LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ardhja ishte e heshtur, por Kasemi na mundi në kohë”, Ylli Rakipi kujton presidentin e Fax News: Befas ndjemë presionin!

5 Dhjetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
“Ardhja ishte e heshtur, por Kasemi na mundi në kohë”,

TIRANË -Ndarja nga jeta e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli ka trishtuar të gjithë botën e medias dhe jo vetëm. Bashkëpunëtorët e tij kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë rrëfyer të kaluarën e Hysenbelliut, mënyrën se si i priste njerëzit dhe si ia doli të krijonte një televizion të ri që është dhe do të mbetet zëri i popullit.

Ylli Rakipi ka rrëfyer se si Hysenbelliu i mundi të gjithë në një mënyrë të thjeshtë pasi dinte të bënte mik këdo e të punonte me këdo, ndaj meritat e një prej gazetave më të mira në vend ia atribuon Kasem Hysenbelliut.

“Vdekja është pjesë e rëndësishme e jona por ka vdekja që është e vështirë të pranohen dhe kjo është një e tillë. Unë jam njohur herët me Kasemin, është një ardhje e heshtur e thjeshtë në media, pa zhurmë, pa bujë, në një mënyrë ka ardhur tek gazeta ‘Panorama’ si menaxher i saj dhe në komunitetin tonë kanë hyrë e kanë dalë njerëz të panumërt, jo të gjithë.

Realisht do ju them vetëm një gjë, erdhi si menaxher i rëndësishëm dhe na mundi tek pjesa e shtypit me një mënyrë shumë të thjeshtë. Filloi distribuimin e veçantë të kësaj gazete, dinte të komunikonte me të gjithë. Ju e dini ose keni dëgjuar që në vitet e para pas pluralizmit ishte e vështirë, ai kreu distribuim efikas. Unë kisha një agjensi, por Kasemi na mundi në kohë. Ai dinte të bënte miq edhe distributorët e thjeshtë të rretheve e qarqeve të ndryshme, dinte të punonte dhe me njerëzit e komunitetit egjiptian.

Ai hyri dhe befas ndjemë presionin dhe kjo gazetë elitare e shtypit shqiptar, them me bindje që meritën kryesore e kishte Kasem Hysenbelli se dint eta bënte këtë media në mënyrë perfekte.

Pastaj ju i dini shumë gjëra por me këtë doja të thoja që është ndër ata pak njerëz që hyri në media si një anonym dhe u kthye në një protagonist të medias. E dini që në News24 e më pas në gjithë median e Hysenbelliu Group, Kasemi luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe dinte të punonte me gazetarët, të ishte afër me ta. Është një rast i veçantë, pjesa dërrmuese e medias, ne jemi pak popull të fryrë dhe Kasemi nuk ishte kështu. Kur ishte me gazetarët, ishte gazetar, kur ishte me pronarët, ishte pronar. Pra ky ishte njeriu që hyri në një mënyrë të suksesshme dhe bëri të gjitha ato që ne i dimë sot.

Unë kam pasur miqësi të afërt me të. Kasemi ishte një njeri tjetër, jo se ka vdekur tani, por po bëj përpjekje të flas për një njeri që është gjallë. Ne që kemi jetuar me të, e kemi të vështirë ta pranojmë. Po flas sikur është me të vërtetë dhe një njeri që vijon të jetë mes nesh”, tha Rakipi.

Sa i përket bisedës së fundit, përmend momentin kur vuri re një problem dhe e telefonoi që të ndryshohej pasi shprehet se e ndjek vazhdimisht. Rakipi u shpreh se Kasemi ishte një njeri me botë të hapur që i dha rëndësi të madhe lirisë së medias dhe hallevge të njerëzve, jo interesave të tij.

“Takimi i fundit quhet edhe një bisedë telefonike që unë e mora Kasemin se e shikoj vazhdimisht televizionin tuaj dhe nëse ka një problem, ja them. Po i thoja ndrysho urgjent këtë punë dhe isha në kontakt të vazhdueshëm dhe nuk mund të dalloj tani momente të veçanta se kemi pasur shumë.

Unë dëshiroj fort që të vijojë. Djali i Kasemit është i rritur tani. Besoj që duhet ta vazhdojë këtë. Kasemi iku nga kjo botë duke bërë disa gjëra, veçanërisht këtë të fundit që mbetet tek njerëzit, tek të gjithë ne, tek të gjithë këta që po flasin sot dhe kjo është shumë për një njeri në botën ku jetojmë. Në këtë botë ku njerëzit shqyejnë njëri-tjetrin ose përpiqen të vrapojnë sepse është shumë e rëndësishme dhe ka pak njerëz të tillë. Mund të merrej me interesat e veta, por nuk e bëri. Pa hallet e njerëzve dhe realizoi një mision që pak kush e bën në këtë vend ku jetojmë ne”, tha Rakipi.

Marrë nga Fax Web

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kasem hysenbelli ylli rakipi kasem hysenbelli ylli rakipi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve