Aktualitet

Operacioni ‘antidrogë’ në Vlorë, 27 persona lihen në burg, një prej të arrestuarve shfaqi simptoma të Covid-19, u shkelën masat, mbi 50 persona në sallë

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave.
Featured image of article: Operacioni ‘antidrogë’ në Vlorë, 27 persona lihen në burg, një prej të arrestuarve shfaqi simptoma të Covid-19, u shkelën masat, mbi 50 persona në sallë Pamje nga Gjykata

VLORË–Në Gjykatën e Vlorës janë shkelur rregullat anti covid! 27 persona të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës. Një nga përfaqësuesit ligjorë, të një prej të akuzuarve ka deklaruar se klienti i tij ka shfaqur simptoma të covid duke kërkuar që të mos jetë prezent gjatë seancës gjyqësore. Gjyqtarja Elona Mihali nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Ky vendim mund të rrezikojë edhe të pranishmit e tjerë në sallë, duke qenë se do të jenë mbi 40 persona. Kjo shkel rregullat anti-Covid të cilat kërkojnë që të mos ketë grumbullime në më shumë se 10 persona.

Familjarët e tyre pritën me orë të tëra jashtë Gjykatës për të mësuar vendimin që do merrej me të afërmit e tyre. Ata u shprehën se personat që janë kapur janë të pafajshëm e se fajtorët e vërtetë janë jashtë të lirë.

Personat që u përballën me gjykatën ditën e sotme ishin: Maliq Bylyshi; Moisi Mëhilli; Admirim Duro; Ritana Duro; Mbarime Ruko; Dashamir Troka; Marjus Driza; Besnik Guhacaj; Eduard Guhacaj; Saverio Fejzaj; Ismet Hysenil; Shkëlqim Iljazi; Halil Baraj; Simon Leskaj; Blerim Ribaj; Xhezo Shakaj; Agurim Jonizaj; Muis Skarra; Haziz Xhaferraj; Bashkim Devacaj.

Detyrim paraqitje kanë shtetasit Haredin Shkurtaj; Veip Lalaj (Polic), Cerciz Fakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrest shtëpie: Irirjan Gjika/ Arrest me burg: Ervin Mehmetaj; Romario Hasanaj; Daniel Gjikaj; Kastriot Gjokaj; Aranit Gjokaj; Oltion Gjokaj; Përparim Gjinaj; Platon Mehmetaj; Arbër Jahaj; Gilo Novruzaj; Elsid gjokaj; Leandër Gjokaj; Astrit Gjokaj; Klinton Shehaj; Gëzim Kuci.

Detyrim paraqitje: Adnand Bajramaj/ Arrest në shtëpi: Pavli Curraj/ Arrest me burg: Isa Jacaj (polic spz); David Fakaj

Detyrim paraqitje: Alem Llanaj (Polic); Ilir Kadena (Polic); Artur Veshaj (Polic); Arjan Tase (Polic).

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(a.b)/dosja.al

  • 13:19

    Arrestimet gjatë operacionit antidrogë në Vlorë/ Me lot në sy, familjarët presin jashtë Gjykatës: Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më

    Familjarët e të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Vlorë kanë pritur me orë të tëra jashtë dyerve të Gjykatës. Me lot në sy ata kanë pritur me orë të tëra për vendimin që u mor për të afërmit e tyre që u arrestuan gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë. Para kameras së ‘Faxnews’ të përlotur janë shprehur se kjo që po bëhet është padrejtësi e se ata nuk kanë bukë të hajnë. Familjarët të trishtuar thonë se fajtorët enden jashtë ndërkohë që policia ka arrestuar persona të pafajshëm.

    “Më kanë marrë nipin Marjus Driza dhe djalin e xhaxhait Dashi Troka dhe kanë tre ditë që i kanë marrë dhe nuk i kanë prurë në shtëpi. Thanë që do t’i marrim për sqarim dhe nuk i sollën më në shtëpi. Në momentin e ndalimit kanë qenë në shtëpinë në fshat në Bishan të Vlorës. Në mëngjes na erdhi policia dhe i mori për sqarim dhe nuk i sollën më. Nipi ka punuar në sherebel ndërsa djali i xhaxhait në lopatë gjithë ditën. Nipi punon në Sarandë mbledh sherebel, kishte ardhur për Vit të Rid he do ikte të punonte prapë. Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më.”- shprehen familjaret.

  • 11:16

    Panik nga infektimi! Një prej të arrestuarve të Vlorës shfaq simptoma të Covid-19, avokati kërkon të mos shfaqet në sallë, gjykata s’e merr parasysh

    Pamje nga Gjykata

    Një nga zyrtarët e arrestuar për operacioin antidrogë në Vlorë ka shfaqur simptoma të Covid-19. Dosja.al mëson se avokati i të sëmurit, pasi është konsultuar me klientin e tij për simptomat e shfaqura ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm në sallë, por të njihet në mungesë me masën e sigurisë. Kjo gjë nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Elona Mihali. Ky vendim mund të rrezikojë edhe të pranishmit e tjerë në sallë, duke qenë se do të jenë mbi 40 persona. Dosja.al ka publikuara edhe pamjet nga salla e gjyqit ku shihet edhe dyndja me njerëz.

  • 11:08

    Pamjet shokuese nga gjykata/ Shkelen masat anti-covid, mbi 50 persona brenda sallës për të pritur vendimin

    Pamje shokuese vijnë nga Gjykata e Vlorës! 27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Të gjithë së bashku në seancën e sotme gjyqësore ndaj 27 personave që u arrestuan në aksionin e gjerë anti-drogë të dy ditëve më parë. Kjo është një shkelje e qartë e aktit normativ për masat anti-Covid, ku mes të tjerash parashikohet se nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Njëri nga personat e akuzuar ka shfaqur simptomat e COVID, ndaj përfaqësuesit ligjorë kanë kërkuar që ai të mos jetë prezent por nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Elona Mihali.

Shto Koment