LIVE UPDATES
Art&Argëtim

ALBtelecom & ONE drejt bashkimit

Shqipëria, qendër strategjike për zgjerimin e 4iG në rajon

27 Shtator 2022, 09:55 Nga DOSJA
ALBtelecom & ONE drejt bashkimit
Robert Budafoki

TIRANË- Investitori hungarez, 4iG, synon t’i japë Shqipërisë një rëndësi strategjike dhe ta bëjë atë qendrën kryesore të operacioneve të saj ndërkombëtare. Në një intervistë për median, Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International, thotë se grupi hungarez ka në planet e veta një zgjerim të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor dhe po punon për të ngritur një grup me një strukturë të unifikuar menaxhuese për këto operacione. Sipas tij, 4iG vjen me synimin për të qenë një lojtar lider në të gjithë spektrin e shërbimeve e tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, mbështetur edhe në përvojën e gjatë të kompanisë në sektorin e IT.

Çfarë sfidash paraqet bashkimi i dy kompanive të mëdha, si ALBtelecom dhe ONE dhe cilat janë rezultatet kryesore që prisni nga ky bashkim? Sinergjia mes ALBtelecom dhe One do t'i sigurojë tregut kombinimin më ideal të rrjetit më të mirë fiks dhe atij celular. Ky bashkim i mundësive do të krijojë një platformë fantastike për produkte të konverguara, ku klientët mund të gjejnë gjithçka që duan në një dyqan, qofshin shërbime fikse apo celulare. Qëllimi ynë përfundimtar është të shtojmë ofrimin e zgjidhjeve të rëndësishme inovative dhe të krijojmë shërbime të reja si: përmbajtje të pasur, argëtim/lojëra, mikrofinancim, sigurime, transmetim programesh, etj. E dimë se kjo do të arrihet vetëm duke ndërtuar një kompani të re të bashkuar, shumë konkurruese që do të tejkalojë sfidat dhe kërkesat e tregjeve aktualë në fushën e telekomunikacionit me produkte të reja, duke përmbushur më mirë kërkesat e biznesit dhe konsumatorëve. Kompania e bashkuar do të ketë një portofol të plotë, ofruesja e katër produkteve (4P) që do të udhëheqë rrugën e digjitalizimit të Shqipërisë, duke u bërë një aset për të nxitur shërbimet me cilësi të lartë B2B dhe B2C.

Bashkimi mes ONE dhe ALBtelecom do të reduktojë, ndër të tjera, numrin e operatorëve celularë në Shqipëri nga tre që janë aktualisht në dy. Çfarë ndikimet parashikoni të ketë ky reduktim i numrit të operatorëve në tregun e shërbimeve celulare? Në këndvështrimin tonë, fakti që do të mbeten vetëm dy lojtarë në treg është një përgjegjësi. Qëllimi ynë përfundimtar është t’u shërbejmë konsumatorëve produkte me cilësinë më të lartë, një portofol më të larmishëm dhe oferta më të pasura për nevojat e tyre si në segmentin e biznesit ashtu edhe në atë të konsumatorit. Ne duam të sjellim zgjidhjet tona të IT-së dhe shërbimet e telekomit në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u bërë pjesë e një të ardhmjeje emocionuese për teknologjinë në rajon. Kjo është arsyeja pse e konsiderojmë investimin në Shqipëri, një objektiv afatgjatë dhe strategjik, që do të kontribuojë në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Ne besojmë shumë se prania jonë në Shqipëri do të ndihmojë në zhvillimin më tej të transformimit të industrisë dhe teknologjisë së telekomunikacionit.

Ekonomia po përballet me nivelet më të larta të inflacionit në më shumë se 20 vite. Çfarë ndikimesh mund të ketë kjo situatë në tregun e komunikimeve elektronike?

Situatat ndërkombëtare ekonomike dhe gjeopolitike në mbarë botën, kanë shtuar një presion kostoje mbi teknologjinë dhe burimet energjetike dhe sektori ynë është shumë i ndikuar nga këto ndryshime. Deri tani kemi arritur të mbajmë nën kontroll koston dhe të mos përcjellim asnjë efekt tek abonenti, siç ka ndodhur në sektorë të tjerë të rëndësishëm. Efekti i dytë i kësaj krize është se tendenca botërore për uljen e kostos do të çojë në një përdorim më të lartë të digjitalizimit, i cili në vetvete ka një efekt të fortë në uljen e shkallës së inflacionit. Kjo do të thotë se digjitalizimi i shpejtë në fakt mund të ndihmojë në luftën kundër rritjes së shpejtë të çmimeve.

Sipas jush, sa e rëndësishme është konvergjenca midis shërbimeve celulare dhe atyre fikse për konkurrencën mes operatorëve të komunikimeve elektronike? Çfarë përfitimesh do të ketë ONE nga zotërimi i një infrastructure rrjeti fiks, pas bashkimit të tij me ALBtelecom?

Ne besojmë se lidhja në të gjitha mënyrat: celulare, fikse apo ëireless (pa tela) është një shërbim themelor që përmirëson jetën dhe lehtëson bizneset. Jemi të bindur se duke sjellë të gjithë avantazhet e mundshme në cilësi dhe një pikë të vetme shërbimi ku i gjen të gjitha, pa humbur kohë, do të krijojmë përfitime që do të pëlqehen dhe përqafohen nga të gjithë abonentët tanë. Më shumë se ONE, ata që do të përfitojnë nga bashkimi i këtyre dy shërbimeve janë abonentët, sepse do të kenë paketa më të përshtatshme dhe më cilësore. Si një ofrues mbarëkombëtar I katër shërbimeve (4P), ne do të jemi në gjendje të plotësojmë një gamë të gjerë kërkesash në telekomunikacion, si dhe në IT, sikundër tani po fokusohemi në krijimin e produkteve që do t’u jepnin lehtësi familjeve dhe SME-ve për të kombinuar atë që u nevojitet për të marrë në paketat të gjitha në një”.

Pritet që në vitet e ardhshme edhe Shqipëria të kalojë në gjeneratën 5G të komunikimeve celulare. Cilat janë ndryshimet më thelbësore që teknologjia 5G mund të sjellë për operatorët dhe përdoruesit e shërbimeve celulare? Teknologjia 5G do të bëhet realitet në Shqipëri së shpejti dhe investimet tona 5G do të nxisin një gamë të tërë shërbimesh dhe produktesh që do të jenë të disponueshme falë kësaj gjenerate. Ne jemi të bindur se produktet tona 5G do të mundësojnë dhe stimulojnë sektorin privat dhe atë publik për të shkuar drejt shërbimeve të gjeneratës së ardhshme. Kompania e re e bashkuar, zotëruese e rrjetit fiks më të fortë, si trashëgimi nga ALBtelecom, do të jetë avantazhi më i forte në treg që do të na diferencojë. Me një historik të fortë në fushën e IT-së që buron nga kompania jonë mëmë, 4iG, së shpejti do të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime që mbështesin digjitalizimin në Shqipëri dhe do të prezantojmë shërbime që nuk kanë qenë të disponueshme më parë, për një gamë të gjerë abonentësh. Ne synojmë të ndërtojmë një kompani që do ta çojë Shqipërinë drejt së ardhmes digjitale dhe nëpërmjet 5G mund të përmbushim ambiciet tona për t'u bërë operatori lider në shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), zgjidhjet inteligjente etj.

Përvoja e Grupit 4iG përfshin kryesisht shërbimet e teknologjisë së informacionit. A besoni se hyrja në tregun e komunikimeve elektronike do t’i shërbejë Grupit për të zgjeruar biznesin e tij në Shqipëri, në shërbime të tjera të lidhura me TIK-un? Objektivi ynë për tu bërë një lojtar lider i sektorit të TIK-ut në Shqipëri është në përputhje me megatrendin global të kombinimit të shërbimeve telco me IT-në. Grupi 4iG duke realizuar këtë kombinim do të sjellë avantazhe të jashtëzakonshme konkurruese për abonentët tanë të biznesit, krahasuar me kompanitë e tjera, si dhe do të ketë performancë më efektive, mbrojtje më të lartë dhe siguri më të mire operacionale. Është një trend i natyrshëm dhe një vlerë e shtuar që kompania e bashkuar e telekomit do të ofrojë edhe produkte TIK që vijnë si zgjerim i lidhjes. Përvoja dhe suksesi i 4iG-së do të jetë një pasuri për tregun dhe faktorë diferencues që do të ndihmojë sektorin publik dhe privat shqiptar të ketë akses në projektet e realizuara me sukses të Grupit. Ne kemi plane për zgjerime të ardhshme në tregun shqiptar të TIK-ut me shërbime që plotësojnë nevojat e tregut, duke propozuar gjithashtu produkte që nxisin zgjidhje inovative në vend dhe rajon. Grupi juaj është tashmë një lojtar lider në tregjet e komunikimeve elektronike në Shqipëri dhe Mal të Zi. A shihni ndonjë perspektivë në të ardhmen e afërt për investime në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor? Lajmi i mirë është se ne do ta bëjmë Shqipërinë qendrën kryesore të 4iG International. Ky vendim i investitorëve të 4iG-së flet vetë për rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon. Po, ka plane zgjerimi në Ballkanin Perëndimor. Duam të krijojmë një grup me një strukturë të unifikuar organizative dhe menaxhuese, i cili do të jetë në gjendje të operojë nën një emër të vetëm në tregun hungarez dhe atë

ndërkombëtar. Qendra ndërkombëtare 4iG në Tiranë do të jetë një qendër ekselence për shumicën e zgjidhjeve inovative, për ndërtimin e sinergjisë në rajon në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit. Dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur Shqipërinë si qendrën tonë në rajon.

robert budafoki

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet