Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Të dhënat indirekte mbi konsumin të matura nga të ardhurat e qeverisë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo nga të dhënat mbi importin e karburanteve sugjerojnë se gjatë muajit tetor, vendi pati një qarkullim ekonomik pothuajse të njëjtë me atë të tetorit 2019, kohë kur Shqipëria nuk ishte goditur nga kriza e dyfishtë e tërmetit të 26 nëntorit dhe e pandemisë së koronavirusit të ri.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat totale buxhetore ishin në tetor 39 miliardë lekë ose vetëm 2% më pak se sa në tetor 2019. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili mat në mënyrë indirekte konsumin dhe qarkullimin ekonomik, ishin 13 miliardë lekë me një rritje të vockël prej 0.3% në krahasim me tetorin e vitit 2019.
Gjithashtu, importi i karburanteve, i cili është një mall i domosdoshëm për qarkullimin ekonomik në tërësi, shënoi një rritje modeste si dhjetëmujor, duke sinjalizuar dëme më të vogla në ekonomi nga sa pritej. Ekonomia shqiptare u godit nga kriza e pandemisë me një rënie deri në 10% në muajt prill-qershor, muajt kryesorë të krizës. Ekonomia duket se ka qenë në gjendje të rimëkëmbet me shpejtësi.
Rikthimi i të ardhurave të buxhetit në nivelin e parakrizës ka ndodhur ndërkohë që disa sektorë kyçë të ekonomisë, të tillë si turizmi, i dëmtuar nga mbyllja e kufijve dhe nxjerrja e mineraleve që është goditur nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar, vijojnë të vuajnë pasojat e krizës.
Por ndërsa të ardhurat e buxhetit janë rimëkëmbur, qeveria dukshëm nuk ka ndërmarrë ndonjë përpjekje serioze për të kufizuar shpenzimet. Kjo vërehet në veçanti te zëri i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes, të cilat, pavarësisht se administrata publike ka qenë pushim për muaj me radhë, këto shpenzime kanë rrjedhur njësoj si para pandemisë.
MARRË NGA REPORTER.AL
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropë...
Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një në pesë persona që kanë probleme mendore, kanë më shumë shanse që të infektohen me COVID-19. Lidhur me këtë ...
Kufizimet për shkak të situatës së COVID-19 bënë që Shqipëria të përjetonte një turizëm të dobët në sezonin veror me gati përgjysmim të tij. Të dhënat e Institu...
Një vajzë nga kryeqyteti që 22 vite më parë u mashtrua me martesë, por që përfundoi si prostitutë në vende të ndryshme të Europës, kërkon shpalljen fajtor të pe...
Më shumë se 90% e tregut të importit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kontrollohet nga tre kompani.Të dhënat e Autoritetit të Konkurrencës tregojnë se tregu...
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka krijuar pandemia Covid-19,...
Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat. Ndryshimi vjetor i matur ng...
Jemi në kohë virozash, është sezoni i dimrit në të cilin ato qarkullojnë shumë më shpesh dhe kanë mundësi shpërndarje më të madhe.Mjeku imunolog Genc Sulç...
TIRANË- Sipas ligjit të procedurave tatimore, ekziston një kapitull i veçantë sipas të cilit ekzekutohen hap pas hapi, veprimet e administratës tati...
TIRANË– Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014...