Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Artistja e dashur e muzikës Soul humbi të dy djemtë e saj biologjikë.
SHBA- Tina Turner dha frymën e fundit të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Pavarësisht problemeve shëndetësore që e mundonin prej vitesh, artistja legjendare vdiq nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Kusnacht të Zvicrës, afër Cyrihut. Zëdhënësi i saj, Bernard Doherty, njoftoi vdekjen e saj.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it u nda nga jeta e qetë sot në moshën 83-vjeçare pas një beteje të gjatë me shëndetin e saj. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota po humbet një legjendë dhe model të muzikës”, thuhet në deklaratë.
Përveç betejës së saj prej vitesh me kancerin e zorrëve dhe presionin e lartë të gjakut, të cilat e munduan për më shumë se katër dekada, këngëtares iu desh të përballej edhe me "demonët e saj të brendshëm". Për vite me radhë, ajo luftoi me plagët psikologjike të lëna nga abuzimet që kishte pasur në jetë. Mirëpo, “vetëshkatërrimi” i saj erdhi pas humbjes së dy fëmijëve. Jeta e saj, e cila dikur ishte plot magjepsje, sukses dhe dallime, përfundoi me varësi dhe përpjekje për vetëvrasje.
Fëmijët e saj ishin burimi i forcës së saj, pasi ajo kishte deklaruar në të kaluarën se "nuk ndihej sikur kishte marrë dashuri nga dikush tjetër". Ajo kishte një djalë, Craig, me saksofonistin Raymond Hill, ndërsa Ronnie ishte fryt i dashurisë me burrin e saj të parë, Ike Turner. Fatkeqësisht, fati i saj ishte tragjik pasi të dy i ndërruan jetë dhe Tina Turner nuk e kapërceu kurrë humbjen e tyre.
Ronnie Turner po luftonte me kancerin, ashtu si nëna e tij. Ai ndërroi jetë vitin e kaluar pas komplikimeve. Sipas ekzaminimit mjekësor, shkak i vdekjes së tij ishte metastaza e kancerit në organet e tjera vitale. Ai ishte 62 vjeç kur u nda nga jeta.
Ndërsa Craig Hill i dha fund jetës me një plumb në kokë. Ndryshe nga Ronnie, i cili nuk e dinte se çfarë i kishte rezervuar fati, Craig vendosi të vetëvritej në vitin 2018, në moshën 59-vjeçare, me një plumb të vetëm në kokë. Ai vrau veten në shtëpinë e tij në Kaliforni. Ai punonte si sekser në Beverly Hills. Nëna e tij u informua për vdekjen e tij ndërsa ishte në Paris,e teksa fliste për të në CBS Newz, këngëtarja e madhe ka shpjeguar se Craig ka qenë gjithmonë shumë i vetmuar, ndërsa ka lënë të kuptohet se ndoshta ka vuajtur nga probleme psikologjike.
“Unë mendoj se Craig ishte aq i vetmuar, kjo është ajo që e çoi atë atje, më shumë se çdo gjë tjetër. Kam fotot e tij rreth meje dhe e shoh atë të buzëqeshë dhe kështu, ndjej se dhimbja zbutet. Ndjehem sikur ai është në një vend më të mirë”, tha ajo.
Mirëpo, pak kohë më vonë, në një intervistë të re për BBC, ajo pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë mund ta kishte shtyrë djalin e saj t'i jepte fund jetës, pasi sidomos tani që ai kishte një vajzë në jetën e tij.
“Ende nuk e di se çfarë e ka çuar në këtë ekstrem. Gjatë asaj kohe më kishte thënë se nuk kishte takuar kurrë një grua që e kishte bërë të ndjehej ashtu,”- tha ai.
Foto ilustruese Ja cilat janë shenjat që do pasurohen deri në fund të vitit: Dashi Dashi do të përjetojë zgjerim t&eum...
Edi Rama dhe Elhaida Dani TIRANË- Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama, 'Flasim', ka qenë e ftuar këngëtarja e mirë...
statuja e Turner në Durrës TIRANË- Media 'Al Jazeera' i ka kushtuar një artikull vdekjes së "Mbretëreshës...
Dashi Kohët e fundit keni pasur një rënie fizike edhe për shkak të angazhimeve të shumta që ju është dashur të...
Celine Dion SHBA- Këngëtarja Celine Dion ka anuluar të gjitha shfaqjet, për shkak të gjendjes së rënduar shëndet&e...
Xhoana Nano TIRANË- Rikthehet Xhoana Nano! Që pas largimit nga politika të bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Fatos Nano, edh...
Kim Kardashian SHBA-Kim Kardashian foli për ndjenjat e saj të vërteta për ish bashkëshortin, Kanye West, në sezonin e ri t&eu...
tavolina më e shtrenjtë në botë ITALI- Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka dizenjuar në Itali tavolinën më të s...
Quentin Tarantino SHBA- Quentin Tarantino është ende në kërkim të një njeriu kryesor për "The Movie Critic". Regjisori 6...
Horoskopi DashiKjo ditë ka të bëjë me emocione të mëdha, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në dashuri, beqa...