LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Cindy Marina flet për lidhjen me Genar Topallin! Tregon detaje nga marrëdhënia me "vjehrren": Është e mrekullueshme

Marina ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Ajo rrëfen se e  ka njohur Jozefinën para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

27 Shtator 2022, 20:16 Nga e.k
Cindy Marina flet për lidhjen me Genar Topallin! Tregon detaje nga
Cindy Marina

TIRANË- Cindy Marina është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit gjatë viteve të fundit. Ajo është modele e suksesshme e firmave të njohura, brenda dhe jashtë vendit e tashmë është duke provuar veten në gazetarinë sportive. Ish- Miss Albania është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” dhe që në natën e parë ajo arriti të merrte kupën e mbrëmjes.

Cindy ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ajo ka treguar më tepër rreth kësaj eksperience të re dhe po ashtu ka folur pak mbi lidhjen e saj shumë të përfolur me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topallit. Ajo ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një shiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Rudina Magjistari: Ti e ke bërë publike në një postim në “Instagram” lidhjen me Genarin. Genar Topallin, i cili është djali i ish-kryetares sonë të parlamentit. Më trego pak për këtë lidhje, çfarë mund të thuash për këtë fazë ku jeni?

Cindy Marina: Kur vjen ky momenti i lidhjes gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës.

Rudina Magjistari: Edhe si çift jeni shumë simpatik, të dy të bukur. Duket se kombinoni shumë. Mbase dhe fakti që jeni të dy nga Shkodra, me origjinë andej, është edhe një arsye për të shkuar më mirë si çift me njëri-tjetrin apo jo?

Cindy Marina: Pse jo. Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë.

Rudina Magjistari: Dashuria nuk komandohet.

I-sh-Missi ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit Topalli. Ajo rrëfen se e  ka njohur Jozefinën para se të  kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të  hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Rudina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur  familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Rudina Magjistari: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehërr e shkëlqyer. Një vjehërr shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshoj njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.

Marrë nga Tv Klan

cindy marina genar topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Shtator 2022, 09:55

ALBtelecom & ONE drejt bashkimit

Robert Budafoki TIRANË- Investitori hungarez, 4iG, synon t’i japë Shqipërisë një rëndësi strategjike dhe ta bë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet