LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përurohet zyra e parë digjitale e punësimit për personat me aftësi të kufizuara

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.

31 Tetor 2022, 14:53 Nga k.m.
Përurohet zyra e parë digjitale e punësimit për personat me
Vodafone Albania

U përurua sot zyra e parë digjitale e punësimit, e cila iu vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara në kërkim të një vendi pune. Kjo zyrë u ndërtua nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me Vodafone Albania, si pjesë e kontributit për zhvillimin ekonomik e social në vend dhe impenjimit që askush të mos mbetet pas.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.

Ambientet janë transformuar, duke i bërë sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, falë hapësirave e sinjalistikës përkatëse. Për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje janë vendosur në hyrje një derë automatike dhe një rampë, sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu është krijuar një zonë vetshërbimi, teksa mausi ergonomik u vjen në ndihmë këtyre personave për të aksesuar lehtësisht shërbimet online. Kompjuteri brail përdoret nga njerëzit me vështirësi në shikim për të aksesuar shërbimet publike në internet. Nëpërmjet pajisjes daisy reader dëgjohen mesazhet zanore, të cilat shpjegojnë të gjitha shërbimet dhe procedurat e Zyrës së Punës. Zona e vetshërbimit, asistuar edhe nga personeli i zyrës, do t’i ndihmojë personat që nuk flasin apo nuk dëgjojnë me takime virtuale.

Në Vodafone Albania kemi Kontratën Sociale, e cila nuk është gjë tjetër veçse përpjekja jonë për t’i kthyer mbrapsht shoqërisë. Kjo zyrë digjitale punësimi për personat me aftësi të kufizuara është thjesht një shembull i Kontratës Sociale. Vitet e fundit kemi investuar në shoqërinë shqiptare më shumë se 6 milionë euro, pasi besojmë se kompania jonë duhet të përparojë paralelisht me shoqërinë”, u shpreh Katia Stathaki, CEO e Vodafone Albania, e cila shtoi gjithashtu se kjo zyrë nuk është e vetmja mënyrë se si Vodafone kontribuon në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar disa persona me aftësi të kufizuara, si në rrjetin e dyqaneve, ashtu edhe në zyrat qendrore të kompanisë. Vodafone beson se secili ka vendin e vet në shoqëri e se gjithkush mund dhe duhet të kontribuojë në komunitet.

Ndërkohë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se aksesueshmëria në zyrat e punës është shumë e rëndësishme.

"Kjo zyrë digjitale punësimi është e para, por nuk duhet të jetë e fundit. Është e rëndësishme që zyra të aksesueshme të mos ndërtohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, ku mundësitë janë më të vogla. Falenderoj Vodafone Albania për mbështetjen, pasi kemi një vit që flasim për këtë bashkëpunim dhe më në fund e bëmë realitet. Personat me aftësi të kufizuara janë prioritet, ndaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u ofruar shërbime më të mira, punësim e formim profesional.”

Të pranishmit panë nga afër se si funksionojnë pajisjet në zyrën digjitale të punësimit, duke u bërë  kështu dëshmitarë se si teknologjia mund të transformojnë jetën e personave me aftësi të kufizuara e për rrjedhojë, të gjithë komunitetit.

akpa vodafone albania


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj