LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zana mposht Zara-n! Kotrri tregon detaje nga gjyqi me gjigantin e modës: Beteja nisi para 1 viti

Ajo tregoi edhe për lidhjen e veçantë që ka jo vetëm marka e saj, por edhe ajo me Shqipërinë.

10 Gusht 2022, 21:19 Nga F.M
Zana mposht Zara-n! Kotrri tregon detaje nga gjyqi me gjigantin e modës:
Amber Kotrri

TIRANË- Amber Kotrri, butiku i së cilës fitoi një gjyq kundër gjigantit të modës, Zara, tregoi më shumë detaje për procesin në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania. Ajo tregoi edhe për lidhjen e veçantë që ka jo vetëm marka e saj, por edhe ajo me Shqipërinë.

Marka juaj e vogël e modës “House of Zana” fitoi një gjyq kundër Zara. Dhe ju morët shumë mbështetje. Si ndiheni?

Ndihem shumë e lumtur, natyrisht, ishte fitore për mua dhe për biznesin tim, por gjithashtu edhe për shumë njerëz të tjerë në botë. Duket sikur të gjithë po festojnë së bashku.

Si ndodhi procesi gjyqësor? Kur filloi?

A: Më shumë se 1 vit më parë, mora një letër nga avokatët e Inditex, të cilët kanë në pronësi Zara, dhe ishte një letër ku më kërkohej të riemërtoja ose të mbyllja dyqanin. Dhe nëse nuk do ta bëja këtë, ata do të ndërmerrnin veprime ligjore. Natyrisht që nuk e firmosa letrën, unë nuk doja ta mbyllja dyqanin dhe ata morën veprimet ligjore. Ne shkuam në gjyq, por në fund fituam.

Emri i butikut tuaj frymëzohet nga fjala shqipe “zanë”. Çfarë përfaqëson marka juaj?

Bashkëshorti im është shqiptar. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët tanë të mësojnë shqipen. Ndjej një lidhje të fortë aty. Marka u krijua në Shqipëri, ndaj dhe emri natyrisht erdhi nga fjala “zana”, të cilës ju ja dini kuptimin. Ka një rëndësi të veçantë për mua, ndaj kur Zara më tha se po e përdorja atë emër për t’i kopjuar, për t’i përdorur biznesin, m’u duk qesharake, sepse emri “Shtëpia e Zanës” ka shumë kuptim për mua dhe për familjen time.

Keni qenë në Shqipëri? Çfarë mendoni për vendin tonë?

Kam qenë shumë herë. Sapo jam kthyer nga Shqipëria në Angli, qëndruam 6 javë. E dua vendin tuaj. Zë një vend shumë të madh në zemrën time.

Çfarë ju pëlqen te Shqipëria?

Çfarë më pëlqen? Ka kaq shumë gjëra. Kryesisht, dua njerëzit. Kur vij aty, më duket vetja si në shtëpi, të gjithë janë mikpritës. Është një ndjesi që nuk mund ta shpjegosh. I them njerëzve këtu sa i mrekullueshëm është vendi juaj. Mendoj se është një nga vendet e mia më të pëlqyera. E dua.

Mendoni ta sillni markën tuaj edhe në Shqipëri?

Çdo gjë punohet me dorë në Shqipëri, ndaj ka lidhje shumë të forta aty. Të gjithë njerëzit fantastikë që punojnë për rrobat, gjithë skuadra, janë të gjitha zonja në Tiranë, të cilat punojnë çdo gjë me dorë. Kemi rrënjë të forta aty.

Marrë nga Euronews

amber kotrri zara “house of zana”

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara