LIVE UPDATES
Bota

Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes paraprake

Sekretari Blinken, i cili po qëndron sot për vizitë në Egjipt, tha se ende ekzistojnë “çështje të ndërlikuara”, për të cilat nevojiten “vendime të vështira nga udhëheqësit.” Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës.

20 Gusht 2024, 16:15 Nga N.F
Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes
Foto ilustruese

SHBA- Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartësitë ngaqë propozimi i tanishëm amerikan për armëpushim në Gazë - për të cilin Sekretari amerikan Antony Blinken deklaroi se është i pranueshëm për Izraelin - dallon nga versioni i mëparshëm me të cilën ishte pajtuar grupi militant. Sekretari Blinken, i cili po qëndron sot për vizitë në Egjipt, tha se ende ekzistojnë “çështje të ndërlikuara”, për të cilat nevojiten “vendime të vështira nga udhëheqësit.” Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës.

Grupi militant palestinez Hamas tha se versioni i fundit i propozimit amerikan për arritjen e armëpushimit në Gazë devijon nga pikat ku ishte arritur pajtim më parë. Hamasi akuzoi Izraelin dhe aleatin e tij, Shtetet e Bashkuara se janë të pasinqertë, duke thënë se propozimi i përditësuar “shkakton paqartësi të shumta” ngaqë “nuk është ai që na është prezantuar dhe as versioni me të cilin jemi pajtuar.”

“Nuk na duhen negociata shtesë, duhet të pajtohemi rreth mekanizmit zbatues. Kur (Sekretari) Blinken thotë se izraelitët janë pajtuar dhe izraelitët thonë se propozimi është përditësuar, kjo nënkupton se administrata amerikane po i nënshtrohet trysnisë nga Izraeli dhe jo e kundërta”, thotë zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.

Ai akuzoi Izraelin për kushte të reja që bien ndesh me propozimin amerikan, i cili, siç thotë zyrtari i Hamasit, parashihte tërheqjen e plotë të Izraelit përmes dy fazave dhe një armëpushim të përhershëm, ndërkohë që Izraeli po kërkon armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë dhe praninë e forcave të tij në dy korridore, përfshirë në vendkalimin kufitar me Egjiptin, sipas zyrtarit të Hamasit.

Reagimi i Hamasit erdhi ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takoi udhëheqësit e Egjiptit në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të bien dakord për një marrëveshje që do të ndalonte luftimet 10 mujore në Gazë.

Pas takimit me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, Sekretari Blinken, i cili i quajti negociatat përpjekjen “e fundit” tha se Izraeli u pajtua me propozimin amerikan, që ka për qëllim të afrojë qëndrimet e palëve dhe i bëri thirrje Hamasit që të bie dakord me planin.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë sqaruar se cilat janë ndryshimet në versionin e tanishëm të propozimit, por zoti Blinken tha se “ende ka çështje të hapura që lidhen me zbatimin” e marrëveshjes si dhe me qartësimin e detyrimeve që dalin nga ajo për palët.

Sipas zyrtarëve të angazhuar në negociata, ekzistojnë mosmarrëveshje rreth pranisë së vazhdueshme të Izraelit në brendësi të Gazës, në veçanti përgjatë kufirit me Egjiptin, rreth lëvizjes së lirë të palestinezëve në Rripin e Gazës si dhe numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që pritet të këmbehen me pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

Ushtria izraelite njoftoi të martën se forcat e saj i gjetën trupat e pajetë të gjashtë pengjeve në një operacion gjatë natës në jug të Gazës.

Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë. Por kjo ka të ngjarë të rrisë trysnin mbi qeverinë izraelite për të arritur një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve që besohet se janë ende gjallë.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke u mbështetur në burime egjiptiane të sigurisë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një prani ndërkombëtare në Rripin e Gazës, një sugjerim që sipas tyre është i pranueshëm për Kajron nëse mandati i kësaj pranie ndërkombëtare kufizohet deri në gjashtë muaj./ VOA

hamas shba armepushim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet