All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

23 Qershor 2025, 07:15 Nga M.B
Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta,
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Dashi

 


Mirë është që për çdo gjë të reflektoni gjerë e gjatë sot pasi në të kundërt do lëndoni dhe do lëndoheni njëkohësisht. Prezenca e Saturnit në qiellin tuaj të dashurisë do e vendosë në rrezik jetën në çift. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm pa u menduar mirë. Për ju beqarët do mbretërojë një klimë jo fort e përshtatshme. Keni për të pasur një ditë të zakonshme. Në punë këshillohuni me disa ekspertë që i dini gjërat më mirë se ju para se të nisni diçka. Keni për ta parë se gjërat do jenë më të lehta më pas. Në planin financiar do jeni më optimistë për të ardhmen dhe e do i merrni më lehtë edhe pengesat që mund t’iu dalin.

Demi

 

Do jeni shumë shprehës gjatë kësaj dite dhe do ua zbukuroni jetën të gjithëve. Buzëqeshja do ju shoqërojë ngaherë. Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni deri në detaje për partnerin tuaj. Dijeni që edhe ai iu do fort, pavarësisht se nuk ua shpreh çdo moment Ju beqarët nën ndikimin e madh të Merkurit do jeni më shumë sesa joshës. Do keni mjaft admirues, por duhet të dini të zgjidhni personin e duhur. Në punë më në fund do mbyllni një kontratë goxha të mirë, rezultatet e së cilës do ju ndryshojnë gjithë jetën. Për sa iu përket financave çdo gjë do kthehet në favorin tuaj. Përfitoni nga influenca e Uranit që të arrini atje ku keni dashur gjithmonë.

Binjakët

 

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

Gaforrja

 

Karakteri tuaj i fortë dhe dominues mund të sjelle probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jete fantastike, por as shume problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin. Nëse jeni beqarët çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.

Luani

 

Sot do jeni disi më të ndërgjegjshëm dhe do mundoheni të ndreqni edhe gabimet që keni bërë deri më sot. Nëse jeni në një lidhje dhe prej disa kohësh, marrëdhënia juaj me partnerin ka qenë e pastabilizuar, sot do mund të merrni frymë lirisht. Saturni do i largojë të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet. Nga ana tjetër, Marsi, planeti i dëshirave do të influencojë jetën sentimentale për ju beqarët. Do ia kaloni mirë, por dashuria e madhe nuk do të vije as sot. Dielli do ju ndihmojë në planin profesional. Do jeni shumë më aktivë dhe do hidhni hapa që as vetë nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Në planin financiar mos merrni asnjë vendim. Sepse buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm.

Virgjëresha

 

Hëna dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’ua larguar mërzitjen dhe për t’iu bërë më të logjikshëm. Pas mesditës do ndiheni më të qetë e më të frymëzuar. Nëse keni një lidhje bashkëpunoni me partnerin që gjërat të shkojnë mirë. Nëse kohët e fundit keni pasur tension gjithçka do qartësohet. Ju beqarët do jeni romantikë dhe do kërkoni me ngulm personin e zemrës. Delikatesa në veprim dhe aftësia juaj joshëse do iu bëjë të arrini atje ku doni. Në punë detyra e re do ju apasionojë më tepër dhe nuk do ndaleni asnjë minutë. Disa kolegë të vjetër do iu japin mbështetje të pakushtëzuar. Situata financiare do jetë e turbullt. Do doni të përmbushni disa dëshira dhe do shpenzoni shumë. Kujdes sepse buxheti e ka një fund.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do fillojë një cikël i ri në jetën tuaj dhe do hiqni dorë nga disa zakone të këqija të së shkuarës. Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën tuaj në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klimë të qetë. Fatmirësisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojnë në këtë fushë. Ju beqarët nuk do tërhiqeni nga aventurat e momentit. Për këtë arsye keni për të mbetur përsëri vetëm. Në punë do i konkretizoni më shumë idetë që keni pasur dhe për pasojë shefat do mbajnë premtimet që kanë bërë. Pritet një ditë me shumë sukses. Do keni tendence të shpenzoni shumë dhe financat do përkeqësohen. Sido që të jetë situata mos merrni vendime të nxituara.

Akrepi

 

Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara. Bëni durim sepse do edhe pak kohë të ndodhin ndryshimet e mëdha. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur. Motivimi do fillojë të bjerë dhe mezi do i shtyni orët. Financat nuk do jenë të mira dhe ju ende do vazhdoni të shpenzoni pa kufi.

Shigjetari

 

Emocionet tuaja nuk do jene te njëjta gjatë gjithë ditës së sotme. Herë pas here mund të ndiheni edhe keq. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur një ditë shumë më të këndshme se më parë megjithatë nuk do arrini të zgjidhni të gjitha hallet që keni pasur. Bëni edhe pak durim dhe keni për të fituar. Ju beqarët duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe keni për ta parë sesi mund të shndërrohet në një histori të bukur edhe një miqësi e vjetër. Për punën ka për të qenë një ditë delikate. Konkurrenca e madhe herë pas here do ju stresojë dhe do ju lodhë pafundësisht. Për planin financiar priten surpriza mjaft të këndshme.

Bricjapi

 

Gjatë ditës së sotme priten ndryshime shumë të mëdha. Do jeni edhe më të vëmendshëm dhe do i bëni ballë çdo pengese që do iu dalë. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta ndryshoni sa më shpejt rutinën. Nëse mendoni gjatë gjithë kohës se partneri ju do dhe s’mund të bëjë asgjë pa ju, rrezikoni të përballeni me një surprize të pakëndshme. Ju beqarët do keni shumë fat për një takim të veçantë kësaj radhe. Nëse krijoni një lidhje me të, do jeni te lumtur për një kohë të gjatë. Në punë do ju propozohet një detyrë e re shumë interesante. Nëse e pranoni keni për të fituar shumë më shumë. Me financat do tregoheni shumë impulsive.

Ujori

 

Dita e sotme do jetë e vështirë nëse nuk arrini dot të vendosni disa limite ndaj disa mendimeve të këqija. Nëse keni një lidhje dy planetë do jenë më të favorshmit. Nga njëra anë do jetë Neptuni, i cili do sqaroje keqkuptimet dhe nga ana tjetër Venusi, i cili do sjellë sensualitet dhe ngrohtësi. Ju beqarët, falë Marsit, do jeni më interesantë dhe do bini më në sy. Në punë do keni shumë energji sidomos në orët e mëngjesit. Mundohuni të mos nxitoheni e të mos lodheni në mënyrë që te arrini të përmbushni gjithë detyrat e tjera. Nëse financat janë të pakta ulini shpenzimet e kota dhe merrni masa. Fati do iu ndihmojë, por nuk duhet t’i bini me shkelm.

Peshqit

 

Mundohuni të mos i tejkaloni etapat në çdo fushë sot sepse gjërat mund t'iu ecin keq. Në përgjithësi optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Atmosfera ne jetën tuaj në çift do jetë e ngrohtë dhe raportet me partnerin do të përmirësohen mjaft. Fizikisht do ndiheni mirë dhe performancat seksuale do e lenë me gojë hapur partnerin. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe lidhjet që mund të krijoni do iu sjellin lumturinë. Në punë do merrni disa lajme që nuk kanë për t'iu pëlqyer aspak. Sido që te jetë mos u ndalni me projektet që keni nisur. Ditë aspak e favorshme për financat. Nëse keni për të realizuar ndonjë operacion financiar prisni edhe dy deri tre javë. 

horoskopi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit