Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më shumë se 90% e tregut të importit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kontrollohet nga tre kompani.
Të dhënat e Autoritetit të Konkurrencës tregojnë se tregu me shumicë i GLN është edhe më i përqendruar se importi i karburanteve dhe dominohet nga kompanitë TENET, A&V Gas dhe Kevin Gaz.
Për më tepër, tregtimi i gazit ka një integrim vertikal të subjekteve, çka nënkupton se të njëjtat ndërmarrje dhe individë që kontrollojnë infrasturkturën e ngarkim-shkarkimit, janë të pranishëm edhe në nivel të importit, tregtimit me shumicë dhe tregtimit me pakicë.
Më konkretisht, aksioneri i kompanisë koncesionare të Porto Romanos, Romano Port (Piro Bare), ka një pjesë të lartë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN, përmes kompanive A&v Gas dhe AV Distribution.
Aksioneri i portit tjetër të hidrokarbureve në Porto Romano, MBM, (Shefqet Kastrati) është njëkohësisht bashkëpronar në kompaninë e shitjes me shumicë të gazit TENET, si edhe është i pranishëm edhe në tregun e pakicës me ndërmarrjen Kastrati Gas Tech. Porti MBM ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit dhe zotërimin e lirë të zonës, për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20 mijë tonë për një periudhe prej 35 vjetësh.
Pronari i Kevin Gas, ndërmarrjes së tretë dominuese në tregun e importit të gazit (Gjergj Lekaj), shfrytëzon me qira të gjithë kapacitetin depozitues në GLN në portin tjetër të hidrokarbureve, atë Vlorës.
Nga analiza e strukturës së tregut të importit të GLN vërehet se për vitin 2019 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 34.8% është ndërmarrja TENET, ndërmarrja A&V Gas zotëron pjesën prej 32.1% të tregut, ndërsa Kevin Gas zotëron pjesën prej 25.4% të tregut.
Duke parë shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e GLN, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të GLN. Gjatë procedurës së inspektimit nuk u gjetën evidenca direkte për të vërtetuar
ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar midis ndërmarrjeve. Megjithatë, nga rezultatet e hetimit paraprak, u konstatua se në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN-së ka shenja të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto tregje. Hetimi paraprak tregoi se ndërmarrjet kryesore importuese A&V Gas dhe Kevin Gas kanë aplikuar çmime të përafërta, ndërsa ndërmarrja TENET, ka aplikuar çmime më të larta.
Hetim edhe për karburantet
Më herët, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi do të hetojë sërish tregun e karburanteve në vend. Në fund të muajit tetor, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve. Hetimi do të përfshijë periudhën tetor 2017-tetor 2020 dhe synon të mbledhë shenja të mundshme të kufizimit të konkurrencës në tregjet e mësipërme.E.Shehu
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka krijuar pandemia Covid-19,...
Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat. Ndryshimi vjetor i matur ng...
Jemi në kohë virozash, është sezoni i dimrit në të cilin ato qarkullojnë shumë më shpesh dhe kanë mundësi shpërndarje më të madhe.Mjeku imunolog Genc Sulç...
TIRANË- Sipas ligjit të procedurave tatimore, ekziston një kapitull i veçantë sipas të cilit ekzekutohen hap pas hapi, veprimet e administratës tati...
TIRANË– Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014...
Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, ...
Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...
Qeveria parashikon që disa pasuri të paluajtshme të sekuestruara pasi janë vënë me aktivitet të paligjshëm, t’i kalojnë pushtetit vendor për përdorim, si banesa...
SHQIPËRI– Shqipëria është ekonomia më e nënkredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë se në f...
TIRANË– Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fundit jetojnë në gjendje të keqe ekonomike dhe shumica e tyre janë duke rikonsideruar emi...