LIVE UPDATES
Editorial

Djegia e mandateve për të mos djegur shpresën për Shqipërinë

22 Shkurt 2019, 10:19 Nga DOSJA
Djegia e mandateve për të mos djegur shpresën për

Kam qenë kundër çadrës së opozitës dy vjet më parë—siç isha, pas hyrjes në të, kundër daljes deri në dorëheqjen e Edi Ramës—sepse mendoja se ishte veprim i gabuar strategjikisht, në kushtet kur opozita ishte e izoluar nga faktorë të rëndësishëm, mbështetja e të cilëve ishte e domosdoshme për një veprim të tillë jashtë institucional.

Ngujimet nuk ndihmojnë asnjëherë për të kapërcyer izolimin dhe për të fituar mbështetje popullore në garat politike. Isha i bindur se opozita kishte nevojë për një vizion të ri dhe për t’u hapur ndaj qytetarëve kudo në Shqipëri, prandaj vetëmbyllja në çadër me militantët e saj ishte e dëmshme strategjikisht. Ndërkohë, nuk shihja asnjë arsye që mund ta bindte ose detyronte Ramën të jepte dorëheqjen, duke qenë se ndaj tij nuk kishte as trysni ndërkombëtare dhe as revoltë popullore.

Kam qenë dhe jam, në përgjithësi, kundër protestave të organizuara nga partitë politike, sepse besoj tek protesta dhe rebelimi i qytetarëve, por kurrë në përqafimin e modelit të partisë leniniste, e cila ka si mision mobilizimin e masave për marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit.

Protestat partiake rrallë tërheqin njerëzit e lëkundur, të pavendosur, e të zhgënjyer nga politika, të cilët janë pjesa më e rëndësishme dhe synim parësor për çdo parti politike që kërkon të vijë në pushtet. Protestat, gjithashtu, shpërqëndrojnë dhe marrin aq shumë kohë dhe energji nga përpjekjet për krijimin e një imazhi dhe vizioni europian dhe zgjerimin e mbështetjes popullore.

Kam besuar dhe besoj, dhe historia politike shqiptare e këtyre 30 viteve e ka dëshmuar, se asnjë parti politike nuk vjen në pushtet përmes protestave të organizuara nga ajo vetë. Si mjet politik, përtej zhurmës dhe entuziazmit të përkohshëm, protestat me nismë dhe organizim partiak nuk sjellin ndonjë vlerë të shtuar.

Kam qenë dhe jam, në përgjithësi, kundër bojkotit të Kuvendit, sepse mund të jesh në pakicë, pa asnjë pushtet të mirëfilltë për të kufizuar shumicën, por përsëri në Kuvend ka një hapësirë për të ndikuar njerëzit me oratori dhe propozime, për të ushtruar trysni ndaj qeverisë për transparencë përmes kërkimit të informacioneve, dëgjesave dhe hetimeve parlamentare. Zgjedhjet mbështeten në kontrastin mes alternativave dhe Kuvendi është vendi ideal për të nxjerrë në pah kontrastin në ide, vizion, përkushtim, sjellje.

Kam besuar dhe besoj thellësisht, jo si dogmë, por qenësishëm, në vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë, e mbi të gjitha në idealin politik republikan, tipik amerikan, i cili është i mbrujtur në dyshimin dhe mosbesimin ndaj çdo lloj pushteti dhe në domosdoshmërinë për kufizimin e tij.

Për të gjitha këto arsye, unë duhet të isha njeriu më i hapur dhe i pari që do t’i mirëkuptonte qëndrimet e këtyre ditëve të diplomatëve perëndimorë, të cilët janë shprehur kundër vendimit të opozitës për lënien e mandatave dhe i kanë kërkuar asaj të qëndrojë brenda Kuvendit.

Por unë jam mosbesues dhe madje dyshues ndaj këtyre deklaratave të diplomatëve perendimorë në Tiranë.

E para, dhe më kryesorja, sepse ata (dhe askush tjetër) nuk kanë dhënë dhe nuk janë përpjekur të nxisin ndonjë zgjidhje institucionale për korrupsionin e qeverisë, për abuzimet pa mbarim të pushtetit nga Kryeministri Rama, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, dhe për lidhjet e vërtetuara të politikanëve me krimin.

Unë vetë nuk di ndonjë rrugë se si mund të ndalet kjo qeveri në rrugë institucionale, por di se brenda hullive institucionale, pa asnjë trysni nga jashtë, ajo do të vazhdojë abuzimin e pushtetit.

Ndërkohë ruajtja e gjendjes ku jemi nuk mund të jetë alternativë, sepse tirania e së tashmes po shkatërron të ardhmen. Të huajt mund ta shohin Shqipërinë në një kontekst zhvillimor historik, ku përparimi pritet dhe vlerësohet në hapësira dekadash e jo muajsh, apo vitesh. Kurse ne, shqiptarët e vdekshëm, i shohim dhe i duam ndryshimet me ritmin e jetës sonë. Për ne dekadat janë shumë. Për ne ndryshimi, përparimi ka urgjencë.

Përballë kësaj urgjence dhe në këtë boshllëk idesh për daljen nga gjendja ku jemi, një krize institucionale, e cila e bën menjëherë të domosdoshme zgjidhjen politike për daljen nga status quo-ja, është të paktën një alternativë, në mos alternativa e vetme.

Arsyeja e dytë pse jam mosbesues ndaj qëndrimeve të diplomatëve të huaj është fakti se ata nuk kanë reaguar kurrë për shkelje me pasoja më të rënda për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri: për mungesën prej një viti të Gjykatës Kushtetuese, çfarë i ka dhënë dorë të lirë qeverisë të abuzojë me ligjet dhe Kushtetutën, pa asnjë kufizim të pushtetit të saj; për mungesën prej një viti të Gjykatës së Lartë, që ka prekur jetët dhe fatet e dhjetëra mijëra qytetarëve, përfshi edhe mua, duke vonuar drejtësinë për mbi 30 mijë çështje, që janë bërë kapicë në dyert e saj; për mungesën e një Prokurori të Përgjithshme të vërtetë, gjë që ka shkatërruar në themel gjithë sistemin e prokurorisë, i cili është vënë i gjithi nën kontrollin e shumicës, me ndihmën e prokurores së ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përgjithshme, e cila për këtë shërbim shpreson të shpërblehet duke u bërë e përhershme; për kthimin e Shqipërisë në furnizuesin kryesor me drogë të BE-së, çka ka fuqizuar financiarisht dhe logjistikisht organizatat kriminale shqiptare në Shqipëri dhe në çdo cep të Europës; për kapjen e segmenteve të politikës nga krimi; për korrupsionin marramendës me fondet dhe pasuritë publike; për pandëshkueshmërinë e politikanëve dhe mbrojtjen politike të tyre nga dalja para drejtësisë; për arrestimet e qytetarëve vetëm se protestojnë; për shembjet antiligjore të shtëpive të qytetarëve; për largimin e investitorëve të huaj dhe për rrënimin ekonomik të Shqipërisë; etj.

E gjitha kjo heshtje, përveçse e dëmshme për demokracinë dhe mirëqeverisjen, është edhe më e rëndë kur kujton shembullin e disa ish-diplomatëve të mëparshëm, të cilët i imponuan vendit një reformë mediokre në drejtësi, duke shfrytëzuar padijen e qytetarëve shqiptarë, dëshirën e tyre të sinqertë, deri në naivitet, për drejtësi, si dhe adhurimin e tyre irracional për çdo gjë të madhe, dhe mbështetën pa kushte pushtetin abuzues të Edi Ramës, duke u kthyer praktikisht në mundësues të korrupsionit dhe autokracisë së tij.

Dhe kështu, mes këtij boshllëku idesh dhe rrugëzgjidhjesh dhe nën këtë indiferencë që ushqen të keqen, natyrshëm mund të mendosh se lënia e mandateve—edhe pse një veprim i skajshëm dhe një rrugë e pashkelur e me rreziqe—është e vetmja mënyrë për të tronditur tiraninë e së keqes, si dhe për të frenuar një regjim, i cili po rrënon vendin dhe të ardhmen e tij.

Lënia e mandatave mund të mos zgjidhë dhe ndoshta edhe nuk do t’i zgjidhë problemet e thella të sistemit tonë politik, të elitës sonë të falimentuar politike, apo shtrembërimet në themelet e demokracisë sonë, por ajo është mënyra e vetme për të hapur një dritare mundësish për ndryshime të mëdha politike.

Mbi të gjitha, ajo mund të largojë në mënyrë paqësore një kryeministër, i cili çdo ditë që mbetet në pushtet thellon varfërinë, krizën, dhe shkatërrimin e qytetarëve të tij. E keqja duhet prerë sa më parë, përpara se të forcohet me “të keq dhe me dreq.”

Në fund të fundit, ajo që ka sjellë përparimin demokratik dhe qeverisës të perëndimit nuk është fakti se ata kanë patur aftësinë të prodhojnë përherë udhëheqës të mirë, por sepse ata zbuluan mrekullinë e kufizimit të pushtetit dhe të ndërrimit të shpeshtë të udhëheqësve, pra largimin e shpejtë të udhëheqësve të këqij. Rotacioni i shpeshtë i pushtetit është i vetmi mekanizëm i cili garanton që e keqja të mos bëhet bëhet mal dhe të mos shkatërrojë popujt dhe kombet. Madje rotacioni i shpeshtë në kohë çon natyrshëm në udhëheqës më të mirë, në mos çdo herë, në shumicën e herëve.

Dhe ky është thelbi i përparimit politik: edhe nëse nuk je i sigurt për udhëheqësit, je i sigurt që largimi i tyre nuk është kurrë gjë e keqe. Ata që nuk gjejnë dot shpresë tek asnjë udhëheqës, duhet të gjejnë shpresë tek ndërrimi i tyre, i shpejtë, i shpeshtë, pa kosto.

Prandaj lënia e mandateve është jo vetëm demokratike, sepse synon rotacionin e pushtetit, por mbi të gjitha, të paktën këtë herë, heqja dorë nga mandatet sjell shpresën për të mos hequr dorë, të paktën edhe për pak kohë, nga shpresa për Shqipërinë. Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites neritan sejamini protesta e opozites 21 shkurt 2019 djegia e mandateve te opozites neritan sejamini protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2019, 12:40

Barcelona synon transferimin e Rashford

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford është qëllimi kryesor I Barcelonës gjatë verës së ardhshmë.Rashford është njëra nga lojtarët më në formë ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 21:45

Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 20:04

Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

Vendimi i Opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas tyre shihet si zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë, ka vënë në lëvizje nd...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale