LIVE UPDATES
Insights

Në vend të një testamenti

20 Shkurt 2020, 20:44 Nga DOSJA
Në vend të një testamenti

(R.I.P Dhjetor ’90 dhe Shkurt ’91. Ndoshta kështu mendojnë edhe shokët e mi të Dhjetorit ’90 dhe Shkurtit ’91)

A mundemi ta ndryshojmë jetën tonë?

A mundemi?

Të dal unë, të dalësh ti, të dalim shumë, të bëhemi një lumë që do të ndryshojë Shqipërinë?

Këto ishin pyetjet që na gërryenin në Dhjetor 1990 dhe Shkurt 1991.

Dhe e bëmë!

Nuk ndryshuam vetëm Shqipërinë!

Ndryshuam jetën e shumë, shumë njerëzve.

Ne mbrojtëm me gjithë forcat tona një çështje, një kauzë që për baballarët tanë ishte e humbur. Dhe vërtetuam se asgjë nuk shkon dëm.

Dhe unë sot dua të krenohem për atë ç’ka arritëm atë Dhjetor të zjarrtë e atë Shkurt po aq të zjarrtë. Dolëm në ballë të epokës, të një epoke që ndoshta kërkonte prestigjiatorë. Dhe ne…, pa ulërima dhe pa lajka, i thamë gjërat me emrin e tyre. U ndeshëm me konservatorizmin dhe forcat regresive qeverisëse të Shqipërisë. Dhe paraqitëm një propozim tjetër për atdheun. Propozuam dhe ofruam demokracinë, lirinë e besimit, mendimit, fjalës…

Kërkuam dhe ëndërruam një “Shqipëri si e gjithë Europa!” Ngelëm idealistë dhe romantikë të pandreqshëm në këto 30 vite… Përsëri me ëndrrën për liri, demokraci e prosperitet…

Natyrisht kishim edhe dobësi. Nuk mund të them se i bëmë të gjitha mirë dhe çdo gjë që kërkonim e kërkojmë ishin të zbatueshme. Por idealizmi, naiviteti, sinqeriteti, romantizmi ynë, ndershmëria jonë nuk mund të vihen nga askush në diskutim e as të baltosen siç është bërë gjithë këto vite. Ne e vramë frikën dhe as unë e as shokët e mi nuk kërkuam që për ne të krijohen mite, por ne sollëm për Shqipërinë atë që ndoshta prindërit tanë e mendonin, e kërkonin, por nuk guxonin, ndoshta nga frika për ne.

Por në Dhjetor ’90 e Shkurt ’91 Ne kishim me të vërtetë busull!

Dhe në të gjitha proceset e ndryshimit të Shqipërisë që u dhanë në këto 30 vite gjithmonë unë dhe shokët e mi të atyre viteve ishim në anën e duhur. U luftuam në mënyrë shumë të ulët në këta 30 vjet. U kërcënuam, u shamë, u fyem. Shpifën për ne. Që nga dita e parë e Dhjetorit ’90 e Shkurtit ’91 e deri sot që po shkruhen këto rreshta. Por, ashtu siç thoshte edhe Bob Dilan: “Këngëtari, të cilin nuk e shanë, nuk është serioz!”

Por ne për asnjë çast nuk i lamë partiturat dhe nuk filluam të zihemi. Paraqitëm, kush më shumë e kush më pak projekte e platforma herë të mëdha e herë të vogla dhe treguam se ka edhe një tjetër politikë, një politikë ndryshe. Një politikë që nuk merret vetëm me interesat. Një politikë që nuk udhëhiqet vetëm nga interesat. Ne, me përjashtime të pakta, nuk e vumë në shitje pavarësinë tonë. Nuk u trembëm, nuk u tërhoqëm. Dhe me një kosto jo të vogël, përcaktuam ndryshe të gabuarën dhe të drejtën në politikë, duke këmbëngulur tek morali ynë i drejtë e i duhur politik. Nuk ishim të vegjlit për të ndryshmit. Ishim të ndryshmit për të gjithë. Ndaj partitë politike na përçmuan, na larguan, na nënvlerësuan, shpifën për ne, kujtoheshin çdo përvjetor të Lëvizjes Studentore, se u duheshim për dekor e fasadë, vunë qentë e tyre të propagandës të mbillnin farën e helmatisur që ne qenkemi fajtorë për gjendjen sot…

Porta e Evropës “hapej” e mbyllej vazhdimisht në këto 29 vjet për Shqipërinë. Më shumë mbyllej. Gjithnjë e më tepër hermetikisht mbyllej.

Partitë e vjetra ndërronin njëra- tjetrën në pushtet dhe mendonin vetëm hakmarrjen, u interesonte vetëm dita kur do të rivinin në pushtet.

Dhe ne?… Vazhdimisht Don Kishotë, romantikë e konseguentë në bindjet e veprimet tona, (me përjashjtim të atyre që u bënë urë e njësh me pushtetin, korrupsionin dhe paranë) kërkonim të vazhdonin edhe të tjerët ëndrrën tonë, aty ku ne e lamë dhe na e ndërprenë…

Lëvizja Studentore u përdor, u keqpërdor, u përpoq të anatemohej, pavarësisht se pikërisht kjo Lëvizje dhe Studentët e Dhjetorit e Shkurtit duhet të ishin rimorkiatorët, ndoshta edhe “lojtarët e mëdhenj” të një sistemi politik (jo të këtij që kemi).

Po. Në këto 29 vjet Ne e kapërcyem gjithmonë mllefin e “demokracisë përçarëse”. Dhe kjo gjë për ne është krenari, jo turp.

Ne për të mirën e brezave të ardhshëm preferuam, në të gjitha momentet e vështira të Atdheut, të kishim ZË pa qenë partiakë, sesa të ishim partiakë pa ZË.

Bëmë gabime në këto 29 vite? Natyrisht që po, por asnjërin në kurriz të Atdheut. Dhe gabimi ynë i parë ka qenë që nuk kemi reaguar në insinuatat dhe sulmet shpifëse ndaj nesh në gjithë këto vite. Nuk i dëgjuam poetët që thoshin se: “Nuk do të ishin ujq, në rast se ne nuk do të ishin qengja”! Treguam tolerancën më të pabesueshme edhe kundrejt mekanizmave partiake të të gjitha krahëve.

Edhe fushata e parë internetike fake news në Shqipëri kishte edhe neve si objektiv. Dhe ne nuk reaguam në kohë dhe këtë gjë në xhungël e paguan.

Një tjetër gabim ishte që u dhamë vend apo emër atyre që abuzuan me historinë, pasionin, naivitetin dhe idealizmin tonë. U dhamë tribunë vagabondëve dhe horrave që shfrytëzuan gjithçka…

Që gjunjëzuan atdheun, Demokracinë. 30 vite që flasim dhe ndihemi të tradhtuar. Një histori e pafund tradhtie…

Kërkuam mbështetje jo për pushtet, por si poetë të politikës. Por… “Të kërkosh moral në politikë, është poezi për disa”, them duke perifrazuar Tolstoin.

Gabimi ynë ishte se besuam të shtyrë nga idealizmi ynë se mund të vazhdonim ndryshimin që nisëm në vitin 1990- 1991, duke bashkëpunuar me patritë e vjetra, por dhe duke u distancuar herë- herë. Ishte gabim dhe zhgënjyem shumë miq, në radhë të parë veten tonë. Por kishim kurajon ta korrigjonim e të kërkonim falje. Refuzuam poste dhe kolltuqe dhe thjesht ikëm.

Por gjatë këtyre viteve njohëm edhe shumë aleatë. Njerëz logjikë, krijues, të rinj dhe të izoluarit nga politika. U njohëm me minorancat, që askush nuk dëshironte t’i kapte përdore. Dhe, kryesisht ata që besonin te një Shqipëri brenda Evropës e jo jashtë saj.
Dhe ne përsëri zgjodhëm të vërtetën. Sepse, në rast se ekziston një fill, i cili lidh historinë tonë, është e VËRTETA!

Ne nuk u bëmë bishti i partive të mëdha. Nuk u bëmë sharlatanët që një ditë puthet djathtas, e ditën tjetër përqfohet majtas.

Po, kjo është rruga e zakonshme e shqiptarëve. Sepse askush nuk dëshiron të jetë prezent në humbjen e tij. Dhe ne ishim përjashtimi! Ata që nuk patëm frikë të shohim humbjen në sy. Ata që guxuam të shikonim të ardhmen në sy!

Të dashur miq!

Lëvizja Studentore Shqiptare ishte një koshere Krijimi! Një monopat e vështirë i politikës, që gjithë këto vite me idealizmin tonë u përpoqëm ta bënim rrugë! Një përpjekje titanike e pak njerëzve.

Pak njerëz. Një grusht njerëzish. Ky grusht shpesh herë ndryshonte. Disa iu riktyen punëve të tyre, disa të tjerë braktisën atdheun përfundimisht, disa ndërruan rrugë… Disa humbën rrugës dhe rrugën. Na gjykuan. Disa se nuk na kuptuan, disa se nuk i kuptuam.

Por ne ishim gjithmonë këtu! Ju ishit gjithmonë këtu. Dhe kjo do të na lidhë përgjithmonë. Shoqëria, miqtë e mi, shkruan Historinë. Dhe ne ne jemi një shoqëri e mirë dhe e fortë. Dhe kështu do të ngelemi gjithmonë.

Gjatë gjithë këytre viteve kemi komunikuar me njëri- tjetrin, derisa mendimet dhe vendimet na janë pjekur në kokë, për të dalë sot me vendimin apo “testamentin” përfundimtar.

Lëvizja jonë Studentore ishte një shpërthim vrulli e dëshirash, gëzim jete dhe ndjenjë e përgjegjësisë personale e kolektive. Le të mos e lemë të shterrojë pak e nga pak, duke ripërtypur madhështinë tonë të vjetër.

Të gjithë ne jemi krenarë! Dhe duhet ta ruajmë këtë krenari. Por si? Trimëria është karakteristika jonë. Trimëria është një plagë që rrjedh vazhdimisht gjak, më ka thënë im atë. Trimëria nuk janë muskujt, as paratë, as arroganca. Trimëria është karakteristika e humbësve, të cilët gjetën kurajon dhe u ringritën. E fitimtarëve që janë njëkohësisht të humbur!

Në historinë e Shqipërisë hymë në këmbë dhe po dalim po në këmbë. Jo të përçarë, jo të shpartalluar.

Por problemi sot qëndron se politika dhe demokracia shumë pak bëhen nëpër sheshe. Pjesëmarrja në politikë e demokraci sot përfundon në “statuse e like”. Politikanët e ngrenë karrierën e tyre mbi “po-të” e interesave dhe dhimbjen e të revoltuarve, mbi shpinën e nacionalistëve, mbi “jo-të” e egoizmit. “të gjithë njësoj janë”, – thonë qytetarët dhe na fusin të gjithëve në një thes.

Kështu që me politikë merren kryesisht ata që kërkojnë përfitime. Dhe disa të çmendur si ne, të çmendurit e bukur të politikës e demokracisë.

Po, në ndonjë moment, do të lindë nevoja të dalin disa të thonë historinë, që të tjerët nuk do ta tregojnë. Shoqëria i lind Lëvizjet, jo rastësia, jo nostalgjia, jo pazaret, jo egoizmi i plagosur.

Por edhe ne po të mos jemi, do të jenë disa të tjerë. Se Lëvizja jonë për Demokraci provoi se bëhet. Dhe ne nuk do të ngurrojmë ta provojmë përsëri. Natyrisht me përgjigje të reja, sepse idetë nuk jetojnë në naftalinë.

Të dashur miq!

Siç thotë edhe miku im i mirë, Arian Manahasa: “Dhjetori 90 prodhoi tre raca. Ata që e bënë. Ata që e përdorën dhe ata që gjithë jetën vazhdojnë të provojnë ta përdorin pa e kuptuar kurrë se as ishin e as do jenë kurrë dikushi! Këta të fundit janë vërtetë karnavalë…”

Me keqardhje e them dhe e deklaroj publikisht se është hera e fundit që merrem me ngjarjet e 30 viteve më parë. Së bashku me shokët e mi kemi vendosur të mos jemi më donkishotë dhe vendosëm që vullnetarisht të dalim në pension. Dhe të mos katandisemi si ata pleqtë e rrjedhur që ftohen në çdo përvjetor të rrëfejnë bëmat e tyre, njëlloj si në atë emisionin kohës së Enverit: “Veteranët tregojnë”.

E morëm me dhembje këtë vendim, pasi, sot pas 30 vjetësh konstatojmë se asgjë nuk ka ndryshuar. Nepotizmi është po ai, mungesa e lirisë është po ajo, shkelja e demokracisë është po ajo, Enveri është gjithashtu i gjallë, njerëzit dhe shoqëria shqiptare janë krejtësisht amorfë dhe të tredhur, idealet, për të cilat luftuam, u realizuan pjesërisht dhe shpesh herë në kahun e gabuar…

E morëm këtë vendim, pasi sot Shqipëria nuk po shënon hapa përpara. Ende vazhdohet të insinuohet në lidhje me Lëvizjen Studentore Shqiptare ’90- ’91, duke i dhënë trajtat e një tallavaje, siç është shoqëria jonë sot.

29 vjet nga rrëzimi i Bustit te Diktatorit Shqiptar … ora 14.06…

29 vjet nga fitorja e studenteve grevistë … jo emri i Diktatorit në Diplomat e universiteteve.

Sot, … pas 29 vitesh … asnjë nga ata djem e vajza nuk është askund, ku mund dhe duhet të ishte … Në vend të tyre, si me magji … është Kaç Islami, që mbylli universitetin në 1991.

Ndoshta pas 29 vitesh te tjera … Islami e Gjinushi do të thirren si ideatorë te pluralizmit dhe themelues te demokracisë. Ndoshta pas 29 vitesh të tjera në ndonjë intervistë tek Sokol Balla do të thuhet se pluralizmin e sollën Taulant Balla dhe Erion Veliaj, që shiste fiq, ose edhe Lulzim Basha. Ndoshta Nexhmija do të thotë se inicoi rrëzimin e bustit në mbledhjen e Byrosë Politike…

Unë, megjithëse pensionist, kërkoj mite të rreme, jo mutër, të ngrihem përsëri e t’i rrëzoj.
Unë dhe shokët e mi e morëm këtë vendim, të “daljes në pension”, pasi besojmë se misionin tonë e mbyllëm në ato ditë të zjarrta.

E dimë që ka shumë porta për të hyrë në Histori. Dhe ne nuk duam të jemi pjesë e tallavasë.

Historia le të na gjykojë.

Nuk duam që të privatizojmë këtë ngjarje, por as të na përdorin më, nuk dëshirojmë. Nuk duam të jemi pjesë e trushkulësisë shqiptare të rrëmbyer nga tallavaja.

Nuk duam që çdo vit t’u rikthehemi kujtimeve me pasion veterani, të ribëjmë historinë, të ripërsërisim fakte të njohura, ashtu si pjesa tjetër e kuqe e blu, që e përdorën, shfrytëzuan e keqtrajtuan Historinë duke e trukuar, nëse nuk e kanë sendërgjuar, duke theksuar me të madhe të vërteta që ata mendojnë se janë theksuar më pak se sa e kanë hak, të rikuperojnë fakte të tjera që për një arsye apo për një tjetër kanë humbur rrugës.

Të rikonstruktojnë tërë ngjarjen nga fillimi deri në fund, të ribëjnë listën e themeluesve, të shtojnë e heqin prej saj, të bëjnë çmos të puthitin data e qëndrime, të vlerësojnë e rivlerësojnë personazhe të ndryshme, t’u japin munxët personazheve të tjerë, të japin dëshmi një pas një mbi egërsinë e regjimit totalitar, dhe është pikërisht kjo gjë që veprën e tyre e nxjerr në një dritë më heroike, paçka se ky nuk është medemek qëllimi i tyre…

A ia vlen t’i rikthehemi përvit, çdo Dhjetor e Shkurt me statuse në FB, Twiter, në pritje të intervistave të radhës? Gjithë këto vite e kisha frikën se të shkruarit për ato ngjarje të atyre viteve të stuhishme, ndoshta më fuste në radhën e kategorinë e atyre nostalgjikëve e romantikëve të pandreqshëm që nuk shikonin përpara, por mbanin vazhdimisht kokën mbrapa…

Megjithëse të mbash kokën mbrapa për të parë e riparë ngjarjet ku ke qenë dëshmitar e protagonist, nuk është një gjë aspak e keqe. Ndoshta romantizëm, por aspak kthim mbrapa për të përfituar ndonjë gjë. Vazhdoj të ngelem ai romantiku idealist i pandreqshëm. Që proteston, pos s’ka fuqi, sidomos kur shikon se vlerat e meritat, i marrin ata që nuk kishin asnjë lidhje me Dhjetorin e Shkurtin, me studentët, thjesht që i shikonin studentët të demonstronin nga ballkonet e shtëpive të tyre…

Dhe kjo u jep automatikisht të drejtën që të përfitojnë në emër të Dhjetorit….

Pas kaq vitesh, kujtesa personale fillon të humbasë. Zakonisht ajo zëvendësohet nga e ashtuquajtura “kujtesë kolektive”, e cila në fakt është njohja ideologjike e ngjarjeve, e cila u jep rëndësi heroizmit, fakteve mitologjike: heronjtë, epopeja, qëndresa, pasioni për lirinë…

Fjalë të bukura, shumë pompoze për të fshehur thelbin. Cili është thelbi? Që heronjtë e Dhjetorit ’90-të nuk ishin veçse njerëz normalë, studentë e studente të reja, ideologë, të cilët befasisht u gjendën në qendër të Historisë e të së përgjithshmes…

Në këtë vrull jetuan e përjetuan dehjen e përmbysjes. Jo pa flijime, jo pa humbje. Ato ditë e net të zjarrta shenjuan jetën e të gjithëve atyre që ishin prezent, shenjuan e ndryshuan edhe jetën e të gjithëve atyre që ishin larg Qytetit Studenti. Shenjuan e ndryshuan rrënjësisht edhe jetën e atyre që erdhën e që do të vijnë më vonë…

Dhe kështu kaloi koha, ndryshuan kushtet…

Partia Demokratike tradicionalisht në këto 30 vjet e “feston” Dhjetorin dhe Shkurtin pa pjesëmarrjen e protagonistëve të vërtetë. Basha feston me dhjetoristët e 2014, ndërsa pozita i anashkalon këto data qëllimisht. Të dyja palët përpiqen që me zhurmën dhe heshtjen reciproke të monopolizojnë Lëvizjen Studentore Shqiptare.

Dhe unë dhe shokët e mi, protagonistët e vërtetë, që nuk “vdesim” për të hyrë në histori, që nuk vdesim në pritje të intervistave periodike çdo fund-fillimviti, as shpirtin nuk e shesim, jemi tashmë “pensionistë”…

Ne nuk kërkuam që rreth nesh të thurreshin legjenda e mite, ne luftuam që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë. Por ne jemi të gatshëm që sa herë të na thërrasë atdheu, t’i rrëzojmë edhe një herë heronjtë e rremë nga piedestalet. Ia kemi për borxh atdheut.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ardi stefa ardi stefa

Sondazh

Poll
Insights 20 Shkurt 2020, 15:23

Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

TIRANË– Më 20 shkurt 1991, unë isha 10 vjeç. Kam qenë gjithë sy e veshë për të dëgjuar nga të rriturit diçka më shumë, një koment apo përjeti...

Insights 20 Shkurt 2020, 09:55

Paraziti – Kush është paraziti?

Dhe kjo çështje nuk lidhet aq shumë me përtesën që shikuesit e filmave mund të kenë në lidhje me leximin e titrave, sa lidhet me konsiderimin e Hollywood...

Insights 14 Shkurt 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë