"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Arrestimet gjatë operacionit antidrogë në Vlorë/ Me lot në sy, familjarët presin jashtë Gjykatës: Janë të pafajshëm,
16 Dhjetor 2020, 12:19Nga DOSJA
VLORË– Familjarët e të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Vlorë kanë pritur me orë të tëra jashtë dyerve të Gjykatës. Me lot në sy ata kanë pritur me orë të tëra për vendimin që u mor për të afërmit e tyre që u arrestuan gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë.
Para kameras së ‘Faxnews’ të përlotur janë shprehur se kjo që po bëhet është padrejtësi e se ata nuk kanë bukë të hajnë. Familjarët të trishtuar thonë se fajtorët enden jashtë ndërkohë që policia ka arrestuar persona të pafajshëm.
“Më kanë marrë nipin Marjus Driza dhe djalin e xhaxhait Dashi Troka dhe kanë tre ditë që i kanë marrë dhe nuk i kanë prurë në shtëpi. Thanë që do t’i marrim për sqarim dhe nuk i sollën më në shtëpi. Në momentin e ndalimit kanë qenë në shtëpinë në fshat në Bishan të Vlorës. Në mëngjes na erdhi policia dhe i mori për sqarim dhe nuk i sollën më. Nipi ka punuar në sherebel ndërsa djali i xhaxhait në lopatë gjithë ditën. Nipi punon në Sarandë mbledh sherebel, kishte ardhur për Vit të Rid he do ikte të punonte prapë. Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më.”- shprehen familjaret.
Sot, të arrestuarit u njohen me masën e sigurisë. Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Petrit Reçi, pronari i marketit që pa për herë të fundit Andon Kelin para se të vdiste, ka rrëfyer momentin kur e ka parë të plagosur. Në nj...
TIRANË– OFL ka dorëzuar formularin e pasurisë për pesë shtetas të dënuar më parë për lëndë narkotike. Operacioni është ndalur në Durrës, Skrapar, dhe Berat...
GJIROKASTËR- 1 person është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi ka tentuar që të transportojë emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se ...
KOSOVË– Janë publikuar fotot e babë e bijë që u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Prizren. Personat që shihni në foto janë pikërisht ...
TIRANË– Infektivi ka pasur fluks pacientësh me Covid. Kjo po vjen direkt pas vendimit se për një muaj ky spital do të presë urgjencat me të sëmurët C...
TIRANË– Që kur u deklarua se në Shqipëri do të nisnin testet e shpejta e gjithë kjo u prit me shumë bujë duke qënë se u tha se do të kishte një numër...
TIRANË– Ngec sërish gara për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fazën e testit të të vërtetës (poligrafit), pritet të dalin 39 kandidatët që u kual...