Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
“U prehsh në paqe engjëll”/ Vrasja e Brilant Martinajt, ish-konkurrentja e Për’puthen publikon videon me 23-vjeçarin
Jasmin Kadriu ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll".
18 Korrik 2022, 17:29Nga k.m.
Brilant Martinaj dhe Jasmin Kadriu
TIRANË- Ish-konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu në lidhje me vrasjen e mikut të saj Brilant Martinaj. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll".
Por nuk u ndal me aq. Pasi ka postuar një video ku shihet nën shoqërinë Martinajt, shoqëruar me disa emoji.
Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët, të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.