"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Funerali i mbretëreshës Elizabeth II: Ç'veshje kishin zgjedhur "ish-zonjat e para" të Britanisë së Madhe
Nga 15 kryeministrat që mbretëresha Elisabeth II pa gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, 7 që janë ende gjallë u mblodhën dje në Westminster Abbey me gratë e tyre në krah. Dhe, ndërsa funeralet nuk i japin vetes shumë fleksibilitet në veshje, veshjet e zgjedhura nga bashkëshortet e tyre kanë qenë objekt komentesh.
20 Shtator 2022, 14:08Nga k.m.
Pamje nga veshjet tek funerali i mbretëreshës
BRITANI E MADHE- Gjerdanët me perla u dhanë një recital në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, siç i ka hije kodit të veshjes për raste të tilla, megjithatë, gruaja e Tony Blair, Cheri, ishte ajo që vodhi vëmendjen e mediave. Bizhuteritë që ajo mbante ishin shumë të mëdha, komenton shtypi britanik.
Nga 15 kryeministrat që mbretëresha Elisabeth II pa gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, 7 që janë ende gjallë u mblodhën dje në Westminster Abbey me gratë e tyre në krah. Dhe, ndërsa funeralet nuk i japin vetes shumë fleksibilitet në veshje, veshjet e zgjedhura nga bashkëshortet e tyre kanë qenë objekt komentesh.
Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u pa me një kostum të zi, ndërsa gruaja e tij, Carrie Symonds, mori me qira një fustan që nuk ishte i përshtatshëm për një funeral dhe sigurisht për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Carrie Johnson ka preferuar, siç bën zakonisht, të marrë me qira një fustan, por ai ishte mjaft i hapur në qafë, shkruan Daily Mail.
Gruaja e Johnson zgjodhi një krijim të Karen Millen me një rrip të madh rreth belit dhe një çantë të madhe nga stilistja britanike Grace Hahn, me vlerë 2050 £. Fustani i 34-vjeçares Carrie, me vlerë 255 paund, është marrë me qira për vetëm 7 paund. Objektivi u fokusua në zgjedhjet stilistike të ish-banuesve të tjerë të Downing Street si psh: minifundi i gruas së Gordon Brown dhe kryeministres aktuale konservatore të Britanisë, Liz Truss, e cila u pa pa xhaketë, një fakt që u komentua fort nga stilistët.
Gruaja e David Cameron, Samantha u pa me një fustan maxi prej mëndafshi Zahra prej 390 paundësh, flokët e saj të tërhequr mbrapa, të dekoruara me kapelën e saj përrallore. Por Cheri Blair vodhi vëmendjen teksa u shfaq me një fund që kishte shumë palosje – sikur do të shkonte në një kërcim – dhe një gjerdan me perla që ishte shumë për rastin. Ndërsa Sarah e Gordon Brown, ishte e vetmja grua në grup që kishte veshur një fund të rastësishëm mbi gju, sikur do të shkonte në punë.