Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Komiteti Teknik i Ekspertëve, lihet në fuqi mbyllja në orën 20:00, maturantët kthehen në shkolla
31 Mars 2021, 12:04Nga DOSJA
TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, por maturantët i lejoi të shkonin në shkolla. Në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor, maturantët janë lejuar që të kthehen në shkolla.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31 mijë e 879 të sëmurë aktive dhe 90 mijë e 617 të shëruar. Ndërsa numri i të vaksinuarve, sipas ministres Ogerta Manastirliu ka shkuar në 119 mijë e 123 në total.
Masat që mbeten në fuqi:
Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00.
Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.
Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.
Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.
Universitetet do të vijojnë me mësimin online.
Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se ka rënë numri i të infektuarv në vend, numri i të shtruavre në spitale dhe nu...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh mesditën e sotme ku lajmëroi se do tëvijojë të mbetet në fuqi mbyllja e Shqipërisë në orën 20:00, pa caktuar ...
TIRANË– Aktori i njohur, Luftar Paja ka treguar se ka marrë para tre ditësh dozën e parë të vaksinës kineze ‘Sinovac’. Për ‘Shqipëria Live’, ai ka treguar ...
BERAT– Një 17-vjeçar është identifikuar si autori i ngjarjes së ndodhur 1 javë më parë në Berat. Ai sulmoi me gurë zyrën e Partisë Socialiste, ndaj do të...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sërish në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila u vu në pranga në muajin shkurt të këtij viti, pasi akuz...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Memia. ...
VAU I DEJËS- Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vaun e Dejës, aty ku po zhvillohet vaksinimi i të moshuarve. Rama shkoi në qendrat shëndetësore aty ku p...
TIRANË– Mjeku infeksionis, Arben Pilaca, ka treguar se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë.Në n...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionit “Real Stroy” u diskutua në lidhje me pasaportat COVID, të cilën disa shtete evropiane janë duke e aplikuar.Ek...