LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ndahet nga jeta ylli i serialit ‘Escobar’, aktori kolumbian pëson infarkt! Rrëfimi: Jam njeri pa moshë, dashuroj macet!

Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga ngjarja, artistët kolumbianë po vajtojnë humbjen e njeriut që më shumë se gjysmën e jetës së tij, ia kushtoi artit.

27 Shtator 2022, 15:54 Nga F.M
Ndahet nga jeta ylli i serialit ‘Escobar’, aktori kolumbian
Aktori kolumbian Toto Vega dhe J.J.

KOLUMBI- Aktori kolumbian Toto Vega u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar në moshën 52-vjeçare, fill pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit ‘Barichara Green’, një mbrëmje që u zhvillua në auditoriumin Aquileo Parra. Vega ishte vetë personi që bashkë me të shoqen, aktoren Nórida Rodríguez e ngriti festivalin për nderimin e artistëve shumë vite më parë.

Raportimet nga mediat vendase për yllin që kishte rol protagonist në serialin për Pablo Escobar, ‘Padronin e të keqes’ dhe ‘I mbijetuari i Escobar’, bëjnë me dije se 52-vjeçari ka pësuar një infarkt në zemër. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga ngjarja, artistët kolumbianë po vajtojnë humbjen e njeriut që më shumë se gjysmën e jetës së tij, ia kushtoi artit.

Kush ishte Toto Vega?

Ariosto Vega (Toto Vega) ishte një aktor teatri, filmi dhe televizioni. Vega kishte një djalë, Julián, i cili është regjisor. Të afërmit e tij kujtojnë se aktori shprehej se për të vitet nuk kishin rëndësi e se ai ishte një person pa moshë.

“Jam në moshën që më kanë futur në casting, ndaj mund të jem në çdo moshë,”- thoshte ai, sipas rrëfimeve. Toto Vega i dashuronte macet dhe në shtëpi kishte dy të tilla, me emrat Naomi Catbel dhe Gael.

Toto Vega ka lindur më 23 shtator 1970, në Vélez, Santander. Tre ditë më parë, gruaja e tij, Nórida Rodríguez, ndau një foto të tijën për ditëlindje. Ai ishte i treti nga katër fëmijët, dy motrat më të mëdha dhe një më e vogël. Nórida Rodríguez dhe Toto Vega festuan 23 vjet lidhje gushtin e kaluar. Ata u takuan në një sheshxhirim, por përfunduan duke u dashuruar pikërisht në Barcihcara, Santander. 

Ai ishte beqar pasi u kishte dhënë fund lidhjeve të tjera dhe ajo kishte mbetur e ve nga José Luis Paniagüa, një aktor nga Kosta Rika, i cili vdiq në vitin 2013 pasi luftoi me kancerin në stomak. Vdekja e Vegas e bëri vejushë për herë të dytë.

Aktori nisi rrugën e tij në televizion që nga viti 1990, kur debutoi në telenovelën ‘La mujer doble’. Dalja e tij e fundit në televizionin kombëtar ishte në produksionet ‘Bolívar’ dhe ‘Los Briceño’, të dyja në vitin 2019. Ai mbahet mend edhe për punën e tij në ‘Me Llaman Lolita’, së bashku me aktoren Carla Giraldo; ‘Sofía dame tiempo’, ‘Los Reyes’, ‘Mala yerba’ dhe ‘Operación pacifico’. Më të njohurat mbeten ‘Escobar, el patrón del mal’ dhe ‘Sobreviviendo a Escobar alias J.J’.

toto vega nderron jete toto vega

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Shtator 2022, 09:55

ALBtelecom & ONE drejt bashkimit

Robert Budafoki TIRANË- Investitori hungarez, 4iG, synon t’i japë Shqipërisë një rëndësi strategjike dhe ta bë...

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!