LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nuk do mungojnë disa debate të vogla në momente të caktuara, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

14 Shtator 2024, 07:15 Nga M.B
Nuk do mungojnë disa debate të vogla në momente të caktuara,
Foto ilustruese

Dashi


Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë ditë paksa e ndërlikuar dhe disi e vështirë. Nuk do mungojnë as disa debate të vogla në momente të caktuara. Ju beqarët do afroheni me një person, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do i filloni gjërat mirë, por disa mendime kolegësh ka rrezik t’iu shpërqendrojnë dhe t’iu bëjnë të dyshoni me gjithçka. Në planin financiar fati do vazhdojë të jetë në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. Mund ta bëni pa frikë ndonjë investim më shumë sesa zakonisht.

Demi


Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë. Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni mirë me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa të reja, por pa penguar dhe pa dalë kundër kolegëve. Duke i mbajtur marrëdhëniet të mira me ta do keni më shumë mbështetje. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

Binjakët


Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t'u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t'iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni aspak. Në punë do ju shoqërojë gjithë kohës entuziazmi dhe do përparoni goxha. Bëni vetëm pak kujdes nga disa ziliqarë që mund të mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Gaforrja


Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë nuk do dini të thoni jo dhe do pranoni çdo lloj propozimi që do iu bëhet. Do ua vini veshin edhe kolegëve dhe nuk keni për të bërë gabime. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

Luani

 

Ka rrezik të besoni lehtësisht tek të tjerët gjatë kësaj dite dhe mundet të zhgënjeheni. Më mirë mos u nxitini dhe mbajini larg personat dashakeqë. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj. Vetëm kështu lidhja juaj do bëhet fantastike e plot hare. Ju beqarët ka mundësi të ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju. Në punë do keni shumë ambicie për të ardhmen, por duhet të filloni seriozisht të ndërtoni terrenin. Mos prisni që nesër çdo gjë të ndryshojë si me magji. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Virgjëresha


Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të kujdesshëm sidomos për çështjet private dhe ato profesionale. Me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do stabilizohet ndjeshëm. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër nga më parë. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak orësh. Ka mundësi që një mik t'iu ndihmojë për të gjetur personin e duhur. Në punë do jeni luftarakë dhe keni për të pasur rezultate më të larta nga sa e keni imagjinuar ndonjëherë. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë.

Peshorja


Do jeni shumë spontane gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë ashtu si e ndieni. Asnjë turbullirë e ambienteve ku do ndodheni nuk do mundet dot t’iu marrë me vete. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të veçanta. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në punë do përqendroheni mjaft dhe nuk do bëni aspak gabime. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jetë e kënaqshme.

Akrepi


Do jeni më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër do dini t’i shprehni edhe emocionet. Ju të dashuruarit do jeni më të qartë në mendime dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim me të dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Në punë gjërat nuk do ecin keq, por nëse jeni artistë frymëzimi ka për të arritur kulmin. Do ndiheni me të vërtetë mjaft mirë dhe të bindur se mund të arrini shumë më lart. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze.

Shigjetari


Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Ju beqarët më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë, jo vetëm do dini të analizoni çdo gjë me kujdes, por do arrini edhe t’i bindni të tjerët për ato që do mendoni. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Bricjapi


Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment. Nëse jeni beqarë duhet t'i dëgjoni këshillat e miqve tuaj nëse nuk doni të bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në punë situata ka për të qenë e ndërlikuar në disa momente kështu që merrni masa dhe mos u nxitoni të hidhni hapa për të cilat mund të pendoheni rëndë. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Ujori


Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do dashuroheni pas disa personave të thjeshte dhe mjaft interesantë me të cilët do filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do mbështeteni fort nga Dielli dhe do ecni para me çdo projekt që keni nisur. Do dini t’i argumentoni zgjidhjet dhe do ndiheni më të bindur për gjithçka. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.

Peshqit


Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni, por duhet t'i njihni më mirë disa persona para se të hidhni hapa. Në punë duhet të ndryshoni pak orientim sepse në rrugën që keni ndjekur deri më tani gjërat nuk do ju ecin si duhet. Gjithsesi rreziqe të mëdha mos merrni. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t'iu çojë në rrënim të plotë.

horoskopi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje