LIVE UPDATES
Bota

Analiza e “NYT”: Si shpërtheu konflikti Izrael-Palestinë pas disa viteve qetësi!

16 Maj 2021, 09:47 Nga DOSJA
Analiza e “NYT”: Si shpërtheu konflikti Izrael-Palestinë

JERUZALEM- Njëzetë e shtatë ditë përpara hedhjes së raketës së parë në Gaza këtë javë, një patrullë e policisë izraelite shkoi në xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, ku largoi palestinezët dhe eci nëpër oborr duke prerë kabllotë e altropalantëve që mundësonin lutjet për besimtarët nga katër minaret e xhamisë. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 13 prillit, dita që përkonte me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit që është edhe Dita Përkujtimore në Izrael, që nderon të gjithë ata që kanë vdekur duke luftuar për vendin. Presidenti i Izraelit ishte duke mbajtur një fjalim në Murin Perëndimor, një vend i shenjtë hebre, dhe zyrtarët kishin një shqetësim se mund të kishte një sulm ndaj tij, prandaj hynë në xhami. Pas sulmit, 6 zyrtarë të xhamisë e deklaruan por asnjë reagim nuk pati nga policia izraelite.

Por ky sulm, në një nga vendet më të shenjta për besimtarët myslimanë ishte një nga veprimet që shkaktuan nisjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që ka nën zotërim rripin e Gazës.

“Kjo ishte pika e kthesës. Veprimet e tyre do të bënin që situata të përkeqësohej”, tha Shejh Ekrima Sabri, myftiu i madh i Jeruzalemit.

Kriza erdhi teksa qeveria izraelite po luftonte për mbijetesën e saj, ndërsa Hamasi, të cilin Izraeli e quan një grup terrorist, po kërkonte të zgjeronte rolin e tij brenda Palestinës.

Historia e konfliktit Izrael-Palestinë

Kanë kaluar 7 vite nga lufta e vitit 2014 dhe 16 vite që nga kryengritja më e madhe palestineze. Që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi ambasadën atje, nuk ka patur më trazira. Nuk pati protesta pas normalizimit të marrëdhënieve të katër vendeve arabe me Izraelin.

“Dy muaj më parë, Ushtria Izraelite tha se priste një sulm të tillë. Në njoftimet private, zyrtarët ushtarakë thanë se kërcënimi më i madh për Izraelin ishte 1000 milje larg në Iran, ose përtej kufirit verior në Liban. Kur diplomatët u takuan në mars me dy gjeneralët që mbikëqyrnin aspektet administrative të çështjeve ushtarake izraelite në Gaza dhe Bregun perëndimor, panë një relaksim në lidhje me mundësinë e një dhune të konsiderueshme dhe festimin e një periudhe të zgjatur të qetësisë relative”, tha një diplomat i vjetër i huaj, i cili kërkoi të mbetet anonim,e. në mënyrë që të mundë të flasë lirshëm.

Shumica e fraksioneve kryesore palestineze, përfshirë Hamasin, po shihnin zgjedhjet legjislative palestineze, të planifikuara për në mars, të parat në 15 vite si mundësi për vendin.

Dhe në Gaza, ku bllokada izraelite ka kontribuar në një normë papunësie prej rreth 50%, popullariteti i Hamasit po zvogëlohej, ndërsa palestinezët flisnin gjithnjë e më shumë për nevojën për t’i dhënë përparësi ekonomisë mbi luftën. Hamasi filloi të zhvendosej në prill.

Lutjet në Al Aqsa, për natën e parë të Ramazanit, më 13 prill, ndodhën ndërsa presidenti izraelit, Reuven Rivlin, po mbante fjalimin e tij aty pranë. “Udhëheqësit e xhamisë, e cila mbikëqyret nga qeveria jordaneze, kishin refuzuar kërkesën e Izraelit për të shmangur transmetimin e lutjeve gjatë fjalimit të Presidentit, duke e parë kërkesën si mosrespektim”, tha një oficer i çështjeve publike në xhami. Kështu që, atë natë policia bastisi xhaminë dhe shkëputi altoparlantët.

“Padyshim, ishte e qartë për ne që policia izraelite donte të përdhoste xhaminë Aqsa dhe muajin e shenjtë të Ramazanit”, tha Shejh Sabri.

Por ky incident nuk u la vetëm. Menjëherë policia kërkoi të mbyllte një shesh jashtë Portës së Damaskut, një nga hyrjet kryesore të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, pikërisht aty ku mblidhen palestinezët e rinj gjatë muajit të Ramazanit. Një zëdhënës i policisë, Micky Rosenfeld, tha se sheshi ishte i mbyllur për të parandaluar krijimin e turmave të mëdha të rrezikshme dhe për të hequr dorë nga mundësia e dhunës. Por, për palestinezët kjo ishte një fyerje tjetër, gjë që çoi në protesta, të cilat u shoqëruan me përplasje mes policisë dhe të rinjve, që përpiqeshin të lironin sheshin. Vendimin për të bllokuar sheshin palestinezët e shihnin si diskriminim, që e kishin ndjerë gjatë gjithë jetës së tyre.

“Kjo bëri të ndiheshim sikur ata po përpiqeshin të eliminonin praninë tonë nga qyteti. Ne e ndjemë të nevojshme të ngriheshim dhe të tregonim se jemi këtu”, tha Maje dal-Qeimari, një 27-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor.

Në atë javë, përplasjet në Portën e Damaskut nisën dhe me pasoja. të rinjtë palestinezë filluan të sulmonin hebrenjtë, gjë që çoi shpejt në hakmarrje të organizatave hebraike. Më 21 prill, vetëm një javë pas sulmit të policisë në xhami, disa qindra anëtarë të një grupi ekstrem të djathtë hebre, Lehava, marshuan nëpër Jeruzalemin Qendror, duke brohoritur “Vdekje për arabët” dhe duke sulmuar kalimtarët palestinezë. Një grup hebrenjsh u filmua duke sulmuar një shtëpi palestineze dhe të tjerë që sulmonin shoferët palestinezë.

Diplomatët e huaj dhe udhëheqësit e komunitetit u përpoqën të bindnin qeverinë izraelite të ulte tensionet në Jeruzalem, duke rihapur të paktën sheshin jashtë Portës së Damaskut, por tensionet u përshkallëzuan më tej, duke kulmuar me një sulm po në xhamin Aqsa, të premten e 7 majit. Oficerët e policisë të armatosur me gaz lotsjellës, granata e plumba gome, u përplasën për orë të tëra me protestues që hidhnin gurë, ku mbetën qindra të plagosur. Policia tha se protestuesit nisën të parët me hedhje gurësh, të tjerë thanë të kundërtën, por pavarësisht kush goditi i pari, pamjet e policëve me granata e plumba gome brenda sallës së lutjeve në vendin më të shenjtë të Islamit, të premten e fundit të muajit të Ramazanit, një nga netët më të shenjta të besimtarëve, u pa si një fyerje e rëndë për të gjithë myslimanët.

Burimi: New York Times

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine new york times lufta izrael-palestine new york times

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez