkthehet në mision për të influencuar zgjidhjet që presin problemet e mijëra vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, bezdi seksuale në vendin e punës apo në hapësirat publike, paragjykime që bëhen pengesë për shpalosjen njerëzore.

Ndaj nesër, ju, vajza dhe gra, ekonomiste, juriste, mjeke, inxhiniere, eksperte të të gjitha fushave, jam e sigurt që do të kërkoni me ngulm suksesin duke u përballur me sfida aspak të lehta.

Do të ngjiteni në majat e larta të karrierës, duke shpërblyer kështu mundin tuaj dhe mbështetjen e familjeve tuaja. Por mos harroni që sakrifica e brezave kërkon, që në përpjekjet tuaja, së pari të thërrisni atë, instinktin e nënës dhe të gruas që botës post pandemike do t’i jepte modestinë, vetëpërmbajtjen, kontrollin e vetvetes, shmangien nga vëmendja për veten dhe nga vaniteti sipërfaqësor, disiplinën, gjenerozitetin, dhe sensin e bashkësisë pikërisht ato asete që Kurani thotë duhet t’i kultivoni “nëse doni të korrni sukses” (Surat An-Nur, 24; 31).

Bota e pas-pandemisë do të jetë një botë që do të kërkojë më shumë kuvendim, më shumë drejtpeshim të sfidave, më shumë dëgjesë mbi larminë e problemeve, më shumë përgjegjshmëri sociale për individët në nevojë, më shumë butësi, më shumë njerëzi, më shumë ndjeshmëri ndaj mjedisit, më pak grykësi dhe përballje për sundim.

Ju e kuptoni më mirë se kushdo vlerën e kësaj urdhërese të Kuranit: “Mos mëtoni çka Allahu i ka dhënë dikujt me tepri krahasimisht me të tjerët: burrave pjesën që kanë, grave njësoj, gjithë pjesën që u takon” (Surat An-Nisa’, 4; 32).

Ka ekzistuar një mit, i vjetër sa vetë bota, që lufta është vetëm për burra! Armata e grave në frontin e parë të betejës me COVID-19 provoi që gratë janë luftëtare të fuqishme dhe gjithnjë fituese! Suksese të gjithave dhe secilës prej jush!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu edi rama linda rama baton haxhiu edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj