Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Partitë politike në Kosovë po shpalosin tek qytetarët programet e tyre për zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt. Lufta me pandeminë, vaksinimi i qytetarëve në periudhën e afërt, ndonëse në Kosovë akoma nuk ka asnjë vaksinë ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike po mbizotërojnë fushatën zgjedhore pothuaj të të gjitha subjekteve politike që konkurrojnë në këto zgjedhje. Nuk po mungojnë as akuzat dhe kundër-akuzat mes partive dhe kjo klimë e nxehtë paraelektorale për njohësit e zhvillimeve politike nuk është aspak e mirë.
Klimë e ashpër parazgjedhore
Blerim Burjani analist politik i tha DW-së, se nuk është e mirë klima që po e karakterizon këtë fushatë: “Tendencat e zhvillimit politik të shoqëruar me ashpërsi politike, janë karakteristikë jo e dëshiruar për një shtet të ri demokratik siç është Kosova. Mbledhja e mllefit dhe lufta politike do të dëmtojë interesat e qytetarëve. Kosova nuk po shpëton prej dramacitetit të tepruar politik dhe mbledhjes së emocioneve e shkarkimit të tyre mes vetë partive politike. Pra, kush është shpëtimtari apo kush i keqi po e karakterizojnë këtë fillim fushate zgjedhore”, thotë Blerim Burjani. Sipas tij, pritshmëritë nga këto zgjedhje janë të vogla, sepse “kemi një klasë politike tash e shumë vite”.
“Pritshmëria ime nuk është pozitive edhe pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, për shkak se qeveritë gjithmonë formohen me dy tre partnerë qeverisës dhe secila mbron interesat e veta të përfitimit prej votës së qytetarëve, dhe kurrë nuk kanë arritur të bëjnë harmonizimin e një programi qeverisës me shtylla të forta për ndryshimin e jetës ekonomike, sociale dhe shëndetësore që burojnë nga interesat e gjera të qytetarëve”, thotë Blerim Burjani.
Ekonomia prioritet – pasojat e pandemisë të mëdha
Edhe një analist tjetër politik Arton Demhasaj, i tha DW-së, se nuk ka pritshmëri të mëdha nga qeveria e ardhshme cilado qoftë ajo, por megjithatë ai thotë se prioritetet e qeverisë së ardhshme tashmë dihen: “Eshtë urgjente që qeveria e ardhshme të merret menjëherë me rimëkëmbjen e ekonomike, sepse pasojat e pandemisë janë shumë të mëdha në bizneset kosovare. Çështje tjetër është që qeveria e ardhshme të angazhohet maksimalisht me edukimin dhe shëndetësinë. Çështja tjetër drejtësia dhe sundimi i ligjit ku pritet të ketë një proces të vetingut për gjyqtarë dhe prokurorë është proces po ashtu i pashmangshëm”, thotë Demhasaj.
Dialogu me Serbinë – sfidë për qeverinë e re
Dialogu me Serbinë është sfida tjetër me të cilën do të përballet cilado qeveri, thotë Demhasaj. “Duke marrë parasysh që dy qeveritë e fundit kanë rënë për shkak të dialogut me Serbinë dhe pikërisht çështja me të cilën duhet të merret qeveria e ardhshme është dialogu dhe përmbyllja e tij me një marrëveshje me Serbinë dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare”, thotë Demhasaj.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajqak, këtë javë (04.02) shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por, detajet nuk i bëri të ditura. Kështu shkroi ai në twitter. “Sot i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën e bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajqak në Twitter.
Stabiliteti i qeverisë dhe përkrahja – jetik për efektivitetin e dialogut
Analisti Blerim Burjani, e sheh të vështirë dialogun me Serbinë pa një qeveri stabile në Kosovë. “Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile, funksionale dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend, pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tash duket se Kosova sërish ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në krijimin e një qeverie funksionale dhe që nuk bie para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë. Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”, thotë Burjani.
Sipas tij, në Kosovë ka subjekte politike që nuk i rezistojnë aspak presionit të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa, ka të tjera që nuk kanë zgjidhje, por vetëm bllokojnë procese. Prandaj në këtë linjë ai thotë se “tani duhet të kërkohet një koalicion kreativ, i përgatitur shumë mirë dhe jashtëzakonisht të jetë aktiv me ide në dialog në mënyrë që të nxirret më e mira për Kosovën.
Gara e kandidatëve
Partitë kryesore që garojnë në këto zgjedhje, tashmë kanë nxjerrë në garë emrat e atyre që synojnë postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj Albin Kurti, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mund të konkurojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ-ja nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin.
LDK ka në garë për kryeministër kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. Kandidati i PDK-së për kryeministër është Enver Hoxhaj, i cili tashmë e drejton partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, që po përballet në Gjykatën Speciale me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet të propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në seancë plenare e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në tre raunde, atëherë vendi sërish shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Marrë nga DW
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TAJLANDË – Edhe kafshët kanë të drejtë të marrin një mundësi të dytë! Ndërsa shumë vende zgjedhin ti ‘zhdukin’ qentë endacakë, Tajlanda ka bërë gjestin më ...
BRUKSEL– Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar pas dëbimit të diplomatëve të BE-së nga Rusia.Në një postim në Twitter, Bo...
GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel ka dënuar dëbimin nga Rusia të diplomatëve gjermanë si një largim i mëtejshëm i Moskës nga shteti i së drejtës.Rusia nj...
GREQI– Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit për shkak ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se 75% e të gjitha vaksinave për COVID-19 në të gjithë botën janë injektuar në vetëm 10 vende, ndërsa g...
SHBA– Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie ...
SHBA- Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të miratojë me shpejtësi paketën e tij të ndihmës për koronavirusin prej 1.9 trilion dollarësh...
BRUKSEL- Krerët e Danimarkës, Austrisë, Republikës Çeke dhe Greqisë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të veprojë shpejt për të siguruar doza nga vaksina...
UTAH- Fotografi Renan Ozturk ka bashkuar disa foto të një sportisti të linjave të larta duke ecur midis dy kullave në shkretëtirën e Utah. National Geography sh...