Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Art&Argëtim
E rrëzoi duke shëtitur me biçikletë, momenti që komediani James Corden përballet me kalimtarin
19 Korrik 2022, 11:14Nga d.a.
James Corden
BRITANI- Komediani dhe prezantuesi James Corden u përplas me një tjetër çiklist, teksa shëtiste me gruan e tij, ku ra nga biçikleta e tij me qira.
Sipas The Sun, 43-vjeçari u rrëzua nga biçikleta teksa po shëtiste pasi u detyrua t'i shmangej burrit tjetër që i preu rrugën. Ai u kap në kamera disa sekonda pasi mori biçikletën e tij, ndërsa gruaja Julia, 46 vjeçe, e kontrolloi nëse ishte mirë apo kishte pësuar ndonjë lëndim.
Pak çaste më vonë, James u përball me çiklistin tjetër dhe thuhet se u dëgjua duke e sharë atë pas rrëzimit që ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit.
Komediani Corden dhe gruaja e tij kohët e fundit fluturuan në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan disa ditë pushime në një jaht në St Tropez në jug të Francës.
Corden do të tërhiqet si drejtues i The Late Late Show në SHBA dhe la të kuptohet për rikthimin e mundshëm të Gavin dhe Stacey duke pranuar se së shpejti mund të ketë "më shumë kohë të lirë".