LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ismail Kadare për AFP: Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës

Shkrimtari i shumë kryeveprave priti në shtëpinë e tij agjencinë e lajmeve AFP.

17 Tetor 2023, 21:34 Nga h.k
Ismail Kadare për AFP: Shqipëria është një nga vendet
Momenti i dekorimit te Kadare nga Macron

TIRANË-Emmanuel Macron Presidenti i Francës i dha Ismail Kadares, romancierit dhe poetit më të njohur ndërkombëtarisht të Shqipërisë, dekoratën “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Shkrimtari i shumë kryeveprave priti në shtëpinë e tij agjencinë e lajmeve AFP. Kadare i intervistuar nga media prestigjioze dha disa përgjigje në lidhje me dekorimin e tij nga Presidenti francez dhe foli për aftësinë e tij krijuese. Shkrimtari theksoi se Shqipëria është një vend besnik i Europës dhe midis të tjerash ai tha se "Arti nuk triumfon dot kokëulur."

Nga ana tjetër Kadare shtoi se mbetet mirënjohës ndaj fuqisë së tij krijuese dhe se çdo ditë punon për letërsinë.

-Çfarë është letërsia për ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të dikaturës komuniste?

Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën. Ferri komunist, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jetë, në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhrat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore. Dhe siç thotë Kundera: “Arti nuk triumfon kurrë kokëulur”!

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që kam, më ka dhënë kuptimin e jetës, më ka dhënë guximin të luftoj, të kem shpresë, të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

-A është letërsia dashuria më e madhe e jetës suaj?

Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve. Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajon për të qendruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj tregime, kam projekte për të botuar dorëshkrime, por disa prej tyre duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

-A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel të Letërsisë? Ju edhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur?

Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi, jo vetëm se si autori, por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe. Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve. Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri.

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua, ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshim një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shërbejmë artit.

E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë. /AFP

ismail kadare

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari