EMRAT/ Vrasja e Lulzim Vishës, në banesë iu gjetën armë zjarri automatike me silenciator dhe gëzhoja, arrestohet 3...
Art&Argëtim
Zjarret në Los Angeles/ Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
Artistja me origjinë shqiptare, adresoi edhe shqetësimet e ndjekësve për gjendjen e saj dhe shtëpinë në Los Angeles, duke treguar se i është dashur të përballet me disa vështirësi gjatë natës.
10 Janar 2025, 16:41Nga E. D
Bebe Rexha
LOS ANGELES- Këngëtarja Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram situatën alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që përfshiu zonën. Këngëtarja përmes një postimi në InstaStory, ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë dhe mban erë sikur jetojmë në oxhak”, ka shkruar 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një foto ku shihet me maskë.
Artistja me origjinë shqiptare, adresoi edhe shqetësimet e ndjekësve për gjendjen e saj dhe shtëpinë në Los Angeles, duke treguar se i është dashur të përballet me disa vështirësi gjatë natës.
"Mbrëmë më është dashur të fle në një divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Jam mirë Faleminderit që kujdesesh për mua", ka shkruar ajo në një postim tjetër.
Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke e bërë të vështirë jetën për shumë banorë. Teksa ndan përvojat e saj personale, mesazhi i saj pasqyron solidaritetin dhe shqetësimin për mirëqenien e të gjithë të prekurve nga kjo situatë.