LIVE UPDATES
Art&Argëtim

HOROSKOPI i muajit NËNTOR! Shenja që s'duhet të shpenzojë, rikthehet pasioni në çift

Horoskopi për muajin nëntor.

1 Nëntor 2022, 14:40 Nga A.B
HOROSKOPI i muajit NËNTOR! Shenja që s'duhet të
Horoskopi

Dashi

Ky muaj do jetë i qetë, por jo shumë i mirë për të gjithë. Nga mesi i muajit mund të ketë disa probleme në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mire pranë personave të familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Pini cajëra të ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes. Për planin financiar do jetë një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi të majme falë së cilës do i zgjidhni problemet.

Demi

Ky do jetë një muaj shumë i vështirë për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëjnë gjatë tre javëve të para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjërat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment. Financat do jenë të vështira dhe delikate javët e para kështu që mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Binjakët

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Nëse keni një lidhje mund të kaloni një muaj delikat, por ama fjalët dhe gjestet e ëmbla do ju ndihmojnë goxha. Meditimin inkurajojeni sa më shumë. Ju beqarët do keni takime shumë vendimtarë që do ju ndryshojnë gjithë të ardhmen. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Në punë duhet të bëni kujdes nga një person që do ju afrohet vetëm sa për t’iu prishur planet. Tregohuni vigjilentë edhe më angazhimet e reja sidomos pas datës 21. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen.


Gaforrja

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës dhe evoluimit të karrierës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 15 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.

Luani

Shumë të reja priten të ndodhin gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje do mendoni të bëni disa ndryshime rrënjësore të cilat do iu emocionojnë pa masë. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri të vogël, mos u mendoni dy herë, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyre. Ju beqarët do njiheni me disa persona të cilët shumë shpejt mund t’iu bëhen më të afërt se kushdo. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave që do merrni. Do kujdeseni edhe më tepër për ushqimin. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do ja dilni të arrini atje ku keni planifikuar. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji jo çdo gjë do iu shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Të papriturat do jenë të shumta. Juve që jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të mëdha dy javët e para, ndërkohë që më pas qielli i dashurisë do bëhet më i kaltër. E rëndësishme është të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët do jeni më me fat gjatë javëve të fundit. Shumë persona do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Mundohuni të ecni sa më shumë në këmbë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Në punë ambienti do jetë elektrizues ditët e para pasi disa kolegë do mundohen t’ua prishin të gjitha planet që keni bërë. Vetëm pas javës së tretë gjërat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ecni në rrugën e duhur. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa sa më parë.

Peshorja

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjate këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, ne javët e para, do qëndroni disi larg atij që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 10, qielli do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do ju vijnë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë me parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë nëse situata është përmirësuar sa duhet. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. Financat nuk do jenë të këqija kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë.

Akrepi

Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Ju që keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundin dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Shigjetari

Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur., Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.

Bricjapi

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 12 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 13, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Ujori

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t’u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike.

Peshqit

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 12 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin.

horoskopi mujor horoskopi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin