LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA: A do të mund të udhëtojnë shqiptarët gjatë kësaj vere?

31 Mars 2021, 14:17 Nga DOSJA
ANALIZA: A do të mund të udhëtojnë shqiptarët

Që nga fillimi i pandemisë gati një vit më parë, shqiptarët e kanë pasur shumë të vështirë të lëvizin në vendet e Bashkimin Europian, të cilat lejojnë udhëtimet nga vendet e treta vetëm për arsye thelbësore. Me nisjen e vaksinimit masiv dhe me fillimin e sezonit turistik, shumë shqiptarë shpresojnë të udhëtojnë sërish, qoftë për në kërkim të vendeve të reja të punës, qoftë për pushime.

Edhe pse vendet anëtare pritet të nxjerrin në qarkullim atë që njihet si certifikatë vaksinimi, duke lejuar lëvizjen e lirë e atyre që kanë fituar imunitet,  është ende e paqartë se kur të mund të udhëtojnë drejt unionit shqiptarët e vaksinuar ose ata që kanë fituat imunitet.

Për të nxitur turizmin, Bashkimi Europian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit nga muaji qershor, duke hapur po ashtu mundësinë që edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë. Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Europian thotë se për ata që janë vaksinuar me vaksinat ruse dhe kineze nuk ka ende një vendim të prerë dhe se për momentin është lënë në dorën e vendeve anëtare nëse do pranojnë ose jo, qytetarë që janë vaksinuar me këto vaksina.

Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv me vaksinën kineze Sinovax dhe planifikon që muajt e ardhshëm të marrë në 1 milionë vaksina kineze, duke vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë aktive. Por një sërë vendesh anëtare mund të mos jenë të hapura ndaj vaksinave që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, duke e bërë sërish të vështirë për qytetarët shqiptarë të lëvizin në BE, edhe nëse unioni zbut rregullat e lëvizjes për qytetarët e tretë. Për momentin, qytetarët e vendit tonë mund të lëvizin vetëm për arsye thelbësore, duke bërë një tampon dhe duke qëndruar në karantinë disa-ditore në vendin që mbërrijnë. Nga vendet fqinje, Greqia ka mbyllur pothuajse plotësisht kufijtë duke lejuar vetëm një numër të vogël shqiptarësh të kalojnë, ndërsa Italia imponon një karantinë 5-ditore për qytetarët nga vendi ynë.

Në vitin 2019, më shumë se 43.835 emigrantë shqiptarë udhëtuan drejt Bashkimit Europian, 10 mijë prej të cilëve lëvizën në fillim të sezonit turikstik në kërkim të vendeve të reja të punës.  Ndërkohë vitin e kaluar, edhe pse në mes të karantinës, Greqia arriti një marrëveshje në momentin e fundit me Shqipërinë për lëvizjen e mbi 10 mijë punonjësve sezonalë përpara verës.

Gjatë sezonit turistiktë vitit të kaluar, megjithatë, pjesë dërrmuese e shqiptarëve u detyruan t’i kalonin pushimet në vend, ndërsa ata që ishin në kërkim  të punës në vendet e BE-së u detyruan të prisnin.

Por si do të lëvizim gjatë kësaj vere?

Greqia, e cila po përpiqet të shpëtojë sezonin turistik, ka lidhur një sërë marrëveshjesh me vende si Izraeli, Britania dhe Serbia, për të pranuar turistët e huaj vetëm me certifikatë vaksinimi dhe një tampon negativ. Së fundmi autoritetet greke njoftuan se do të pranojnë të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Serbia, madje edhe për dozat e vaksinave  që nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të tilla si vaksinat  ruse dhe kineze.

Lajmi u bë me dije nga ministri grek i Turizmit gjatë një vizite në Beograd ku u takua me homologen e tij dhe pikë kyçe e bisedimit ishte mënyra e lehtësimit  të udhëtimit midis dy vendeve për sezonin e ardhshëm të verës. Ata diskutuan mundësinë e pranimit të turistëve serbë, të cilët mund të paraqisnin një dokument që vërteton se ata kanë një test negativ PCR ose  e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar antitrupa.

Por Greqia po mban megjithatë mbyllur kufijtë për qytetarët shqiptarë dhe pika kufitare e Kapshticës do të qendrojë e mbyllur të paktën deri më pesë prill. Gazeta Si u interesua pranë ministrisë së Jashtme nëse Shqipëria po negocion me vendet fqinje për lëvizjen e qytetarëve, por mësoi se kjo është lënë në dorë të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk i është përgjigjur Gazetës Si.

Për momentin, shqiptarët mund të lëvizin në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, e cila është ndër të paktat vende që pranon të gjithë udhëtarët, pa karantinë dhe test negativ.

Për të udhëtuar në Itali, shqiptarët duhet të vërtetojnë se po lëvizin për arsye shëndetësore ose pune dhe udhëtimi për turizëm dhe arsye të tjera jo thelbësore nuk lejohet.  E njëjta gjë vlen edhe për udhëtimet drejt vendeve të tjera europiane.

Sipas rregullave në fuqi, të gjithë qytetarët që vijnë nga vende jo anëtarë të BE, duhet të testohen 72 orë para se të mbërrijnë në vendet e unioni por udhëtimet nga vendet e treta janë jo të këshilluara. BE ka vendosur që nga korriku i vitit të kaluar se do të lejohen vetëm udhëtime të domosdoshme nga familjarë të rezidentëve të vendeve të BE dhe që atëherë shqiptarët mbeten të izoluar.

Marre nga: Gazeta Si 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2021, 13:12

TIRANË– Mjekja Kristiana Deda festoi sot ditëlindjen e saj në sheshin Skëndërbej, teksa po i shërbente të moshuarve të cilët do të marrin vaksinën anticovi...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara