LIVE UPDATES
Aktualitet

Askush nuk e njeh si sport! Trendi i shkopit të bejzbollit/ Të rinjtë e mbajnë në bagazh, “miku” më i ngushtë

26 Korrik 2021, 09:11 Nga DOSJA
Askush nuk e njeh si sport! Trendi i shkopit të bejzbollit/ Të

“Pa folur asnjë fjalë, ata zbritën nga makina e tyre luksoze, u drejtuan direkt tek mua dhe më goditën me grushta dhe shkopinj bejzbolli. Dhe menjëherë u larguan më pas”. Kështu e nis denoncimin e tij në polici 24-vjecari A.L., një i ri që zgjodhi të ndjekë një model të mirë. Punon në një biznes privat dhe kur konstaton se diçka nuk shkon, ai nuk hesht. Por kjo ndërhyrje i ka kushtuar atij një sulm të paprecedentë që, sipas burimeve policore të Gazetës “Si” ndodhi në 14 korrik në afërsi të një supermarketi.

Shpesh Gazeta “Si” ka ngritur shqetësimin e sulmeve të organizuara që kryesisht adoleshentët por edhe të rriturit kryejnë me armë të ftohta, zakonisht shkopa bejzbolli dhe doreza metalike. “Kryesisht shkopinjtë është e pabesueshme por i kemi gjetur edhe në mjete të të rinjve që teksa luajnë kalçeto me njëri-tjetrin, në një rast nuk kanë ngurruar që për një gol t’u drejtohen mjeteve të tyre, ku secili mbante në bagazh shkopinj të tillë, ndonëse bezsbolli nuk është një loje e frekuentuar në Shqipëri”, tha një zyrtar i policisë për Gazetën “Si”. Megjithë fenomenin që ka përfshirë edhe femra, të cilat paradoksalisht janë konstatuar në dy raste me shkopa bejzbolli, trendi nuk ka të ndalur dhe po përhapet në të gjithë vendin. I riu më i fundit që guxoi dhe tregoi në policinë vendore të kryeqytetit, dyshohet se u sulmua mbasi i kërkoi llogari një klienti që ngacmonte kolegen e tij.

“Punoj kasier pranë supermarketit të fruta-perimeve. Kur më sulmuan personat që e parkuan makinën përballë punës, u përpoqa të vetëmbrohesha. Gjatë sulmit nuk u fut askush të na ndante dhe as të parandalonte çfarë ndodhi”, vijon më tej sipas policisë i riu që tregoi se të vetmet që ndaluan dhe po shikonin sulmin me shkopa bejzbolli ishin disa gra.

“Ato gjendeshin në anën tjetër të trotuarit, por nuk u përfshinë. Askush nuk ndëhyri. Për më tepër nuk i njoh ata që më sulmuan”, deklaron në denoncimin e tij djali nga Tirana

Përse u sulmua?

“Kisha vënë re disa herë që i hidhte fjalë dhe kolegja vihej në siklet, stresohej, ndaj i tërhoqa vëmendjen atij djalit “mos e ngacmo më, nuk e shikon që është në orar të punës”. Ky person më tha “OK, në rregull, më fal”, madje më dha dhe dorën e qeshi. Por pas disa minutave ky person erdhi së bashku me disa të tjerë dhe më goditën me shkopinj dhe grushta”, rrëfen i riu.

Por burimet e policisë mbasi kanë kontrolluar subjektin ku ndodhi sulmi fizik dhe nuk konstatuan kamera sigurie kërkuan ndihmën e studentit që punon kasier. Policia i thotë jo zyrtarisht Gazetës “Si” se ka marrë në pyetje edhe vajzën e re që u mbrojt prej kolegut.

“Kam një muaj që punoj si kasiere dhe ky person nga fundi i muajit qershor ka ardhur tek vendi im i punës. Në fillim thoshte fjalë joshëse, më thoshte do të marr për nuse, më pas më thoshte do të marr me pahir. Por unë nuk përgjigjesha. Dy ditët e fundit po ankohej për produktet dhe artikujt”, ka thënë vajza.

Në një nga rastet, e reja tregon se si klienti u nervozua me të mbasi ajo po i shmangej dhe për këtë arsye kishte kërkuar ndihmën e kolegut që e zëvendësonte në kasë. “Klienti bërtiti përse nuk më shet më gjëra ti?”, tregon vajza. Pikërisht në çastet kur klienti kërkonte vetëm atë për shërbim, ka ndërhyrë studenti që e ka paralajmëruar: Mos e ngacmo vajzën se është në punë.

Polcia shton për Gazetën “Si” se pas marrjes në pyetje të disa kureshtarëve që panë se si u sulmua punonjësi i supermarketit, arriti të identifikojë targën e automjetit dhe prej aty arriti deri te identifikimi i shoferit. I pari që u shoqërua bëhet me dije se është një i ri që është kthyer për pushime në Shqipëqri, por që jeton në Gjermani. Ai tha se shkoi në supermarket me një të njohurin e tij dhe as vetë nuk e di se si u përfshi në konflikt. Sipas tij i njohuri i kishte treguar se gjatë shërbimit në supermarket kishte ngacmuar një vajzë, por ajo i ishte përgjigjur: “ ik mos më caj b…”. “Në këtë moment shoku nuk i ka folur më. Herën e dytë kishte ndërhyrë menaxheri – shprehet i riu, – por shitësja ishte tepër agresive dhe e kishtë pështyrë”. Të njëjtin version japin edhe dy të tjerët që e quajnë rastësi përfshirjen në sherr.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkopja bejsbolli shkopja bejsbolli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj