LIVE UPDATES
Editorial

Apeli i hap rrugë përfundimit të ndërtimit të “Velierës” në zonën arkeologjike “A”

22 Shkurt 2019, 12:14 Nga DOSJA
Apeli i hap rrugë përfundimit të ndërtimit të

DURRËS- Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimiT t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës. Dispozitivi i vendimit të Apelit lë të kuptohet se ndryshe nga gjykata e Shkallës së Parë është lejuar edhe ndërtimi në zonën arkeologjike “A”, gjë që u kontestua fort prej aktivistëve të shoqërisë civile.

Një trup gjykues me relator Kastriot Selitën, anëtar Bernina Kondi dhe Enkeljeda Metaliaj (Softa) vendosi “Prishjen e vendimit nr. 71, datë 13.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit të çështjes. 2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse”.

Vendimi 71 i Gjykatës Administrative në Durrës pati lënë të pakënaqur të dyja palët në proces. Gjykata vendosi atëherë të bllokonte punimet në zonën arkeologjike “A” duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskopetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.

“Detyrimin e të paditurve që, në kuadër të zbatimit të projektit të rivitalizimit të sheshit publik para hyrjes së portit, Durrës, të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, me përjashtim të punimeve që lejohen sipas nenit 2 të Vendimit nr. 237, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave”, thuhej në vendimin e Shkallës së Parë.

Sazan Guri i cili përmes “Menvgroup” ka bërë padinë kundër ndërtimit të objektit, i tha BIRN në një bisedë telefonike se nuk ishte në dijeni të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Guri tha se në atë gjykatë po zhvillohej një gjyq me tjetër trup gjykues me relator Arjan Qafën, por të njëjtën padi dhe paditës, i cili ishte në vijim dhe seanca e rradhës ishte më 19 mars.

Bashkia Durrës nga ana e saj refuzoi të komentonte vendimin. Një zyrtar i saj i tha BIRN se do të prisnin zbardhjen e vendimit dhe pastaj do të reagonin. Vendimi i të enjtes u mor në dhomë këshillimi.

Gjyqe në seri

Ky është vetëm një nga proceset gjyqësore që Shoqata “Menvgroup” si përfaqësuese e shoqërisë civile ka ngritur ndaj Bashkisë Durrës dhe kompanisë ndërtuese “Everest” sh.p.k, më 23 mars të vitit 2017, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të projektit, si ndërtim të paligjshëm, ku ishte falsifikuar kufiri i Zonës Arkeologjike A (që nuk i lejon ndërtimet) që të ndërtonin “Velierën”, si edhe kërkuan anulimin e projektit dhe të kontratës së lidhur me kompaninë private.

Ndërkohë Guri informoi BIRN se do të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj një vendimi të gjykatës dhe prokurorisë së Apelit Durrës për të pushuar hetimet penale ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako.

Prokuroria e Durrësit dhe më pas ajo e Apelit dhe gjykatat përkatëse vendosën pushimin e hetimeve për Dakon duke argumentuar se në rastin konkret nuk kishte çështje penale. Guri i tha BIRN se ai do të kërkonte prishjen e këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Apelit Durrës vendosi në janar të këtij viti mospranimin e ankimit të shoqërisë civile ndaj vendimit të Gjykatës së Durrësit, që miratoi kërkesën dhe pushimin e çështjes penale nr. 236, datë 16.02.2017 të Prokurorisë së Durrësit, ndaj Bashkisë Durrës, me argumentin se; “nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i çështjes penale, rezultoi se nuk jemi përpara veprave penale të ‘Shpërdorimi i Detyrës’”, shkruhet në kërkesën e prokurorisë që BIRN disponon.

BIRN gjeti se po ashtu në Gjykatën Administrative të Apelit u zhvilluan dy gjyqeve paralele një me padi të rregjistruar më 7 maj 2018 dhe një tjetër me padi me të njëjtin objekt, por me palë të paditur veç bashkisë e kompanisë “Everest Shpk” edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës.  Sazan Guri i tha BIRN se kjo padi e rregjistruar në prill 2018, po shqyrtohej dhe seanca e rradhës ishte caktuar në 19 mars. Ai tha se kishte dijeni vetëm për këtë gjykim me relator gjykatësin Arjan Qafa.

Vendimi i rrëzuar Gjykatës Administrative Durrës

Gjatë zbatimit të projektit ‘Veliera” në mars 2017 me vlerë 6 milion dollarë dolën në dritë objekte arkeologjike që datojnë që nga periudha qytetare ilire dhe gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit. Qytetarët dhe shoqëria civile protestuan për muaj me radhë kundër dëmtimit të objekteve arkeologjike.

Në mars 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv,…duke mos lejuar vazhdimin e punimeve për pjesën e projektit që shtrihet në zonën A” të rriskut arkeologjik në Durrës.

Në një padi në Gjykatën Administrative Durrës shoqëria civile e përfaqësuar në këtë proces nga “Menvgroup”, Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo, kërkoi ndër të tjera shpaljen e paligjshëm të projektit, duke akuzuar se ai kishte cënuar monumente të arkeologjisë.

Një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera” u betonizua. Sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, struktura ishte një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit) dhe një pjesë e mureve të zbuluara të bastionit osman u shpuan me sondë.

Megjithatë tre ekspertët që thirri Gjykata Administrative Durrës vlerësuan se dëmet nga projekti Veliera ishin sipas tyre të rikuperueshme dhe se ndryshimet në projekt krijojnë mundësinë e ruajtjes dhe ekspozimit të gjetjeve arkeologjike, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Durrësit të vijojë me ndërtimin, tashmë që ka edhe një projekt të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, që muret e zbuluara të integrohen me projektin e ri.

Pas një sërë seancash në shkurt 2018 një vit pas fillimit të punimeve Gjykata Administrative Durrës vendosi ndalimin e punimeve në Zonën Arkeologjike “A”. Në vendim u cilësua me “rëndësi të madhe” të shpallë “pacënueshmërinë e objekteve arkeologjike” dhe “të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike A të qytetit të Durrësit”.

Gjykata rrëzoi  nga ana tjetër padinë e shoqërisë civile për bllokim tërësor të projektit me argumentin se paditësi “nuk u mbështet në një koncept të qartë rreth asaj se çfarë përbën projekt”. Gjykata shpalli moskopetencë për disa pika të padisë, përfshi akuzat për “falsifikim dokumentesh” e moszbatim të vendimit të gjykatës.

Ky vendim nuk kënaqi asnjë nga palët. Bashkia e Durrësit që pretendoi se tashmë kishte marrë masat për të ruajtur objektet arkeologjike përmes një projekti të ndryshuar njoftoi Apelimin e tij.  Apelim njoftoi atëhërë edhe organizata e shoqërisë civile që bëri padinë, duke pretenduar se pezullimi i punimeve në zonën “A” ishte i pamjaftueshëm.

Nga ana tjetër prishja e këtij vendimi nga Gjykata Administrative e Apelit këtë të ejte i lejon bashkisë dhe ndërtuesit të ndërhyjë pa kufizim në zonë, përfshi edhe zonën arkeologjike “A” e cila ishte cilësuar si e “pacënueshme” në vendimin e Shkallës së Parë.

Marrë nga BIRN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial gjykata e apelit durres ndertimi i ne zonen arkeologjike veliera gjykata e apelit durres ndertimi i ne zonen arkeologjike veliera

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2019, 12:40

Barcelona synon transferimin e Rashford

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford është qëllimi kryesor I Barcelonës gjatë verës së ardhshmë.Rashford është njëra nga lojtarët më në formë ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 21:45

Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 20:04

Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

Vendimi i Opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas tyre shihet si zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë, ka vënë në lëvizje nd...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë