LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"Keni mësuar shumë rreth Combs"/ Prokurorja jep argumentet përfundimtare në gjyqin e Sean 'Diddy' Combs: Ai është udhëheqësi i një sipërmarrjeje kriminale

Prokuroria argumenton se manjati i muzikës përdori bizneset e tij si një "ndërmarrje kriminale" për të abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht gratë për dekada të tëra.

27 Qershor 2025, 08:09 Nga E. D
"Keni mësuar shumë rreth Combs"/ Prokurorja jep argumentet
Sean "Diddy" Combs

SHBA- Prokuroria ka paraqitur argumentin e saj të fundit të enjten, në gjyqin e Sean "Diddy" Combs. Prokuroria argumenton se manjati i muzikës përdori bizneset e tij si një "ndërmarrje kriminale" për të abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht gratë për dekada të tëra.

"Keni mësuar shumë rreth Sean Combs. Ai është udhëheqësi i një sipërmarrjeje kriminale. Ai nuk e pranon," tha prokuroria. 

Combs është deklaruar i pafajshëm për akuzat për abuzim dhe shfrytëzim seksual dhe shantazh. Por Prokuroja Christy Slavik për katër orë, argumentoi provat e mbledhura për shtatë javë, duke akuzuar Combsin për manipulim të grave që t’i përmbushte fantazitë e tij seksuale me ndihmën e punonjësve.

Për sa i përket akuzës për shantazh, Slavik u kujtoi juristëve se ata duhej të gjenin se Combs nuk kreu vetëm dy krime përmes ndërmarrjes së tij kriminale, por ajo pretendoi se ai kreu "qindra" krime me ndihmën e punonjësve të tij. Midis këtyre krimeve, ajo përfshinte trafikimin e drogës  kur punonjësit e tij dyshohet se siguronin drogë për të dhe të tjerët si dhe zjarrvënien e qëllimshme, kur prokurorët thonë se ai punësoi dikë për të hedhur në erë makinën e muzikantit Kid Cudi.

Por krimet brutale ishin abuzimi dhe shfrytëzimi seksual tha Slavik, duke cituar dëshminë tronditëse nga dy ish-të dashurat e Combs, Casandra Ventura dhe "Jane". Ato kishin dëshmuar se Combs i kishte manipuluar që të merrnin pjesë në akte të çuditshme duke kryer marrëdhënie seksuale me një eskortë mashkull ndërsa Combs i shikonte dhe filmonte.

Combs përdori dhunë të përsëritura për ta detyruar Ventura të kryente akte seksuale të padëshiruara. Anëtarët e jurisë panë përsëri videon virale të vitit 2016, të Combs duke rrahur Ventura në korridorin e një hoteli në Los Angeles, duke u përpjekur ta tërhiqte atë përsëri në një dhomë, pasi ajo u përpoq të largohej.

"Kjo është ajo që ndodhi kur Cassie tha jo," i tha Slavik gjykatës.

Mitchell Epner, një avokat dhe ish-prokuror me bazë në Nju Jork tha se videoja është në ndihmën e prokurorëve për t'i kthyer argumentet teorike në prova. 

"Qeveria po bën një punë shumë të mirë duke thënë se këto incidente të veçanta në këto ditë të veçanta përbënin trafikim seksual", tha ai.

Slavik përshkroi gjithashtu mënyra të tjera se si Combs dyshohet se i detyroi gratë të kryenin marrëdhënie seksuale të padëshiruara, duke përfshirë drogën dhe, në rastin e Jane, refuzimin për të paguar qiranë e saj nëse ajo nuk i bindej. Ajo citoi mesazhe nga Jane, ku i thoshte reperes se nuk donte të merrte pjesë dhe se kishte frikë se mos humbiste shtëpinë.

12 anëtarët e jurisë mund të fillojnë diskutimet mbi fatin e Combs që të premten. Avokatët e tij do të japin argumentet përfundimtare atëherë, pas të cilave gjyqtari do t'i udhëzojë anëtarët e jurisë mbi diskutimet e tij.

Më herët këtë javë, ekipi ligjor i Combs e ndërpreu çështjen e tij pas rreth 20 minutash, duke paraqitur mesazhe me tekst nga Jane, por duke mos thirrur dëshmitarë.

Combs përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm nëse dënohet për akuzat më të rënda të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual dhe shantazhit.

sean

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës