Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Vizita e Kryeministrit Li vjen ndërsa Kina dhe Rusia kanë rritur bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike.
RUSI- Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë këtë javë, njoftoi të hënën ministria e jashtme e Pekinit. Vizita e Kryeministrit Li vjen ndërsa Kina dhe Rusia kanë rritur bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike.
“Nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shteteve, marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë eliminuar ndërhyrjen e jashtme dhe kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtypin.
Ajo shtoi se vizita e zotit Li nga e marta deri të premten do të përfshijë takimin e 29-të të rregullt midis krerëve të qeverisë kineze dhe ruse. Zonja Mao tha se Kryeministri kinez planifikon të shkëmbejë pikëpamjet mbi bashkëpunimin praktik në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët në bisedimet me homologun rus Mikhail Mishustin.
Partneriteti strategjik i Rusisë dhe Kinës është forcuar më shumë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, të cilin Pekini nuk e ka dënuar asnjëherë. Kina e paraqet veten si një palë neutrale në luftë dhe thotë se nuk po dërgon ndihmë ushtarake për asnjërën palë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
Megjithatë, Kina është një aleat i ngushtë politik dhe ekonomik i Rusisë dhe anëtarët e NATO-s e kanë cilësuar Kinën si një vend që po luan rol vendimtar për të mundësuar luftën e Moskës në Ukrainë. Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko vizitoi Kinën dy herë vitin e kaluar, duke premtuar në dhjetor se do të ishte një partner i besueshëm për Pekinin.
Bjellorusia varet shumë te Rusia për mbështetje politike dhe financiare. Territori bjellorus gjithashtu u përdor si pikënisje për sulmin e Moskës kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ajo u bashkua zyrtarisht me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait në muajin korrik, duke u bërë anëtari i 10-të i saj. Blloku shihet nga Pekini si një kundërpeshë e mundshme ndaj rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
“Kina dhe Bjellorusia janë partnerë strategjikë”, tha Mao të hënën.
Foto ilustruese SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi sot se mpox, pavarës...
Foto ilustruese SHBA- Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartësitë ngaqë propozimi i tanishëm amerikan për arm&e...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua të martën me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
Foto ilustruese RUSI- Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar më 20 gusht një projektligj që ndalon punën e organizatave fe...
Peter Stano MITROVICË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë ...
kamala harris dhe donald trump SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris në tre sondazhet e zhvilluara në një javë tregojnë...
Burns SARAJEVË- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë ...
fotot ilustruese SHBA- Një muaj pasi njoftoi se nuk do të rikandidojë, Presidenti Joe Biden iu drejtua Kuvendit Kombëtar Demokrat t&eum...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra prej militantë...
Donald Trump SHBA- Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë...